
Ish-drejtori i doganave, Arlind Gjokutaj tashmë ka një detyrë të re, atë të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Prezantimi u bë sot, dhe Gjoktaj zëvendëson në këtë detyrë Oltion Muzakën. Ky i fundit kishte marrë detyrën para një viti.
Ai ishte pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit. Po ashtu vite më parë ka qenë edhe tek Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave.