
Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish-sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj i arrestuar në muajin janar të vitit 2023. Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, organi i akuzës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financave Ky i fundit u hetua fillimisht me masën e sigurisë ”arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet. Vendimi do të shpallet në datë 17 tetor.