Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Henze për “KJ”: Shkelja e kontratës nga Rama ka pasoja të rënda. Si mund të negociojë BE-ja me antidemokratët?

Henze për “KJ”: Shkelja e kontratës nga Rama ka pasoja të rënda. Si mund të negociojë BE-ja me antidemokratët?

Aktualitet
E diel, 19 Korrik 2020 20:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilltari i CDU-së gjermane: Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet

Intervistoi: Mili Xhani

Këshilltari ekonomik pranë grupimit politik qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze në një intervistë për “Koha Jonë” ka komentuar situatën politike që po kalon Shqipëria, pas zyrtarizimit të nismës së kryeministrit Edi Rama për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës, që për opozitën dhe ndërkombëtarët çojnë automatikisht në zhbërjen e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, që u negociua nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Henze thotë se ky proces tregon që, Rama dhe qeveria e tij, përfshirë opozitën ndoshta të paligjshme në parlament, natyrisht edhe Rudina Hajdarin, nuk janë përfaqësues të besueshëm për popullin shqiptar dhe për bashkësinë ndërkombëtare. E për këtë arsye, ai thotë se kjo shkelje e kontratës nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ka pasoja të rënda. Drafti i ri, në optikën e ekspertit gjerman, nuk është në përputhje me Evropën, bie në kundërshtim me standardet minimale demokratike, veçanërisht ndalimi i koalicioneve, një qasje tipike post-komuniste e shekullit XIX. E në këtë pikëpamje, Martin Henze thekson se Europa e të pamundur të negociojë me anti-demokratët. “Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet”, shprehet ndër të tjera, këshilltari gjerman i CDU-së, Martin Henze.

Pjesë nga intervista

Z. Henze, pas miratimit të marrëveshjes për reformën zgjedhor me 5 qershor, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të rrëzojë paktin me opozitën reale dhe të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Çfarë pasojash do të ketë ky vendim i Edi Ramës për integrimin në BE?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Henze: Deklarata e kryeministrit Rama më 10 korrik 2020 se ai do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që prishin marrëveshjen kombëtare midis opozitës së zgjedhur, të udhëhequr nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili përfaqëson mbi 50% të popullsisë elektorale, dhe e partisë qeverisëse të Ramës më 5 qershor, për reformën zgjedhore, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor, çon në diskutimin aktual.

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 u negociua dhe u nënshkrua midis partisë në pushtet dhe opozitës së bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha. Nuk mund të ndryshohet apo tjetërsohet. Sfondi i marrëveshjes të 5 qershorit, e cila u përmbyll nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së, është marrëveshja e 14 janarit 2020 mbi kornizën për bashkëpunim për reformën zgjedhore midis partisë në pushtet dhe opozitës së bashkuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e kryeministrit Rama më 10 korrik se ai do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor erdhi një ditë pasi Rama njoftoi publikisht se nuk kishte mjaftueshëm vota në parlament. Por siç doli, kjo ishte e pavërtetë dhe u refuzua nga të ashtuquajturit deputetë parlamentarë të opozitës. Këta deputetë njoftuan se ishte arritur shumica e kërkuar.

Mund t'ju interesojë

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 5 minutash
Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 1 ore
Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Para 1 ore

Ky ndryshim i papritur i Ramës erdhi pasi Partia Socialiste dhe përfaqësuesi i saj në Këshillin Politik kishin refuzuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht çdo ndryshim në sistem, përfshirë propozimin për listat e hapura dhe propozimin për ndryshime në Kushtetutë, gjatë diskutimeve në Këshillin Politik, para dhe pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore. Sigurisht, këtu zbatohet edhe parimi “pacta funt servanda” që do të thotë se marrëveshja duhet të respektohet. Z. Rama nuk do të largohet nga marrëveshja e 5 qershorit 2020 aq lehtë. Një përfundim i njëanshëm i kontratës: nuk është i mundur.

Ky proces tregon që, Rama dhe qeveria e tij, përfshirë opozitën ndoshta të paligjshme në parlament, natyrisht edhe Hajdari, nuk janë përfaqësues të besueshëm për popullin shqiptar dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është një shkelje e qartë e marrëveshjes nga qeveria Rama, Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tyre. Çfarë thotë Shopenhauer për shkeljen e një marrëveshjeje: “Shkelja e kontratës është gënjeshtër, shmangie dinake, e rreme dhe e plotë e njërës palë”. Kjo shkelje e kontratës nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ka pasoja të rënda. Drafti i ri, që tani është para nesh, nuk është në përputhje me Evropën, bie në kundërshtim me standardet minimale demokratike, veçanërisht ndalimi i koalicioneve, një qasje tipike post-komuniste e shekullit XIX.

