Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Konsensus në BE për integrimin e Shqipërisë”, Balla: Qeveria duhet të punojë për të ndalur emigrimin

Aktualitet E premte, 24 Janar 2020 13:22
“Konsensus në BE për integrimin e Shqipërisë”, Balla: Qeveria duhet të punojë për të ndalur emigrimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për integrimin e Shqipërisë në BE dhe fenomenin shqetësues të emigracionit, në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian.

Duke u ndalur te procesi i integrimit, Balla tha se beson që pas datës 31 janar të ketë një konsensus të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 32 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Ndërsa sa i përket emigracionit, numri dy i PS tha se ka një rënie të numrit të atyre që kërkojnë azil në vendet e BE, ndërsa shtoi se emigracioni mbetet një fenomen shqetësues, ndaj dhe sipas tij, “qeveria dhe të gjithë aktorët duhet të punojnë me hartimin dhe zbatimin e politikave të mirëfillta për të ndalur uljen drastike demografike të popullsisë si një emergjencë kombëtare që mund të zbusë efektet që mund të ketë nesër në ekonomi një fakt i tillë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e Ballës:

Pa dyshim kjo është një çështje e rëndësishme që lidhet me detyrat e shtëpisë të çdo aktori, qeverisë, aktorë të shoqërisë civile për të adresuar këtë tematikë dhe për të ndërgjegjësuar atë pjesë të shoqërisë që akoma nuk e kane kuptuar qe azili nuk mund te kerkohet ne vendet e BE-se, sepse Shqipëria prej kohesh konsiderohet vend i sigurte.

Si Këshill, e kam theksuar edhe më parë, mbetemi të angazhuar për të bashkëpunuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë si dhe për diskutimin e çështjeve që shkojnë përtej thjesht plotësimit të kritereve në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Do doja të ndaja me ju faktin se metodologjia e vlerësimit nga partnerët tanë mund të ndryshojë, më 29 janar KE do të publikojë metodologjinë e re të vlerësimit dhe të monitorimit të zbatimit të detyrave të shtëpisë nga vendet kandidate, në kuadër të vlerësimit qoftë të ecurisë së procesit të para hapjes së negociatave, qoftë me procesin tjetër që pason, dhe ku unë jam besimplotë se gjatë këtij viti shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet.

Megjithëkëtë në lidhje me publikimin e metodologjisë së re që pritet të publikohet në fillim të shkurtit, vetë Komisioni Europian rikonfirmoi se “paralelisht me dakordësimin e vendeve anëtare për metodologjinë e re të ndryshuar, KE i qëndron rekomandimit se bisedimet për anëtarësim duhen çelur sa më parë me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut”. Rekomandimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mbetet një konstante e pandryshuar për Komisionin Europian. Besoj se brenda 27 vendeve të BE-se pas 31 janarit, te kete nje konsensus te plote lidhur me bisedimet për anëtarësim.

Për t’u rikthyer tek tematika e këtij takimi, dua të theksoj që pikërisht kjo tematikë kërkon një sinergji mbarëkombëtare dhe një bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtare. Nuk do të doja të cekja masat e marra nga qeveria apo të diskutoja mbi strategjinë e migracionit të parregullt sepse kemi përfaqësues të qeverisë që do të flasin në detaje dhe do te raportojne para Kuvendit në lidhje me këto çështje. Sot dua të flas mbi nevojën për të shkurajuar lajmin e rremë apo batakut (“fake neës”) që shqiptarët po largohen më shumë sot se 5 apo 10 vjet me parë. Raportimet dhe studimet mbi trendet demografike për vendin tonë në raport me rajonin e Ballkanit janë më optimiste sesa lajmi i rremë, por kjo nuk duhet të na pengojë për të qenë të angazhuar në marrjen e masave për të ndaluar aq sa mundemi largimin e qytetarëve nga vendi.

Nëse analizojmë fenomenin e emigrimit, ky i fundit është një faktor konstant për vendin tone, për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë për sa kohë dallimet në të ardhurat për frymë dhe standardit të jetesës midis vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Europës Perëndimore do të vazhdojnë të jenë në këto nivele, njerëzit do të kenë arsye për të emigruar.

Se fundmi ne Portugali gjate fushates zgjedhore te zhvilluar 2 muaj me pare, ishte beteja per te rikthyer te larguarit nga Portugalia. Në linjë për sa më sipër më lejoni t’ju sjell në vemendje rastin e Kroacisë e cila në 1 korrik 2013 është anëtare e BE-së, fakt që nënkupton arritjen e standardeve në fushën e demokracisë dhe ekonomisë që ne synojmë të arrijmë. Megjithëkëtë është po ashtu një fakt i pakundërshtueshëm që nga Kroacia, mbas anëtarësimit për periudhën 2013-2016, janë larguar nga vendi rreth çerek milioni kroate, të cilët vendosën të emigronin në vendet e BE-së kryesisht për një standard më të lartë jetese. Prandaj është e qartë që flukset migratore për vendet tona do vazhdojnë të jenë një realitet i pandashëm, por ajo që duhet të punojmë të gjithë së bashku është që të dekurajojmë aq sa mundemi arsyet e migrimit.

Të nderuar kolegë,
Me rëndësi është të theksojmë një aspekt që lidhet me fenomenin e migracionit, i cili po kthehet në shqetësim. Nëse në dy dekadat e para rajoni paraqiste përgjithësisht karakteristikat klasike demografike të vendeve të varfra ku emigracioni masiv kompensohej nga norma të larta lindshmërie. Ajo që po vërehet me shqetësim në Ballkanin Perëndimor, dhe për fat të keq edhe vendi jonë nuk bën përjashtim, është fakti që në vitet e fundit po shfaqen karakteristika demografike të vendeve të pasura si rënie të lindshmërisë dhe një popullsi me tendencë plakjeje ku mosha mesatare po i afrohet asaj të vendeve të Europës Perëndimore.

Instituti i Statistikave (INSTAT) e vërteton këtë fenomen ku në katër vitet e fundit vërehet një përgjysmim i asaj që përkufizohet si shtesa natyrore , dmth diferenca midis numrit te lindjeve me numrin e përgjithshëm të vdekjeve vazhdon të jetë një shifër në ulje. Ndërsa emigrimi për periudhën 2014-2018 paraqet një ulje të lehtë.
Për këtë qëllim qeveria dhe të gjithë aktorët duhet të të punojnë me hartimin dhe zbatimin e politikave të mirëfillta për të ndalur uljen drastike demografike të popullsisë si një emergjencë kombëtare që mund të zbusë efektet që mund të ketë nesër në ekonomi një fakt i tillë.

Etiketat e lidhura

Ballaqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 32 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 37 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.