Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Nga porosia e Presidentes hungareze për fëmijët, tek zërat për ndryshime në qeveri

Aktualitet E enjte, 1 Qershor 2023 19:39
Gjekmarkaj: Nga porosia e Presidentes hungareze për fëmijët, tek zërat për ndryshime në qeveri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka publikuar një analizë satitike në lidhje me ngjarjet e sotme në Kuvend. Pjesë e seancës së sotme të Kuvendit ka qenë presidentja e Hungarisë Katalinë Novak, e cila mes të tjerash ka folur edhe në lidhje me rëndësinë e familjes.

Analiza e plotë

Sot Kuvendin e nderoi Katalinë Novak, presidentja hungareze e cila bukur na foli për vlerat e familjes dhe na këshilloi që të shtiem e mos të kursehemi për të bërë çilimiqër. Njëri-tjetrin pyesnim sa ke ti e nuk na dilte hesapi. Kush një kush dy vetëm Jorida kishte punuar në këtë drejtim dhe u ndie krenare kur tha kam tre, që me jetë i pastë?!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ulsiu krojti mjekrën dhe befas u mvrenjt teksa i regëtiu mendimi se kush dëgjon të qara kalamaqërish nëpër shtëpi, kur gjumi të këput indet dhe faqja ëndet mbi jastëk?! Të reflektoj mbi këshillat a qortimet e Babos apo të merremi me panolina, përpelitej në dilema?!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E priti miken Ermua, e cila ishte krehur e qelibarosur enkas për eventin dhe po për të kishte nxjerre nga sënduku një kostum të ri ngjyrë pana. Tak e tak renditi fjalët në një mirëseardhje të ndjerë. Ishte ora e saj. Kosta i Gramozit dhe Linditës shfaqej meit e si kërcu kur llafosej me veten me zë të brendshëm: Duhet të quhem edhe Kosta i Ermos nashi?

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 10 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 11 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 47 minutash

Hesapi nuk i dilte. Po kështu, që Katalina të ndihej ngrohtë pritjes fillestare ju bashkua vetë Tao i cili duhet t’i ketë shkoqitur bëmat e Huniadit dhe Skënderbeut. Presidentja hyri bashkë me udhëheqësit dhe salla nuk ndalej në duartrokitje. Atmosfera e gëzimit filloi më parë teksa prisnim ndodhinë. Gerta u shfaq për herë të parë me xhinse që i shkonin qamet, qe hequr ca nga shëndeja. Aty këtu dëgjohej një marshallah marshallah.

Mua më shihte vëngër dhe keqardhja më pikonte gjak. U tundua, por nuk u tund nga vendi kur Spiropali me naivitet e ftoi të zinte karrigen e Belës. Kur oferta tingëlloi në ajër, ngriva dhe psherëtija: mos e bëj këtë më mirë, prit Katalinën se me dëgju Sibilën se të pi e zeza. Gerta nuk lëvizi dhe u lehtësova, bashkë me mua dhe Bora Bilali mori frymë thellë. Karrigia e Belës dukej si Froni i Agamemnonit. Më e keqja kaloi. Vëmendje të madhe mori Laert Duro, i cili mbante një si domixhan qelqi të vogël në dorë. Xhemal Qefalia e pyeti si me ndrojë, ç’ke aty ndonjë raki ballë kazani, që të ngrohim xhanë? Laerti u drodh!!! Ç’thua, i vikati, këtu janë emocionet e partisë, lotët e Tezes, e cila qavi siç thonë devollitët kur Babo e lëvdoi për zgjedhjet!

Unë jam kujdestari i tyre. Ja preke po me delikatesë se janë ende të ngrohtë, me to do mëkohen e bekohen si vaj i bekuar rilindasit e rinj!! J’allah j’allah rënkoi Fadili ndërsa Xhemali mbet pa fjalë dhe dy bulëza djerse si medalje iu bënë dekor.

Llafet që Babo do ndryshojë kabinetin kanë trazuar goxha shpirtra e ndezur dhe ëndrra. Pendavinji dhe Klodi shikonin Gertën mos ka ardhur dita që të ndërronin vendet? Krifca pa syze nuk shquante Braçen që orë e çast i fanepset mbi poltronin e saj! Kollçakut i regëtinte ideja se bota po ndizet e shthuret ndaj ka nevojë për gjeneralë që ta bëjnë terbiet dhe vështrimi qasej mbi Niko Nikoqirin. Margeriti u dukej e gjatë, herë mbi re, herë nën re e here re vetë.

Delina qëkur ka parë ëndrrën e keqe është bërë def nga sytë. Shalsi kujtonte kohët kur këshillohej nga Bora dhe shtinte fall me vete mos ai fat prapë do i buzëqeshe? Nëse Elisa ngjitet a thua Babo ma jep mua atë qoshe, kujtohej Blerina? Pa te keq i them një deputeteje socialiste se Babo do të promovojë thuhet dikë. Ajo u gëzua aq shumë sa nuk foli, por iku me vrap se më dhëmb dhëmballa tha.

Eh shokët e partisë! Një tjetri i shpreha konsideratë, djalë i mirë ky Çuçi, kur sokëlliu edhe Toni me Ben Pllumin janë deli çuna! Se kuptova!! Damo s’u pa, por gojjët e liga thonë që ai nuk kthehet në qeveri nëse Babo nuk i thërret krah për krah me Taon.

Antoneta besonte se edhe bazës i ka ardhur vakti të përfaqësohet ndaj edhe nahia e hallë Ikonomit nuk do ishte keq. Mimi di Puçini u përqafua me ngrohtësi e mall në ndarje me Etildën tek shkallet si stafetë brezash për horizonte të reja.

I bëri dhe shenjen e kryqit si bekim për punë te medha. Ne të opozitës të bërë kashte e koqe nga mërira e brenga, buzëqeshëm vetëm kur pamë që Kryezëvendës Lideri Muli ishte prapë mes nesh dhe po kaq Bana, e cila pasi u shua flakadani i revolucionit mbante një qiri.

Në atë përqendrim mbërriti kumti se Çyrbja në Lisbonë kishte kritikuar Klotildën për retorikë jo të duhur dhe minimizim të rolit të Babos me zhvillimet ndërkombëtare. Salianji dukej i menduar dhe mbante shënime kur foli Ermo dhe Katalina. E pyeta ç’i ke kto more evlat? Epo sa të rrojmë do mësojmë tha, nuk jam përbuztar.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 3 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 11 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 12 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.