Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:11 Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE Kryeministri Rama doli sot ku tha se po hartohet një ligj i ri i cili do të ketë se kush dëmton në protesta do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Spahiu: Ka përgjegjësi shteti për ”turistët” në Gramsh dhe Poliçan?

Aktualitet E hënë, 29 Gusht 2022 18:04
Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Spahiu: Ka përgjegjësi shteti për ”turistët” në Gramsh dhe Poliçan?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ekrem Spahiu, ish zv/ministër i Mbrojtjes

Në funksionin e zv/ministrit të Mbrojtjes gjatë viteve 2009-2013, i ngarkuar posaçërisht për zbatimin e projektit të demontimit të municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, pata mundësinë të njoh mirë rëndësinë e tre uzinave ushtarake në Poliçan, Mjekës dhe Gramsh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 59 minutash
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 1 ore
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 2 orësh

Të tria uzinat, të njohura në kohën e vet për potencialet si njësi prodhimi, u bënë po aq të njohura edhe për potencialet e demontimit të armëve dhe municioneve të tepërta e jashtë nevojave të FA, duke u kthyer në njësi po aq të rëndësishme për sigurinë e vendit nga municionet e armatimet shumë të vjetëruara, e kështu, shumë të rrezikëshme. Si të tilla, ato uzina ishin dhe mbetën pjesë e rëndësishme e infrastrukturës ushtarake të vendit dhe për këtë arsye, u disiplinuan ligjërisht në planin përkatës të përhapjes së FA, duke u siguruar e ruajtur me personelin, mjetet, procedurat dhe standardet përkatëse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rreth dhjetë vjet pasi ka përfunduar me sukses ky proces, marrim vesh se në ‘to hyjnë deri edhe “turistë” të huaj, të cilët, pasi fotografojnë lirshëm, “u ndalkan” nga shërbimi i sigurisë dhe madje paskan edhe guximin e mjetet për t’u konfrontuar e për t’i qorruar rojet! Shqipëria është një vend i lirë dhe i hapur, madje ka bilance pozitive pritjesh turistike, çka sigurisht i bën mirë vendit, prestigjit dhe ekonomisë së tij.

Por nuk ka asnjë shtet në botë, që turistët, kushdoqofshin e ngado që të vijnë, të mos identifikohen nëse, nën mbulesën e turizmit, nuk fshihen elementë terroristë, kriminelë, trafikantë, agjentë të shërbimeve të vendeve armiqësore me Shqipërinë, etj. Për më tepër, Shqipëria, kuadri i sigurisë kombëtare të së cilës është i lidhur me kuadrin e sigurisë së NATO dhe BE-së, çka do të thotë se vendi ynë, krahas sigurisë së vendit, ka edhe detyrime të ndërsjellta sigurie kolektive.

Rreziqet ndaj sigurisë së vendit dhe asaj të Aleancës janë bërë më të lexueshme sidomos pas agresionit rus në Ukrainë. Prandaj edhe analiza, vlerësimi dhe kundërveprimi ndaj tyre është bërë më evident. Shteti dhe taksapaguesi shqiptar kanë angazhuar një dyzinë organesh ligjzbatuese për këtë qëllim, siç janë: Shërbimi Informativ Kombëtar, Policia e Shtetit, Policia Kufitare, Shërbimi Informativ Ushtarak, Policia Ushtarake, për të mos përmendur të tjera, të cilat, duhet të filtrojnë dhe kështu të parandalojnë aktivitetin e shërbimeve të huaja armiqësore në Shqipëri.

Sigurisht një apo tre uzina ushtarake, tashmë me një status pothuajse simbolik si të tilla, në një kuptim, nuk përbëjnë sekrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Por ato përbëjnë sekrete për aq sa janë pjesë e infrastrukturës ushtarake, për aq sa sigurohen si të tilla me kapacitete njerëzore e teknologjike, pra, për aq sa janë objekte ushtarake dhe jo muzé për vizita turistike. Në këtë kuptim të dytë, harta e objekteve ushtarake të vendit, ku përfshihen edhe uzinat ushtarake, sigurisht që përbën sekret.

Në fund të fundit, e gjithë çështja e shumëpërfolur e “turistëve” në Gramsh dhe Poliçan qëndron pikërisht këtu: si i angazhon shteti organizmat e shumta të sigurisë kombëtare ndaj rreziqeve që i kanosen aseteve shtetërore dhe në këtë kuadër, ndaj hartës së objekteve ushtarake.

Etiketat e lidhura

Ekrem Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 6 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 25 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 59 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 1 ore

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.