Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:22 Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Italia në luftë me koronavirusin, DW: Jeta si “në rrethim“ në disa qyteza

Aktualitet E mërkurë, 4 Mars 2020 09:11
Italia në luftë me koronavirusin, DW: Jeta si “në rrethim“ në disa qyteza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Italia në luftë me virusin korona: dhjetra komuna janë izoluar dhe qarkullimi i trenave është ndërprerë.

Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e virusit korona.

Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë. Këtu u konstatuan rastet e para me virusin korona. E papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se „s’kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambjentuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermerkatot të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumica e infeksioneve deri më tani janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Massimo, një banor nga qyteza fqinjë thotë, se ka ardhur të marrë djalin. E nuk është i sigurt nëse do ta lejojnë. Djali i tij 15- vjeçar kishte ardhur ta kalonte fundjavën tek gjyshi. Tani që kjo është shpallur zonë e izoluar ai dëshiron të kthehet në shtëpi. Por polici nuk e lejon të atin të kalojë.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 1 ore

Shumë njerëz në Itali pyesin, se përse janë prekur pikërisht ata? Edhe sipërmarrësi Fabio Longo. Ekspertët thonë, se është rastësi, mund të ishte prekur po ashtu edhe çdo vend tjetër. Secili nga vendet që ka kontakte me Kinën.

Dega e tekstileve në Itali bashkëpunon intensivisht me sipërmarrës kinezë. Firma e Longos „Block Industrie” ndodhet në Rovolon, një komunë e vogël në Veneto. Ai bashkëpunon edhe me sipërmarrje aziatike. Situata e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona krijon shumë probleme për sipërmarrjen e tij në shumë aspekte:„Pasojat e virusit korona për firmën tonë aktualisht janë shumë të rënda. Kjo e gjitha ndodh në pikun e sfilatave të modës, në sezonin e rëndësishëm të dimrit, kur kemi përkatësisht dy sfilata për gratë dhe për burrat.

Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo. „Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.

Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% përqind të prodhimit të rij. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 përqind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zona e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.

I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhëshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve.

Etiketat e lidhura

koronavirusiqytezat italiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 3 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.