Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 11:14 Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve Policia e Tiranës ka arrestuar në 51-vjeçar, i cili akuzohet se u ka shitur fishekzjarrëve protestuesve të cilët i kanë përdorur në protestat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush po e qeveris realisht Bashkinë e Tiranës, i zgjedhuri nga qytetarët apo prokuroria speciale?

Aktualitet E mërkurë, 17 Dhjetor 2025 20:46
Kush po e qeveris realisht Bashkinë e Tiranës, i zgjedhuri nga qytetarët apo prokuroria speciale?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tani pyetja që kumbon çdo ditë e më shumë është kjo: a është masa e sigurimit një instrument për mbrojtjen e hetimit penal, apo është praktikisht një mjet për të ndaluar ushtrimin e një funksioni të zgjedhur publik dhe, rrjedhimisht, për të ndërhyrë drejtpërdrejt në ushtrimin e pushtetit të zgjedhur? Pra, një zëvendësim “me dhunë” i vullnetit të zgjedhësve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit vjetor. Jo për arsye personale. Jo për një favor. Por sepse ligji dhe vetë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ia njohin atij personalisht kompetencën ekskluzive të propozimit të buxhetit, si instrumenti kryesor politik i një bashkie. Këshilli Bashkiak, në mënyrë institucionale, i është drejtuar SPAK-ut për të lejuar praninë e kryetarit. Përgjigjja e dhënë është shumë cinike: lejet për të burgosurit jepen vetëm për arsye familjare (dergimi i djalit per here te pare ne shkolle nga erion veliaj nuk u konsiderua arsye familjare).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Para 1 minute
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Para 11 minutash
Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues t...

Para 28 minutash

Ky argument do të ishte bindës, nëse vetë realiteti nuk do ta kishte rrëzuar tashmë. Kur Erion Veliaj u paraqit në Gjykatën Kushtetuese, ai u lejua nga SPAK dhe autoritetet e burgjeve. Pra, është pranuar se detyrimet shtetërore dhe institucionale përbëjnë arsye legjitime për dalje të kontrolluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Atëherë lind pyetja që nuk merr përgjigje: pse një proces gjyqësor konsiderohet më “i domosdoshëm shtetëror” sesa procesi i miratimit të buxhetit, një proces jetik shtetëror për një qytet? Të dy janë detyrime ligjore. Të dy janë procese që nuk zëvendësohen dot arbitrarisht. Të dy janë pjesë e shtetfunksionimit.

Por buxheti ka edhe një dimension tjetër, shumë më të rrezikshëm për t’u injoruar: ai është instrumenti i vetëm politik që i përket ekskluzivisht kryetarit të zgjedhur të bashkisë. Askush tjetër nuk mund ta propozojë. As nënkryetarët. As administrata. As Këshilli Bashkiak vetë. Cdo akt i ndryshëm do ishte i pavlefshem dhe antidomkratik.

Nëse kryetari i zgjedhur nuk lejohet ta ushtrojë këtë kompetencë, institucioni hyn automatikisht në rrezik falimentimi funksional. Pa buxhet, bashkia nuk ka pagesa, nuk ka investime, nuk ka shërbime, nuk ka qeverisje. Dhe kjo ndodh jo si pasojë e një vendimi politik apo demokratik, por si rezultat i një ndalimi procedural të vendosur nga organi i ndjekjes penale. Këtu nuk po flasim më për kufizim individual. Po flasim për paralizim institucional. Dhe ky paralizim bie drejtpërdrejt mbi qytetarët e Tiranës, të cilëve u është hequr, në mënyrë indirekte, vullneti i shprehur me votë.

SPAK nuk shpjegon cilat prova rrezikohen nga prania e kryetarit në Këshillin Bashkiak.

Çfarë prove konkrete do të prishej? Cilin dëshmitar do të ndikonte? Cilin dokument do të manipulonte, në një sallë publike, me protokoll zyrtar dhe nën shoqërim policor, pikërisht si në Gjykatën Kushtetuese? Në mungesë të këtyre përgjigjeve, një përfundim bëhet i pashmangshëm: masa e sigurimit nuk po përdoret për të garantuar procesin penal, por për të ndaluar ushtrimin e funksionit publik. Edhe disa orë ushtrim detyre janë konsideruar të papranueshme. Jo sepse përbëjnë rrezik juridik, por sepse përbëjnë rrezik politik dhe institucional.

Kjo nuk është më drejtësi penale; është menaxhim pushteti përmes masave penale. Në këtë pikë, çështja është e thjeshtë: a mundet një organ procedues të ndalojë funksionimin financiar të një institucioni të zgjedhur, duke mos lejuar ushtrimin e një kompetence ekskluzive kushtetuese? Nëse përgjigjja është po, atëherë pyetja që mbetet për shoqërinë është e thjeshtë dhe shqetësuese: kush po e qeveris realisht Bashkinë e Tiranës, i zgjedhuri nga qytetarët apo prokuroria speciale? (marrë nga Tema)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve
Para 1 minute

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë
Para 9 minutash

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali
Para 11 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të
Para 21 minutash

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 4 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.