Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Ndarja e përmallshme me Joridën, do iki nga vendi. Ulsiu u jep hajret ”ministrusheve” pas arratisë së ”Tigrushit”

Aktualitet E enjte, 20 Korrik 2023 18:40
Gjekmarkaj: Ndarja e përmallshme me Joridën, do iki nga vendi. Ulsiu u jep hajret ”ministrusheve” pas arratisë së ”Tigrushit”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj;

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kronika e pasdites dhe ndarja e përmallshme (pjesa e dytë)

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak. Të gjithë shihnim në sy njëri-tjetrin, ç’të keqe i bëmë, me se e munduam? Dikush mbytej në gugama e qarje, të tjerë mundeshin nga pikëllimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndonjë hallakatej në dhimbje i pafuqishëm që të përballojë të tilla mungesa. E ndjeshme siç është ajo se mban dot gëzimin për triumfin e Liderit të vogël historik me 29 Korrik ndaj të ikja gjet shpëtimin.

Kjo ndarje e përmallshme e ndau në dysh Saimir Korreshin si thika shalqirin që në Kuvend solli. Gaz Bardhi i cili mërzinë dhe gëzimin i përcjell njësoj ishte i vetmi që qeshte në këtë zezonë Madje edhe Salianji për të cilin thuhet se në vend të zemrës ka një gur të madh sa një bina se mbajti dot veten e për ti shpëtuar zhburrnimit tek Qerreti gjet strehë. Bernard Banushi me 300 kalores do ti sigurojë dalje të qete nga skena e verës si njeriu i negociatave të mëdha.

Kosta i Gramozit dhe Linditës lart nga llozha na rrinte përsipër si shpata e Demokleut apo dora e xhebrailit. Prej atij ballkoni lëshonte anatema e nama sa herë lakohej emri i Babos për keq. Moskuptimi ndaj pohimeve kësodore ishte shfaqur dell në shteg të ballit sa një kallmboq. Mos bëfshi hajër, mos bëfshi hajër një sokëllimë e zvargur binte mes nesh.

Bora ka vënë syzet dhe po lexon literaturë si të shmangim dehidratimin në stinën e verës dhe herë pas here qesh me gëzim për të rejat që mëson. Tao kthen kokën dhe e pyet ç’ke? Ajo i gjegjet “dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë. Ikonomi i shpjegon Evisit recetën e re të petullave që nuk marrin vaj një ekuilibër perfekt mes një luge sheqer dhe një me kripë, një veze e pak kos, dalin që ti hash plot neps. Aty u afrua edhe Nikoqiri Niko i cili nuk bindej dhe shamatohej për një recete tjetër. Delina u jepte të drejtë të treve duke tundur gëzueshëm kokën. Ku shkon Ulsiu aty ndihet hukama e gazit. Edhe në këto ditë errëta pas arratisë së Tigrushit ai e gjen forcën për tu dhënë gajret , gaz e shpresë ministrusheve të myrretyera nga pasiguritë e shtatorit ku thuhet se Babo do ti bëjë shumicën kukurec. Gerta nuk e vuri buzën në gaz megjithëse Olta i tregoi dy a tre barasaleta. Mërzia e Gertës më sembon.

Braçja sot u nxeh keq dhe na fyeu rënde në kujtesën tonë historike kur ai tha “ ju merreshit me Lulin kur pëllitjet e gëzuara komentoja pasi lopët dilnin nga akademia por atë e kam njohur për gjumash jo për lopë” se Doktori e akuzoi për therje badihava në Divjakë. Po flet Dash Sula dhe dridhet fëmija në bark të nënës. Zëri i tij kumbon si jeh i të vërtetave shekullore. Ermua vetë që emocionet nuk a fal dokujtdo u hutua në magjepsje.

Arben Pëllumbi pasi na dha sihariqin sesi Veziri i madh Tao po flet me sekretaren e shtetit të Anglisë na shihte me dhimbje e ç’mërzitje-pse nuk gëzoheshim, pse nuk prekeshim për këtë arritje, pse nuk ndanim të njëjtin besim!? Bela u pa me Babon duke bërë shëtitje rrugëve të reja me një makinë të zbuluar dhe këtë lajm na e dha Gaz Bardhi për t’ju plasur shpirtin gjithë atyre që do donin të hipnin në atë makinë.

Zheni Bebi Gjergji ja doli më në fund të bashkonte opozitën duke patur në krah edhe Doktorin edhe Krye Zëvendes Liderin. Xhelozia na u shfaq si njollat e yndyrës mbi xhaketë. Në tryeze të zhuritur për bashkim u ulem unë, Edi Paloka, Bujar Leskaj Dash Sula dhe Xhele Mziu gjithnjë e më i vendosur në bindjet e veta. Desh nxorëm pisqollat si krushqit pas dasme, duke u përbetuar për bashkim. Ndërhyrja e Leskajt na kthjelloi. Ai citoi hazretin Lenin megjithë përbuzjen që ka për të “e thyejmë unitetin duke u çirrur për unitetin”.

Majko duket si poet buzë lumit tek pret kthimin e Mamices për ti dhënë zjarr barotit. Krifca u kthye , mu thaftë goja që thashë se Babo do e qortojë , më duket qamet e mërzitur. Ajo e ka kuptuar gabimin. Vetëm njeriu i drejtë Niko po e ngushëllon. Petrua merr shënime dhe kellaset në të thella për të thënë gjëra që nuk i prishin qederin. Lefter Geshtenja me çekiç në dorë thyeu arrat e qeverisë. Lindita dëgjon fjalimet si mësuese e duruar dhe ve notat në fund.( vazhdon nesër)

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkajjorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.