Përjashton pjesën më të madhe të elektoratit shqiptar nga procesi i formimit të mendimit, dhe ideja e ndryshimeve kushtetues është shkelje e hapur e kushtetutës, me fjalë të tjera, është çoroditje për drejtësinë që është e rëndësishme për Kodin penal, dhe popullin shqiptar, sovranin, por edhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka më asnjë besim në veprimet e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në parlament. Dhe cili është rezultati?! Zoti Rama e zonja Hajdari i kanë kthyer shpinën kombit shqiptar dhe Evropës, për të ardhmen.

Më 10 qershor 2020 ata u bënë njerëzit e së shkuarës. Për më tepër, Kryeministri Rama përbën kërcënim, sepse ai akuzohet për korrupsion, mashtrim elektoral, formimin e një organizate kriminale, tradhti (negociatat me Serbinë) dhe shkelje e hapur e kushtetutës, si dhe shkelje të ligjit. Gjithashtu, diskutohet se ai ka qenë në burg në Francë për marrjen e mallrave të vjedhura dhe tregtinë e drogës në 1993/1994. Z. Rama bën akuza të pavërteta dhe kërcënon në rrjetet sociale.

Më 11 korrik 2020, ora 12:53, duke iu drejtuar opozitës së bashkuar, e drejtuar nga demokrati Lulzim Basha, e indirekt edhe bashkësisë ndërkombëtare, pra SHBA, BE dhe Gjermani, që morën pjesë në marrëveshje për ligjin zgjedhor, shkroi: “… Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se….. ”

Sigurisht, partia e Ramës ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, nëse nuk dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes. Z. Rama tani po tregon se kush është në të vërtetë, jo një patriot shqiptar, jo një qytetar i BE-së, një person që përfaqëson veten dhe interesat e tij. Përveç pesë prioriteteve kryesore të formuluara nga Komisioni në progres-raportin për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, OSBE / ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës kanë formuluar rekomandime të qarta për reformën zgjedhore në 2013 dhe 2015.

Këto do të të zbatohen përmes marrëveshjes së 5 qershorit 2020. Ato nuk do të zbatohen nga drafti i ri i Ramës dhe Hajdarit. Shkelja e kushtetutës dhe ndalimi i koalicioneve janë të papranueshme. Sipas dokumentit të BE-së, ekzistojnë 15 kushte shtesë përveç kritereve të Kopenhagenit, që përfshijnë: shtetin kushtetues, një ligj demokratik zgjedhor, zgjedhje të lira parlamentare dhe lokale dhe akuzat e anëtarëve të partisë qeverisëse, e cila bleu zgjedhjet parlamentare në 2017, u vendosën nga Bundestagu gjerman në shtator 2019 dhe u miratuan nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian. Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së janë të detyruara t’i përmbahen atij vendimi, prandaj nuk do të ketë hapje të negociatave. Sigurisht që Rama është në dijeni të vendimit dhe është njoftuar edhe zyrtarisht nga BE. Ambasadori gjerman në Tiranë gjithashtu i ka theksuar në mënyrë të përsëritur dhe të drejtë 15 kushtet ditët e fundit. Rama nuk ka bërë asgjë për këtë çështje që nga viti 2014.

Shkelja e hapur e marrëveshjes së 5 qershorit për reforma zgjedhor, tregon pabesueshmëri, tregon se qeveria Rama nuk ka absolutisht asnjë interes që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Megjithëse më shumë se 95% të shqiptarëve dëshirojnë të bëhen anëtarë të BE-së, është e qartë se qeveria Rama dhe përfaqësuesit e parlamentit, veçanërisht Hajdari, duket se nuk kanë më asnjë lidhke me kombin shqiptar. Është e qartë se duhet të bëhen ndryshime themelore në Shqipëri.

Përveç kushteve që Shqipëria tani duhet të përmbushë një për një, ka një angazhim të gjerë për të bërë ndryshime thelbësore politike. Për këtë, Shqipërisë i duhet një sistem i paprekur politik, demokratik dhe ligjor, një ekonomi e paprekur, e rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensusi brenda shoqërisë, që të gjithë faktorët mungojnë aktualisht.

Në këto kushte, nuk do të ketë negociata me BE. Gjithashtu, do të ketë pasoja të rënda për qeverinë Rama. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë që zoti Rama të vazhdojë kështu. Z. Rama i futi gozhdën e fundit arkivolit të tij politik më 10 korrik 2020. Ky është fundi i tij politik.

Sqarim: Intervista e plotë me Këshilltarin Ekonomik pranë grupimit politik qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze, do të botohet nesër e plotë në gazetën “Koha Jonë” në versionin “Print” dhe “Online”

Etiketat e lidhura

CDUMartin Henze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 5 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.