Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Homazh për Tano Banushin, një nga emblemat e humorit shkodran dhe misionari i buzëqeshjes

Aktualitet E mërkurë, 6 Gusht 2025 11:59
Homazh për Tano Banushin, një nga emblemat e humorit shkodran dhe misionari i buzëqeshjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Më 7 gusht, kujtesa shqiptare ndalon për të nderuar një nga figurat më të ndritura të skenës së humorit, një emër që nuk jetoi thjesht në role, por në frymën e një qyteti që ka ushqyer brez pas brezi shpirtin e artit dhe të gazit: Athanas (Tano) Banushi (1927–1993). Me këtë përvjetor të shuarjes së tij, nuk përkujtojmë një fund, por ringjallim një jetë të mbarsur me dritë dhe dhunti, me përkushtim dhe fisnikëri artistike.

Tano Banushi nuk qe thjesht një aktor. Ai ishte një gjendje shpirtërore, një reflektim i thellë i vetë Shkodrës gazmore, i një qyteti që nuk pushon së qeshuri edhe kur gëzimi është i ndaluar. Tano ishte ai zë i brendshëm që e shndërronte ironinë në art, sarkazmën në kritikë dhe humorin në qëndresë të butë, por therëse.
Që në moshë të njomë, i rritur në një familje të dashur për artin dhe muzikën, ai tregoi se nuk ishte thjesht pjesë e një qyteti artistësh, por një vlerë e spikatur në atë peizazh njerëzor që Shkodra e kultivoi me fanatizëm. Në moshën 18-vjeçare, sapo kishte mbaruar klasën e shtatë, ngjitet në skenë për herë të parë, në një kohë kur pluhuri i luftës nuk ishte shkundur ende, për të luajtur Gjinin në një dramë që premtonte lindjen e një ylli të artit. Ajo që pasoi ishte një udhëtim i pandalshëm 45-vjeçar me mbi 1000 role, me një galeri karakteresh të pazëvendësueshme.
Tano Banushi ishte njeriu i qindra fytyrave, këpucarë, bojaxhinj, elektricistë, nëpunës, terzinj, brigadierë, hallvaxhinj, burra fanatikë e nervozë, me mustak e pa mustak, e madje edhe gra shamataxhesha. Ishte aktori që kishte guximin të jetë gjithçka që e kërkonte skena, duke i dhënë çdo karakteri shpirt, realitet dhe një të qeshur që lindte nga thellësia e dramës. Humori i tij nuk ishte asnjëherë superficial, ishte i ngulitur në përvojën kolektive, ishte reagim i mençur ndaj absurditeteve të përditshmërisë.

Në kushtet e një sistemi ideologjik të ngurtë, ku çdo batutë dhe çdo e qeshur survejohej, Tano Banushi guxoi të tallej me shtirjen, me mediokritetin, me hipokrizinë dhe groteskun e pushtetit të kohës. Me mimikën e tij të pasur, me atë naivitet të programuar mjeshtërisht, ai shndërrohej në një Shvejk shqiptar, në një zë që nuk bërtiste, por trondiste. A nuk është kjo forma më e ndritur e disidencës?

Vepra e tij artistike nuk kufizohet vetëm te rolet në skenën e Teatrit “Migjeni” apo në Estradën e Shkodrës, ku ishte një nga themeluesit e saj më të rëndësishëm. Ai themeloi një shkollë, një mënyrë të të bërit humor, ku mjeshtëria e interpretimit ndërthurej me elegancën e qëndrimit. Ishte një mjeshtër i improvizimit, një virtuoz i situatës komike, një aktor që dinte ta bënte publikun të qeshte, jo me budallallëqe, por me thellësi.
Tano Banushi nuk kërkoi lavdi. Ai kërkoi publikun dhe iu dha atij me gjithë shpirtin e vet. Publiku e shpërbleu me dashuri, me ovacione, me kujtesë të përjetshme. Ai e mori titullin “Artist i Popullit”, por më e madhe se çdo dekoratë mbetet adorimi popullor, ajo dashuri që nuk shuhet dhe që nuk njeh kohë.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 3 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 5 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 6 orësh

Shkodra, ajo nënë e madhe e humorit, e ka gdhendur Tanon në të gjitha memoriet e veta. Është ai fytyra që rikthehet sa herë rrëfehet një anekdotë, është ai zëri që dëgjohet pas një batute të mençur. Të kujtojmë një episod të rrallë, me një domethënie që i flet artit vetë: Prenk Jakova, kompozitori i madh, pasi i treguan një anekdotë, i tha Tanos: “Ma trego ti se dua të qesh siç duhet”. Dhe Tano qeshte me shpirt, sepse kishte një shpirt të bërë për të qeshur të tjerët.
Ai ishte më shumë se një aktor. Ishte një kulturë vetë, një mënyrë e të ekzistuarit në skenë, në qytet, në kujtesë. Edhe kur luante një të dehur, një marinar, një brigadier a një bojaxhi, nuk ishte asnjëherë vetëm një maskë, ishte një protestë e heshtur, një dramë e veshur me buzëqeshje. Kështu e kuptonte ai artin: si një rrëfim të sinqertë për njeriun, me gjithë të metat e tij, por gjithnjë me shpresën për një buzëqeshje më shumë.

Sot, më 7 gusht, ne nuk i ndezim vetëm një qiri kujtese, por ringjallim një dritë që nuk u shua kurrë. Tano Banushi nuk vdiq. Ai thjesht ndërroi skenën, duke mbetur përjetësisht në skenën e shpirtit tonë kolektiv. Ai është gjallë në çdo batutë të mirë, në çdo kujtim që na shkakton të qeshurën, në çdo aktor që frymëzohet nga ai. Ai është emblema e humorit me zemër.
Nëse humori është një nga mënyrat më fisnike të të qenit njeri, Tano Banushi ishte njeriu më fisnik në këtë fisnikëri. Dhe për këtë, ai mbetet jo thjesht i pavdekshëm, por i gjithmonshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajTano Banushin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 2 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 2 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 3 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 3 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 5 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

2 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 2 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

3 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 3 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 14 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.