Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kurthet e mazhorancë-opozitë ndaj SPAK!

Kurthet e mazhorancë-opozitë ndaj SPAK!

Aktualitet
E shtunë, 13 Prill 2024 19:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

SPAK-u mbetet institucioni më i besuar në Shqipëri, referuar çdo sondazhi vendas apo të huaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 3 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 4 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 5 orësh

Natyrisht që arrestimet dhe puna vetmohuese e prokurorëve të SPAK ka bërë që të ndryshojë imazhi i Shqipërisë në BE dhe në SHBA.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por të jesh prokuror në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjsi e madhe dhe stërmundim personal dhe familjar. Ndërkohë që ka presion nga grupet kriminale dhe politika e lartë.

Hakmarrja, sidomos në Shqipëri, mbetet një akt që nuk ndalon, aq me tepër kur flitet për burg dhe konfiskime pasurish në dhjetra milionë euro. Ndaj që të përballesh me krejt klasën e korruptuar politike që bën ligjin tash 33 vite apo me grupet më të mëdha të drogës e krimit të organizuar është një kurajo e admirueshme për prokurorët e SPAK.

Por në fund të fundit nisur nga praktika shqiptare, ku të lenë pa mbrojtje dhe pa siguri familjare përballë krimit kur mbaron mandati jot si prokuror apo gjyqtar, është më se e drejtë kërkesa e Altin Dumanit që insiston ndaj parlamentit për të miratuar Statusin e Prokurorëve të SPAK që të kenë mundësinë për një mandat të dytë 9 vjeçar, ai që do.

Edhe Arben Kraja e ka kërkuar në vitin 2021, por heshtje nga politika e pisët shqiptare.

Ky ndryshim ligjor është në thelb ndryshim kushtetues pasi në lidhje me SPAK duhen 94 vota ose 2/3 e parlamentit që ta miratojë. Le të shikojmë se përse kanë të drejtë prokurorët e SPAK në këtë kërkesë.

Ata, pas 9 viteve në SPAK, nuk kanë të drejtë të rikandidojnë. Kthehen në prokurorë Apeli. Të gjithë e dijmë se pak prej tyre mund të dalin lirisht në rrugë pas 9 viteve kur përballë do të kenë krimin e rrugës dhe të organizuar, apo njerëzit e atyre politikanëve që kanë arrestuar; pra do të jenë të rrezikuar.

Natyrisht edhe sot janë në çdo hap nën survejimin e krimit dhe politikës, por së paku kanë mbrojtje speciale, ata dhe familjet e tyre. Të mos harrojmë se jetojmë në Shqipëri dhe hakmarrja është në gen.

Kërkesa e Altin Dumanit duhet marrë me seriozitet nga politika e të dy krahëve, sepse duhen 94 vota.

Redaksia e “KOHA JONE” bëri një pyetje të përbashkët disa personalitetëve të forcave politike parlamentare.

Pyetja ishte: Altin Dumani, kryetari i SPAK, ka kërkuar në emër të gjithë Prokurorëve të Posaçëm, se duhen ndryshime ligjore, në thelb janë ndryshime kushtetuese për Statusin e tyre ose në gjuhen popullore ata kërkojnë te kenë të drejtë për një mandat të dytë 9-vjecar. A jeni dakort Ju si deputet, por edhe si forcë politike se duhet aprovuar kërkesa e tyre? Dhe a mendoni që nëse nuk e miraton Parlamenti këtë kërkesë do të kemi risk ose e thënë me saktë që Prokuroret e SPAK do të punojnë jo me kaq forcë kundër krimit dhe korrupsionit të lartë sepse jetojmë në SHQIPERI, ku hakmarrja bën kërdinë? Pra do të hetojnë dhe arrestojnë duke përdorur FRENA DORE, nëse ju e refuzoni!

Kjo ishte pyetja drejtuar deputetëve që janë drejtues në grupet e tyre parlamentare.

Gazmend Bardhi, kryetar i grupit të deputetëve të PD, tha se “nuk jam njohur akoma me kërkesën e tyre dhe argumentat e dhëna”. Ndërkohë të njëjtës pyetje nënkryetari i PD dhe nënkryetar parlamenti, deputeti Agron Gjekmarkaj tha se nuk merr vesh nga punët e drejtësisë, një përgjigje diplomatike për të mos u përgjigjur.

Deputetja Monika Kryemadhi tha se do ta votojë nëse vjen në parlament. Por bashkëshorti i saj, Ilir Meta, ish-president dhe kryetar i PL tha se “përderisa nuk ka asnjë veprim konkret nga SPAK ndaj Edi Rames dhe Erion Veliajt prej një kohe të gjatë gjithçka duket të jetë drejtesi me regji e telekomanduar nga z. Rama”.

Pra Monika PO, kurse Iliri JO!

Bledi Çuçi si kryetar grupi parlamentar socialist dhe deputeti Blendi Klosi si sekretar i përgjithshëm në PS nuk donin të komentonin këtë kërkesë.

Lulzim Basha ishte më konkret. Ai tha:”PD do të depozitojë javën e ardhme një nismë pefektive ndaj SPAK dhe BKH, e cila dorëzohet në Kuvend. Kjo paketë pro-spak, nuk është kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës, apo Berishës, është mbi të gjitha përmbushje ndaj angazhimit tonë për sistemin e drejtësisë. 4 do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse të buxhetit të shtetit, për burime njerëzore të bëra nga SPAK. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 15% numrin e hetuesve.”, shtoi Basha.

Pra, ndonëse është pak herët për të krijuar një ide, por gjithsesi siç thotë shprehja e urtë popullore se “dita duket që në mëngjes”, kjo kërkesë ka pak gjasa të miratohet, pasi të gjithë nuk e duan SPAK-un, e kanë frikë. E kemi fjalën për politikanët, sepse populli voton si institucioni më i besuar.

Në të vertetë e vetmja zgjidhje mbetet prapë Amerikanët si në vitin 2016 kur i morën prej zverku të gjithë deputetët që të votonin reformën në Drejtësi.

Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe ndëshkim për ata që kanë prekur buxhetin e shtetit me anë të pushtetit.

Dhe që të vendoset drejtësia si në Amerikë apo në Europë duhen diku mes 10 apo 15 viteve, ku SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme të punojnë me këtë ritëm arrestimesh dhe hetimesh. Bile pagat e prokurorëve të SPAK dhe të gjykatës së Posaçme duhet të jenë 10 mijë euro në muaj. Pagat e tyre janë sa një anije me kontrabandë cigare apo naftë që futet në portet tona.

Kjo që kërkon Altin Dumani është kërkesë e ligjshme në kushtet  e Shqipërisë.

Por nëse nuk e miratojnë, atëhere fiton politika e korruptuar dhe mafia, pasi kushdo prokuror, sado trim dhe profesionist të jetë do të fus FRENA DORE, sepse nesër kur të mos jetë më në SPAK, do të jetë në mes të rrugës.

Dhe shembulli me konkret është gjyqtari i gjykatës së krimëve të rënda, Gurali Brahimllari, që kishte dënuar me burgim të përjetshëm bandat më të rrezikshme shqiptare dhe reforma në drejtësi e nxori në rrugë padrejtësisht dhe mizorisht.

Ndaj që të mos jenë si Gurali Braimllari ata kanë nevojë për garanci kushtetuese, për një mandat të dytë.

Etiketat e lidhura

Daniel Muçaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.