Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:03 168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës Ndërsa për muaj të tërë “Revolucioni Flamingo” u zhvillua në mënyrë paqësore, gjatë muajit tetor protestat morën një tjetër drejtim, me përfshirjen e studentëve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kreu i Diasporës në Greqi, jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë

Aktualitet E mërkurë, 27 Maj 2026 19:04
Kreu i Diasporës në Greqi, jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Diasporës Shqiptare në Greqi, Etmond Guri jep detaje pas takimit zyrtar me ministrin grek të Emigracionit. Ai se për herë të parë diaspora shqiptare zhvilloi një takim zyrtar me protokoll shtetëror me ministrin grek, ku u diskutuan problematikat kryesore të emigrantëve shqiptarë në Greqi, si vonesat në rinovimin e lejeve të qëndrimit, pengesat burokratike dhe çështjet e shtetësisë greke.

“Kemi hapur një portë, ku do të kemi komunikim të drejtpërdrejtë për të përcjellë problematikat dhe problemet që kanë emigrantë shqiptarë, duke filluar nga vonesat e mëdha të rinovimit të lejeve të qëndrimit, nga problematikat që dalin për shkak të dobësisë së administratës greke, nga mbingarkesa e kritereve, të cilat janë dokumente dhe sjellin vonesë për emigrantët, të cilët vetë administrata mund t’i marrë dhe mund t’i tërheqë vetë pa qenë nevoja për t’i përcjellë emigrantët, apo problematika që lidhen me dokumentet plotësuese kryesisht me disa shkelje administrative që janë të periudhave 10 apo 15 vjet të cilat sjellin pengesa, apo vonesa të cilat nuk kanë arsyetim tjetër, apo disa pengesa dhe masa shtrënguese ndaj emigrantëve që për ne janë të padrejta, si dhe çështja e nënshtetësisë, por ajo që është më e rëndësishme, tashmë ne nuk jemi emigrantë jemi diasporë jemi pjesë e pandarë e shoqërisë greke”.

Një tjetër çështje që i kanë përcjellë minsitrit grek është integrimi i shqiptarëve, duke ruajtur identitetin dhe jo asimilimi i tyre. Për këtë Guri tha se ministri pranoi gabimet me shqiptarët dhe pranoi kontributin e diasporës shqiptare në Greqi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Një nga pikat që neve i përcollëm ministrit është fakti që neve kur flasim për integrim, nënkuptojmë të drejtë vote, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, përfshirjen e brezit të dytë apo dhe jo vetë të figurave shqiptare të cilët i kanë dhënë shoqërisë dhe mund t’i ofrojnë shoqërisë vendase dhe jo asimilim. Pra, të ruhet profili, identiteti ynë në shoqërinë greke, siç ndodh në çdo shoqëri bashkëkohore dhe demokratike. Fatmirësisht pati një pranim e një mirënjohje nga ana e ministrit, i cili e tha disa herë që duke e ndarë komitetin shqiptar dhe diasporën shqiptare si një element shumë pozitiv që i ka thënë shumë Greqisë, madje duke pohuar që është e vërtetë që në shumë raste i kemi hyrë në hak shqiptarëve por gjithsesi ai u tregua i gatshëm, na dha edhe kontaktet e duhura me personat përgjegjës ministrisë dhe të ministrive të tjera me qëllim që neve të bashkëpunojmë, sepse nuk shkuam për t’u ankuar, por shkuam për të bashkëbiseduar dhe për të zgjidhur problematikat”, tha Guri në A2 CNN.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai bëri të ditur se pala greke ka premtuar një lehtësim të madh të procedurave, ndërsa gjatë muajit qershor pritet të lëshohen rreth 30 mijë leje qëndrimi për emigrantët që kanë aplikuar prej kohësh dhe presin përgjigje nga administrata greke. Sipas Gurit, prioritet do të kenë kategoritë e sigurta, si bashkimet familjare, pjesëtarët e familjeve greke dhe emigrantët që kanë dokumentacion të plotë.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 38 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 1 ore
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 1 ore

