Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Intervista/ Nënë Tereza e rrëfyer nga mbesa Agi Bojaxhiu

Aktualitet E premte, 30 Prill 2021 17:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Agi Bojaxhiu, mbesa e Nënë Terezës, vajza e vëllait të saj, Lazrit në prag të Shenjtëritmit të Nënë Terezës ka dhënë këtë intervistë për Radio Vatikanin:

“Nënë Tereza bënte shumë, por pa rënë kurrë në sy, rrëfen mbesa e saj Agi Bojaxhiu. Ishte tepër e matur në gjithçka bënte. I bënte në mënyrë shumë të natyrshme e të vetvetishme edhe punët më të lodhshme. E kam parë duke u munduar shumë e pa pikë ankimi: duke larë çarçafat, edhe në moshë të shtyrë, duke u përkulur mbi njerëzit për një kohë të gjatë. Sepse bëhej dyfish mbi kokën e atyre, që kishin sëmundje të rënda…Bënte punë të jashtëzakonshme. Veç ta shikoje duke prekur plagët, duke ndihmuar njerëzit, duke organizuar gjithë punën e motrave të saj…

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 8 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 9 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 9 orësh

Pyetje: – Ishte po kaq e thjeshtë edhe në takimet familjare?

Swiss Digital

Përgjigje: – Po, absolutisht, ishte shumë e dashur… njeri që përhapte rreth vetes atmosferën e paqes. Kur flisja me të, fjalët më dilnin nga goja në një mënyrë krej të veçantë. Nuk kisha folur kurrë me ndonjë tjetër, siç flisja me të. Dukej sikur më shikonte në bebe të syrit, por sytë e saj më depërtonin deri në shpirt, duke më mbushur plot me paqe. Në shtëpi ishte shumë e përmbajtur. Për shembull, me që urdhëri i saj është shumë i rreptë, ndonëse e adhuronte çokollatën, nuk e hante kurrë, sepse i dukej ushqim luksi. E thoshte: me që shumica e njerëzve që njoh e me të cilët rri, nuk ka para për ta blerë, nuk e ha as unë. Ja, të këtilla gjëra më kanë mbetur në kujtesë. Për të edhe karamelet ishin luks i madh. Prandaj kur ia dhuronin – e ia dhuronin vazhdimisht, karamelet e çokollatat – ajo ua falte të tjerëve, pa ruajtur asnjë për vete. Dhuronte, gjithnjë, pa menduar se edhe ajo kishte gojë. Mua më dhuroi edhe një mandolinë, që ia kishin falur italo-amerikanët në Amerikë…E pra, i binte mandolinës. Kështu ishte ajo, speciale, por edhe normale, në kuptimin se nuk e ndjeje kurrë veten keq, kur ishe me të, siç mund të ndodhë në praninë e ndonjë personaliteti botëror që, kur e takon, ndjehesh ngusht…

Pyetje: – Ishte thjesht e jashtëzakonshme…

Përgjigje: – Po, kjo është shprehja e saktë. Thjesht e jashtëzakonshme. I bënte të gjithë për vete, ishte e gatshme për të gjithë, dinte të thoshte fjalën e duhur, në çastin e duhur… Nuk ishte hallë klasike. Ishte hallë, por edhe Nënë Terezë: një përzjerje e të dyjave. Nuk mund të them se ishte hallë, si të gjitha hallat…

Pyetje: – Ata, që e njohën, edhe ata, që mundën ta takojnë, qoftë edhe një herë të vetme, mbetën gjithnjë të prekur nga mënyra si lutej Nënë Tereza. Ju, a keni ndonjë kujtim për këtë?

Përgjigje: – Ajo vijonte të më kujtonte se duhet të lutesha; familja duhet të lutet së bashku, më përsëriste. Ne nganjëherë luteshim bashkë, por jo gjithnjë. E ajo vijonte të më thoshte: “Para së gjithash vjen familja, familja jote. Ti duhet të kujdesesh për fëmijët e tu, për burrin tënd, për shtëpinë. Duhet ta dish ç’bëjnë e ç’nuk bëjnë. Pastaj, kur të kesh më shumë kohë, kushtoja të tjerëve. Por, familja për të vinte para së gjithash, e shikonte si gjënë më të rëndësishme…

Pyetje: – Thonë se ishte gjithnjë e gëzueshme, qeshte e, nganjëherë, jepte përgjigje të përshkuara nga një ironi të hollë…

Përgjigje: – Po, e ç’ironi se! Shumëkush mendon se ajo ishte gjithnjë serioze, gjithnjë mendueshëm… në të vërtetë ajo ishte gjithë gjallëri. Jepte ca përgjigje, s’po them sarkastike, por ironike sigurisht?

Kur ishte e re, kur ishte ende në Shqipëri, kishte studiuar pianoforten. E i pëlqente t’i binte pianos. I pëlqenin shëtitjet, të cilat edhe i organizonte me shokët e shoqet e shkollës…Sepse ka qenë gjithnjë organizatore e madhe. Këtë ma thoshte edhe im atë!

Nene tereza

Agi Bojaxhi

/Oranews.tv/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.