Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjonaj zyrtarizon nisjen e programit të punësimit në sistemin e burgjeve

Aktualitet E hënë, 25 Janar 2021 15:20
Gjonaj zyrtarizon nisjen e programit të punësimit në sistemin e burgjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë sot në një takimin e nisjes së Programit të Punësimit në Sistemin Penitenciar, program i cili nisi sot rrugëtimin pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shoqatës Pro-Eksport Albania, e cila përmbledh një shumicë të fasonerive të vendit. Ky Memorandum Bashkëpunimi ka si qëllim krijimin e mundësive për punësimin e personave të burgosur, në kuadër të garantimit të fitimit, ruajtjes dhe zhvillimit të aftësive për punë dhe njohurive profesionale, pas përfundimit të kryerjes së dënimit. Gjonaj u shpreh krenare për finalizimin e një premti dhe nisjen e një rrugëtimi të ri drejt rritjes së kapacitetit profesional, rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve, një prioritet ky për qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë.

”Gjatë këtij mandati në krye të Ministrisë së Drejtësisë ndërmorrëm një reformë të thellë transformuese në sistemin penitenciar dhe pas një pune të jashtëzakonshme në 2020 u miratua dhe paketa penitenciare dhe ekzekutimit të vendimeve penale, duke përmbushur kështu një nga elementët më të rëndësishme të kesaj reforme, reformimin e kuadrit ligjor. Reforma ka sjellë një ndryshim tërësor dhe përmirësime si në aspektin legjislativ, infrastrukturor, strukturor, forcimin e aspekteve të sigurisë në institucione, por edhe për trajtimin e përshtatshëm në respektim të të drejtave të të burgosurve, përfshirë edhe transformimin e sistemit penitenciar në një mjedis me qasje rehabilituese për të mundësuar riintegrimin sa më të mirë të të dënuarve në shoqërinë tonë.
Për këtë qëllim kemi ndërmarrë një rikonceptim të thellë të programeve të punësimit të të burgosurve gjatë vuajtjes së dënimit me qëllim rritjen e kapacitetit profesional të të dënuarve si arritje kryesore për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre të plotë në shoqëri dhe në tregun e punës pas përfundimit të dënimit. Një pjesë e madhe e të dënuarve do të bëhen pjesë e këtyre programeve të punësimit, si ky i sotmi që po iniciojmë tashmë, ku ata do të trajnohen dhe do të prodhojnë produkte të cilat më pas tregëtohen. Të ardhurat do t’u shkojnë personave që vuajnë dënimin për të rritur trajtimin e tyre financiar dhe në këtë mënyrë bëjmë të mundur punësimin e tyre gjatë vuajtjes së dënimit, një shtysë kjo pozitive e cila do t’i ndihmojë për rehabilitimin gjatë qëndrimit në IEVP”,-tha Gjonaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithsëm i Burgjeve, Agim Ismaili u shpreh se “Unë besoj fort në domosdoshmërinë e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit, sepse të dënuarit përballen me stigmatizmin edhe pas vuajtjes së dënimit, duke i ndarë ata shpesh nga familjet dhe komunitet e tyre. Sistemi i drejtësisë duhet të ndëshkojë cdo vepër penale sikurse ligji e kërkon, por unë besoj se personat të cilët kanë vuajtur dënimin e tyre duhet tu jepet mundësia e të qënurit pjesë aktive dhe produktive e komunitetit të tyre”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rregullat mbi punësimin

1-Marrëdhëniet e punës rregullohen, sipas dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë përfitimet nga sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe rregullat e sigurimit teknik në punë.

2-Paga mujore e të burgosurve të punësuar rregullohet sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe aktet nënligjore për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi.

3-IEVP-të lidhin marrëveshje të posaçme me subjektet e caktuar nga Shoqata “Pro-Eksport Albania” për ofrimin e punës për të burgosurit, duke përcaktuar kushtet, mënyrën, kohën, sigurinë dhe llojin e shërbimit të ofrimit të veprimtarisë brenda ambienteve të IEVP, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi mbi rregullat e posaçme për punësimin e të burgosurve, kushtet e punës dhe kohëzgjatjen e saj.

4-Subjektet të cilët do të ofrojnë punësimin për të burgosurit, lidhin kontratë individuale të punës me të burgosurit e punësuar, duke përcaktuar të drejtat the detyrimet e palëve, sipas legjislacionit në fuqi për punësimin. Një kopje e kontratave individuale të punës, të nënshkruara nga të burgosurit depozitohet në sekretarinë e IEVP.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 44 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh

Si shprehje e vullnetit të mirë dhe angazhimit profesional me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shoqata Pro-Eksport Albania dorëzoi në DPB në praninë e Ministres Etilda Gjonaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të DPB një donacion shumë të konsiderueshëm në materiale tekstile, veshje dhe këpucë për personat me liri të kufizuar.

Shoqata Pro-Eksport Albania dhuroi mbi 750 xhinse për femra dhe meshkuj, mijëra maska anticovid, qindra këpucë, veshje, të brendshme, veshje pune, etj, të prodhuara nga fasoneritë anëtare të shoqatës, mallra të cilat tregëtohen të gjitha në tregjet e Italisë dhe Gjermanisë.

Kryetari i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe u shpreh se të gjitha produktet që do të prodhohen nga personat e privuar nga liria do të tregtohen në tregjet evropiane. Ai deklaroi se shoqata do të investohet tek zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe komunikimit për të promovuar punësimin e të burgosurve në sistemin e burgjeve, nëpërmjet kapaciteteve të saj të fuqisë punëtore. Ministria e Drejtësisë inkurajon përfshirjen e sektorit privat në aktivitetin e punësimit të të burgosurve në sistemin e burgjeve, duke promovuar mundësitë e partneritetit dhe investimeve direkte përmes shoqërive të mëdha punëdhënëse.

Etiketat e lidhura

burgjePunësimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 14 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 40 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 44 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 58 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.