“Po përgatitet ndryshimi i ligjit. Ajo që mund të themi për momentin është fakti që është lajm që ministri premtoi që rreth muajit qershor do të lëshohen 30.000 leje qëndrimi për të lehtësuar ngarkesën e sistemit. Pra lejet që i përkasin kategorive të sigurta, bashkimet familjare, pjesëtarë të familjes së grekut, apo emigrantët që kanë të njëjtin pronar, apo kanë dosje të kompletuara, nuk është e nevojshme të presin radhën për të rinovuar lejet e qëndrimit, por do të kalojnë në një situatë fast trak, gjë e cila nëse do të ndodhë siç ministri premtoi, i bie që të ketë një lehtësim të ngarkesës të volumit të punës që kanë drejtoritë e decentralizuara, departamenti i emigracionit dhe kjo do të ishte në ndihmë të gjithë emigrantëve Dhe për gjashtë muaj, nëse gjërat ecin mbarë do të ketë një ndryshim të kuadrit të ligjit të disa qarkoreve për të lehtësuar dhe ata emigrantë të cilët janë më status të parregullt në Greqi”.

Guri sqaroi se aktualisht nuk ka hapje të re për aplikime të para, por bëhet fjalë vetëm për rinovime të lejeve ekzistuese të qëndrimit.

“Më lejoni të bëj dhe një thirrje për të gjithë bashkëatdhetarët që na ndjekin në këtë moment, të bëjnë kujdes, sepse kam konstatuar këto ditë qarkullojnë lajme fake sikur është hapur ligji në Greqi dhe ju bëj thirrje të mos bëjnë veprime të pamatura, sepse do të bien viktimë dhe nëse aplikojnë në sistem automatikisht do të penalizohen për pesë vjet dhe kjo është shumë problem, sepse jo do të penalizohen dhe për Bashkimin Europian, do të marrin ekspuls dhe është shumë shumë e rrezikshme. Çfarë përfshin rinovimi i lejeve të qëndrimit? Janë lejet dyvjeçare që kanë qenë dikur. Tashmë ka ndryshuar me ligjin e ri dhe janë leje trevjeçare, por ka një risi. Ministri e tha edhe vetë po aplikohet tashmë ka rreth një javë që po aplikohet”.

Guri tha se lejet e reja të qëndrimit tashmë po jepen me vlefshmëri 3-vjeçare, ndërsa në disa raste administrata greke po aplikon edhe afate 5-vjeçare për të ulur ngarkesën e sistemit dhe për të lehtësuar emigrantët.

“Pavarësisht se kategoria e lejes trevjeçare për shkak të mbingarkesës, këto leje po jepen me afat të vlefshmërie pesëvjeçar me qëllim që të ndihmohet sistemi dhe emigranti të lehtësohet. Pra në thonjëza është një lloj falje nga administrata greke për vonesat dhe për mundimin e tyre. Janë kategoritë e lejeve të qëndrimit pesëvjeçare apo 10-vjeçare të cilat janë specifike. Nga lejet e qëndrimit aktualisht rreth 205.000 që janë shtetas shqiptarë, 180.000 prej tyre kanë lejen e qëndrimit të bashkimit familjar apo të qytetarit grek, gjë e cila i i vë ato në kategori të sigurta dhe përfshihen në këtë që tha ministri do të rinovohen shumë shpejt si leje qëndrimi. Leje njëvjeçare nuk ka më në Greqi. Janë shumë të pakta dhe shumë të rralla, por që nuk i përkasin shqiptarëve. Të gjitha lejet që dalin do të kalojnë tashmë me vlefshmëri trevjeçare siç janë lejet e pensionistëve, të moshës së tretë, apo për arsye njerëzore të cilat kalojnë në një rriten me një vit vlefshmëria e lejeve të qëndrimit”.

Sipas të dhënave të përmendura prej tij, në Greqi jetojnë rreth 650 mijë shqiptarë, ku mbi 250 mijë prej tyre kanë marrë shtetësinë greke.

Etiketat e lidhura

Greqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 7 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 9 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 38 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 1 ore

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.