Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:59 PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e një resorti në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 pritet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania ndihmon Mesdheun në luftën me zjarret

Aktualitet E enjte, 12 Gusht 2021 09:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendet mesdhetare po digjen. Dramatike është situata aktualisht në Greqi. Nga Gjermania mbërrijnë të enjten në Greqi qindra zjarrfikës në mbështetje të luftës kundër zjarreve.

2000 kilometra rrugë në rast emergjence janë një rrugë e gjatë, nëse këtë rrugë duhet ta përshkosh si rrugë tokësore. Pikërisht kaq kilometra rrugë duhet të përshkojnë zjarrfikësit gjermanë për të mbërritur në zonat e zjarreve në Greqi. Tre deri në katër ditë ata do të jenë në rrugëtim. Të enjten trupat priten në Greqi. “Kjo është rruga më e gjatë që kemi bërë ndonjëherë”, thotë Ralf Ackermann, President i Shoqatës së Zjarrfikësve të landit të Hesenit në gazetën “Hessenschau”. Nga landi i tij janë nisur 164 zjarrfikës dhe 27 automjete drejt Greqisë. Ekipi i Hesenit përbëhet jo vetëm nga zjarrfikësit, por edhe forca të shpëtimit dhe logjistikës, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të landit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë mision janë edhe automjete speciale për territore të vështira për t’u kaluar. “Fuqia e zjarrit është për shkak të bimësisë ndryshe nga ajo që njohim në Gjermani”, thotë Ralf Ackermann me shqetësim. Zjarri kapërcen shpejt nga pema në pemë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një trupë specialistësh

Trupës së zjarrfikësve i janë bashkuar edhe 52 forca shpëtimi nga Bonni me 17 automjete. “Shpresojmë që në fund të këtij aksioni të gjithë të kthehemi mirë në shtëpi”, thotë Carsten Schneider, për radion gjermane WDR. Nuk është një aksion pa rreziqe, sipas kreut të Qendrës së Zjarrfikësve të Bonnit, por ata janë specialistë. “Punojmë në nivel të BE me vendet e tjera dhe jemi në varësinë e qendrës në Greqi”, shpjegon Carsten Schneider. Veshja mbrojtëse për shkak të nxehtësisë së lartë është më e hollë. Ekipi gjerman është i përgatitur me çadra dhe ushqime, e mund të ngrejë kampin e vet menjëherë aty ku mundet.

Mund t'ju interesojë

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 25 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 41 minutash
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 1 ore

Koordinimi nga BE dhe federata

Me një ekip prej gjithsej 221 forca shpëtimi, Gjermania reagoi ndaj një thirrjeje për ndihmë nga Greqia dhe Brukseli. Sepse misionin e ndërmjetëson qendra e BE “Emergency Response Coordination Centre”, ERCC. Edhe forca të specializuara të Ndihmës Teknike Gjermane, THW i janë bashkuar misionit nga Gjermania. Kostot e transportit paguhen ga BE, kurse misioni në terren nga Gjermania. Ende nuk dihet, nëse Greqia do të pranojë ofertën e ndihmës me helikoperë zjarrfikës nga Gjermania. Ndërkohë në terren veprojnë helikopterë nga vende të tjera.

Ndihma nga shtete të tjera

20 vende janë angazhuar aktualisht në luftë kundër flakëve në Greqi. Këtu bëjnë pjesë edhe shtete jashtë BE si Izraeli apo Kuvajti. Disa vende kanë dërguar madje edhe avionë të specializuar, që Gjermania nuk i ka, e që Të Gjelbrit e kritikojnë si mungesë. Zëdhënësja e Të Gjelbërve për politikën europiane, Franziska Brantner thotë se kjo duhet të ishte kërkuar me kohë, jo vetëm për misione në Gjermani, por edhe në rast nevoje të “solidaritetit europian”. Ministrja e Hessenit për Europën, Lucia Puttrich u shpreh, se “ne europianët na lidhin shumë më tepër se marrëveshjet europiane. “Në rast nevoje ne qëndrojmë së bashku.” Për misionin gjerman në Greqi janë parashikuar dy javë.

Etiketat e lidhura

gjermaniMesdhendihmezjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 6 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 25 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 41 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 52 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.