Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

I ”forti” del nga burgu, 10 argumentet e lirimit të Sardian Sulejmanit

Aktualitet E martë, 21 Janar 2020 11:14
I ”forti” del nga burgu, 10 argumentet e lirimit të Sardian Sulejmanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm apo me 25 vite burg, po vijon në masë. Sardian Sulejmani u lirua nga qelitë e burgut të Fierit prej tetorit 2019, i cili rezulton i dënuar me 25 vite burgim. Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier ka renditur 10 argumente për të çuar në lirimin e tij. Një nga këto është gjëndja shëndetësore e të atit e cila nuk është e mirë pasi ka probleme me zemrën. Sardiani është djali i vetëm i kësaj familjeje pasi i vëllai i ka vdekur në vitin 1999 ndërsa e ëma i ka vdekur në 2016. ”Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në korrik të 2012, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi me 25 vite bug Sardian Sulejmanin për akuzën e vrasjes me paramendim të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë, si dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dy raste ndaj Lulzim Berishës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2005. ”Në kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait në kohën kur i dënuari ishte ende i mitur”.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 9 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 10 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 10 orësh

Gjyqtari Piro Sota argumenton: Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Nga dinamika e vuajtjes së dënimit me nr.4126 dt.19.07.2019, rezultonte se i dënuari Sardian Sulejmani, kishte vuajtur fizikisht 13 vite,8 muaj e 19 ditë burgim. Nga dënimi i dhënë kishte kryer gjithsej 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Në ditën e marrjes së këtij vendimi I kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rasti që ka sjellë më shumë reagime ditët e fundit është ai i Endrit Dokles. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ishte Gjykata e Krujës që prishi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe vendosi lirimin e tij. Lulzim Caka, një tjetër personazh i njohur i vitit ‘97 u lirua nga Gjykata e Elbasanit. Ai akuzohej për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1999. Gert Gjinerari la burgun e Drenovës në shkurt të vitit të kaluar. Ai akuzohej për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano. Elidon Kotorri, autor i një vrasjeje të trefishtë në fillim të viteve 2000 në Tiranë u lirua në gusht të 2019. Ai herë pas herë kishte përfituar nga amnistia dhe vuajta 20 vite burg. Viktor Ymeri, pjesëtar i ish-bandës së Gaxhait, në Vlorë la burgun në fund të vitit të kaluar, duke përfituar nga lirimi me kusht. Genc Tafili, i dënuar me 25 vite për vrasjen e Arben Zylyftarit, u lirua nga Gjykata e Krujës me vendim të gjykatëses Enkelejda Hoxha, e njëjta që firmosi edhe për Endrit Doklen. Ajo që bie në sy thuajse në të gjitha këto vendime është fakti se të gjithë këta të dënuar për vrasje, plagosje, trafik droge e të tjera vepra të rënda penale, çuditërisht brenda qelive kanë një sjellje shembullore. Të paktën ky është një nga argumentet ku gjyqtarët mbështesin vendimet e tyre.

Etiketat e lidhura

Sardian Sulejmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.