Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:05 Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United Trajneri anglez është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa drejtuesit e Manchester United ende nuk kanë bërë të ditur një vendim për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krimi në revansh, Qyno: Nëse duhet të bëhet një reagim është Vlora, kemi 6 vrasje mafioze

Aktualitet E enjte, 3 Qershor 2021 22:25
Krimi në revansh, Qyno: Nëse duhet të bëhet një reagim është Vlora, kemi 6 vrasje mafioze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që nga janari i vitit 2021 kemi 30 krime, nga të cilat 12 janë vrasje mafioze. Autorët nuk janë zbuluar ende. I ftuar në studion e RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma gazetari Elton Qyno u shpreh se situata ka filluar ters që në datën 1 janar kur u shënua viktima e parë Vladimir Zvezda nga një krim brenda familjes.

Sipas gazetarit Qyno nuk dihet se ku do të përfundojë situata e krijuar përsa i përket krimit deri në fundin e vitit 2021.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 22 minutash
GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 1 ore
Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Para 1 ore

Përsa i përket ekzekutimit të Shkëlzen Velaj mbrëmjen e djessme, 2 qershor në Vlorë Qyno tha se viktima i ka pikasur autorët dhe është mundua t’i shpëtojë atentatit, por pa pasur rezultat pasi ata e kanë arritur në derën e shtëpisë dhe e kanë qëlluar për vdekje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qyno: “Situata ka marrë mjaft ters, sepse kemi 30 persona të vrarë që nga 1 janari. Faktikisht 1 janarin e nisëm me viktimën e parë të këtij viti, siç ishte Vladimir Zvezda, një krim brenda familjes dhe jemi në krimin e djeshëm, 2 qershor me Shkëlzen Velaj dhe nuk dihet se ku do ta bitisim deri në 31 dhjetor 2021. Vlora, Shkodra, Elbasani dhe Duërrsi janë 4 qytetet kryesore ku krimi po vijon të dominojë. Ngjarja e djeshme ka qenë tejet e rëndë, jo vetëm për faktin që viktima ishte djali i dytë i ekzekutuar në familje, por edhe për faktin e dinamikës së ngjarjes. Personi ka arritur t’i pikasë dhe është munduar t’i largohet. Ai ka vrapuar deri në katin e pestë dhe ata e kanë ndjekur. Ai ka nxjerrë çelësin për të hapur derën e apartamentit, por mesa duket nga tensioni i ka rënë në dysheme dhe pikërisht në këtë momente ka filluar të bërtasë “O ma’ ma hap derën se po më vrasin.” Pikërisht në këtë moment autorët e kanë arritur dhe e kanë ekzekutuar. Kur shikojmë një krim të përsëritur në Vlorë dhe kur shikojmë një polici dhe një prokurori që nuk reagojnë, kjo e bën akoma më të dhimbshme situatën. “

Qyno shprehet se policia ka informacione se këta individë qarkullojnë me armë në brez dhe për këtë arsye duhet të arrestohen. Në këtë mënyrë policia i pret planin kundërshtarit edhe për ekzekutim, duke ulur edhe nivelin e kriminalitetit në Vlorë dhe në Shqipëri.

Qyno:“Fakti që policia  i di këta persona se çfarë kontigjenti janë dhe fakti që ka informacion se këta individë qarkullojnë me pistoletë në brez, si është e mundur që nuk arrihet të arrestohen? Nëse ti i arreston, ja shton jetën se ja pret planin kundërshtarit për ta  ekzekutuar fizikisht dhe ul ritmin e kriminalitetit në Vlorë dhe kudo.

Faktikisht disa nga këta duhet të ishin prapa hekurave, për shkak edhe të situatave që kanë pasur më parë. Rasti i Taulant Manaj që u ekzekutua në rrugën Transballkanike të Vlorës ishte një rast që bëri bujë në drejtësi dhe në media. Kur u qëllua për herë të parë, nuk mundën ta ekzekutojnë. U lirua nga Gjykata, u riarrestua nga policia e Vlorës me armë në brez, sërish u lirua nga Gjykata. Vijonte të ecte me armë në brez dhe sërish arma ju gjet me vete kur u ekzekutua. Prandaj që edhe pse ka vendime gjyqësore që këta duhet të jenë në burg, nuk arrihet që të arrestohen. Prokuroria dhe policia nuk është në gjendje të marrë masa dhe t’i çojë para drejtësisë. Pse? Sepse kohët e fundit policinë e kanë parcelizuar ata, kur them këta e kam fjalën për ministrinë e Brendshme dhe qeverinë. Nga ana tjetër lihen zbuluar rrugët, lihen zbuluar kryqëzimet dhe shumë hallka të tjera të cilat i lë mundësi të qarkullojnë në qytet me armë dhe jo me armë, por me kallashnikov.  Këta kanë me vete edhe municion për të përballuar edhe një ngjarje në dinamizëm. “

Gazetari Qyno u shpreh se nëse duhet të ketë reagim, dorëheqje apo transferim duhet të jetë pikërisht në qytetin e Vlorës pasi kemi 6 vraje.

Qyno: “Nëse duhet të ketë një reagim, që të jepet një dorëheqje qoftë dhe një transferim është Vlora. Nuk po them që ata nuk kanë punuar përsa i përket hetimit të krimit, por që duhet të reagohet. Kemi gati 6 vrasje ku vetëm 1 kemi të zbardhur siç është Taulant Manaj. Që të hetosh të tilla ngjarje kriminale duhet dhe kohë. Patjetër që fatin duhet ta kesh me vete, pasi nëse arrin të kapësh një provë duhet ta ndjekësh në mënyrë të vazhdueshme.”

Etiketat e lidhura

Elton Qyno
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 6 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 18 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 22 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 36 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.