Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:22 Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Irlandë – Zgjedhjet e Reja Presidenciale: Duel mes Politikës dhe Parave

Aktualitet E shtunë, 16 Gusht 2025 21:46
Irlandë – Zgjedhjet e Reja Presidenciale: Duel mes Politikës dhe Parave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga NDREK GJINI

MA, University of Galway, Ireland

Në vjeshtën e këtij viti, Irlanda do të mbajë zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Republikës, ngjarje që shënon një epokë të re pas dy mandateve të suksesshme të presidentit në largim, Michael D. Higgins, i cili e ka arritur kufirin kushtetues të dy mandateve. Një atmosferë intensive politike përgatitet të përfshijë vendin, teksa partitë kryesore dhe figurat e pavarura hedhin sytë nga Pallati Presidencial, “Áras an Uachtaráin”.

Data Zyrtare: Kur mbahet zgjedhja?

Sipas Kushtetutës së Irlandës, zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, i cili mbaron më 11 nëntor 2025. Prandaj, dita e zgjedhjeve pritet të shpallet së shpejti dhe do të jetë në fund të tetorit ose fillim të nëntorit 2025.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Procedura: Kush mund të kandidojë?

Çdo qytetar irlandez që ka mbushur 35 vjeç ka të drejtë të kandidojë për president, por duhet të sigurojë njërën nga këto mënyra nominimi:

Të sigurojë mbështetjen e paktën 20 deputetë të Parlamentit (Oireachtas);

Ose të sigurojë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të këshillave bashkiak në të paktën katër bashki të vendit.

Ose të kandidojë vetë nëse është president në detyrë ose ish-president që ka bërë vetëm një mandat.

Shpenzimet e fushatës janë të limituara në shumën 750,000 euro për secilin kandidat. Nëse arrijnë të fitojnë apo të marrin të paktën 12.5% të votave, kandidatët mund të rimbursohen nga shteti në deri në 200,000 euro të shpenzimeve të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kandidatët Kryesorë dhe Lëvizjet e Partive të Mëdha

Fine Gael: Fillimisht, Mairead McGuinness ishte kandidatja kryesore dhe e vetmja e këtij subjekti, pasi nuk pati rivalë të tjerë të rregullt gjatë periudhës së nominimeve. Megjithatë, McGuinness u tërhoq më 14 gusht 2025 për arsye shëndetësore, duke hapur garën për kandidat të ri.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 1 ore

Fianna Fáil: Lideri Micheál Martin deklaroi se partia do të prezantojë një kandidat vetëm nëse gjen një figurë që mund të bashkojë konsensus të gjerë dhe të ketë vërtet shanse të arrijë rezultat të mirë. Ish-kryeministri i kësaj partie, Bertie Ahern është përfolur si kandidat i mundshëm, por asgjë s’është konfirmuar. Edhe ish-ministra si Mary Hanafin kanë shprehur gatishmëri për të garuar, ndërsa drejtues të tjerë të njohur janë tërhequr përfundimisht nga gara.

Sinn Féin: Partia ende nuk ka shpallur zyrtarisht një kandidat. Mary Lou McDonald, udhëheqëse e partisë, po zhvillon konsultime të brendshme për të përcaktuar nëse do të ketë një kandidaturë të pavarur apo një bashkëpunim të gjerë opozitar për të mbështetur një kandidat të përbashkët të së majtës.

Kandidate të Forcave të Pavarura dhe të Majta

Një faktor i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve është edhe kandidatura e pavarur e Catherine Connolly, deputete e Qarkut Galway West, e cila siguroi mbështetje nga Social Democratët, People Before Profit, si dhe disa deputetë të pavarur. Ajo ka arritur të sigurojë numrin e domosdoshëm të propozimeve dhe pritet të ketë një mbështetje të mirë në garën zgjedhore.

Partitë e tjera të majta kanë diskutuar për një kandidaturë të përbashkët; Catherine Connolly po mbështetet nga një sërë forcash të vogla si Social Democratët, deputetët e pavarur dhe deputetët Laburistë që bashkuan zyrtarisht mbështetjen për të në fund të korrikut.

Kandidatë të tjerë të mundshëm

Në debatin mediatik janë përfolur edhe emra të tjerë të njohur në politikë, botën e medias, shoqërisë civile dhe madje edhe personazhe të njohur publike si boksieri Conor McGregor, ku kandidatura apo përfshirja e tyre mbetet ende e paqartë ose në fazë ideje.

Ndër kandidatët e pavarur që janë diskutuar apo vetëshpallur të interesuar për të kandiduar për posting e Presidentit, janë persona me shumë para si: Declan Ganley, David Hall, Alice-Mary Higgins, Tony Holohan, Colm O’Gorman, Tommy Tiernan etj…

Konteksti Politik dhe Atmosfera Publike

Zgjedhjet e vitit 2025 janë historike, pasi do të jetë presidenti i dhjetë i Republikës së Irlandës që prej themelimit më 1937. Mandati i Michael D. Higgins konsiderohet me nivel të lartë pëlqyeshmërie nga publiku: një trashëgimi që i vendos kandidatët përballë një barre morale për ta ruajtur besimin qytetar.

Rrjedhat e fundit politike, mes tërheqjes së kandidaturave nga gara presidencjale, mungesës së emrave të mëdhenj zyrtarë dhe diskutimeve të shumta për konsensus, tregojnë se gara për presidentin irlandez është e akoma hapur dhe mund të ketë surpriza. Çfarë mbetet ende e paqartë janë: cilët do të jenë të gjithë kandidatët përfundimtarë në garë, si do të orientohet elektorati dhe çfarë ndikimi do të kenë zhvillimet e javëve të ardhshme në rrjedhën e fushatës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 3 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.