
”Presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat duke shprehur një opinion”. Këtë arsyetim ligjor jep avokati Genc Gjokutaj, i cili thekson se nuk tejkalohet kompetenca duke shprehur një opinion, por kur në veprimtarinë ligjore dhe firmosjen e dekreteve del nga suaza e presidentit.
”Nuk tejkalohet kompetencat duke shprehur një opinion, por kur në veprimtarinë ligjore e firmosjen e dekreteve del nga suaza e presidentit, shprehesh qartësisht politikisht. Gjëra që ky komision politik nuk i ka ngritur dhe nga ana tjetër na servir në Gjykatën Kushtetuese për të krijuar një precedent që do të jetë më i gabuari”,-tha në ”A2cnn”.
Për të ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit është vullnet politik i mazhorancës, por shkelja e presidentit duhet të jetë e materializuar në akte. Avokati nënvizon se vendimi i pritshëm pas 30 ditësh i Gjykatës Kushtetuese ka rëndësi sepse do të krijojë një precedent për mënyrën sesi shkarkohet një president.
