Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:25 Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS! Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Le Matin 1913, intervista ekskluzive me Ismail Qemalin për Esat Pashën dhe të ardhmen e Shqipërisë

Aktualitet E enjte, 24 Dhjetor 2020 13:11
Le Matin 1913, intervista ekskluzive me Ismail Qemalin për Esat Pashën dhe të ardhmen e Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2020

Ismail Qemal Beu, një shqiptar nga Shqipëria, deputet i Vlorës në Dhomën e Deputetëve të Kostandinopojës, kreu i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë të formuar në Vlorë disa kohë më parë, sapo kaloi nëpër Paris. Dje, ne realizuam me të një intervistë, para se të nisej për në Londër.

Çfarë mendoni, çfarë mendon qeveria e përkohshme shqiptare për Esad Pashën për lajmin që ai e ka shpallur veten Mbret të Shqipërisë?

Unë e njoh shumë mirë Esad Pashën. Ai është një njeri trim dhe guximtar. Nuk mund ta pranoj lajmin që gazetat po botojnë se ai ka bërë një marrëveshje me mbretin e Malit të Zi. Nëse të jap Shkodrën, më lini Shqipërinë. Nuk dua ta besoj, sepse nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo vetëm që Esad Pasha do ta tradhtonte Shqipërinë tonë, por gjithashtu ai do të kishte treguar pak inteligjencë dhe largpamësi, sepse populli shqiptar, tek i cili ai mbështetet nuk do t’ia falte asnjëherë aktin e tij të tradhëtisë. Ai do t’i kundërshtonte çdo përpjekje të tij për të imponuar vullnetin dhe respektuar dëshirat e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A besoni, edhe nëse lajmet për marrëveshjen e tij me mbretin Nikolla janë të pasakta, që Esad Pasha mund të qëndrojë dhe të bëhet, në fakt, mbret i Shqipërisë?

Nuk e besoj. Së pari, ne nuk duam që një vendas të jetë princi i Shqipërisë. Ne nuk e duam atë, sepse, për të pasur marrëdhënie të dobishme dhe fitimprurëse, ne kemi nevojë absolutisht për një princ të huaj, një princ të huaj të caktuar nga vetë Fuqitë, i cili, falë situatës dhe marrëdhënieve të tij personale, mund të siguronte për Shqipërinë atë që do t’i duhej nga jashtë. Një vendas nuk do të mund të vendoste kurrë marrëdhënie të kënaqshme me të huajt ashtu si një sovran i huaj, anëtar i ndonjë familje princërore, ose i lidhur me njërën prej tyre, dhe i cili, për më tepër, do të siguronte dashamirësinë e Fuqive të Mëdha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mendoni se Esad Pasha do të mund të qëndrojë (në pushtet) në Tiranë apo në ndonjë vend në Shqipëri?

Jo, nuk e besoj atë. Ushtria e tij e vogël do të shpërbëhet dhe populli nuk do ta ndjekë atë. Ai nuk ka mjete për të ushqyer ushtrinë e tij dhe mund të llogarisë vetëm tek populli për t’i siguruar këto mundësi. Ai nuk ka municione për të mbajtur një qëndrim të rrezikshëm. Nuk besoj se Esad Pasha mund të mbajë pushtetin.

Mund t'ju interesojë

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 5 minutash
Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 58 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 1 ore

A mendoni se ai do të ketë mbështetjen e shteteve të Ballkanit?

Jo, nuk e besoj atë. Vetë Mali i Zi nuk do të kishte interes për të mërzitur fuqitë e mëdha, të cilat me siguri nuk do të duan të dinë asgjë për Esad Pashën.

Si e shihni krijimin e shtetit të ri shqiptar? A keni burime për jetën dhe administratën e vendit?

Ne me siguri do të kemi burimet e nevojshme. Nëse kufijtë e vendit tonë mbeten ata të vendosur nga Evropa, ne do të kemi një popullsi prej rreth 1.200.000 shpirtrash. Popullsia është homogjene, shqiptare, do të flasë vetëm një gjuhë; do të ketë të njëjtat zakone, të njëjtat ambicie. Pavarësisht se njerëzit tanë janë katolikë, myslimanë apo ortodoksë, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi. Nuk do të ketë tek ne mosmarrëveshje për arsye të besimeve të ndryshme fetare. Ne do të kemi, me taksa të arsyeshme, të ardhura prej 60 milion frangash, të cilat do të jenë më se të mjaftueshme për një administratë të mirë dhe për pagat e një xhandarmerie dhe një milice.

Pra, ju nuk doni një ushtri?

Jo! Për çfarë do të na duhej një ushtri ? Ne do të kemi një milici, si në Zvicër, ashtu dhe në Mal të Zi. Kështu që unë them se të ardhurat tona do të jenë të mjaftueshme për të paguar mirë nëpunësit tanë civilë, përveç interesit të një kredie që do të duhet të marrim për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe ndërtesave të shërbimeve publike. Ne nuk duam shumë nëpunës publik, por ata që do të punësojmë do të paguhen mirë. Ne e duam Shqipërinë për shqiptarët. Ne duam të jemi të pavarur. Ne nuk duam të jemi vasalë të Turqisë ose të ndonjë vendi tjetër. Kushtetuta jonë do të bazohet në formulën e mëposhtme ”Shqipëria dëshiron pavarësinë kombëtare nga ana ekonomike dhe politike. Shqipëria dëshiron të ecë në harmoni të plotë me shtetet e tjera të Ballkanit. Shqipëria dëshiron të gëzojë dashamirësinë e të gjitha fuqive të Evropës pa përjashtim”.

Etiketat e lidhura

Aurenc BebjaIsmail Qemali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 5 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 16 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 26 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 28 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.