Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

Aktualitet
E premte, 5 Dhjetor 2025 21:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Blerina Gjoka (BIRN)

Pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore, ish-deputeti Ervin Salianji dhe mjeku Ilir Alimehmeti kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti – një lëvizje e shëndetshme sipas analistëve të politikës, por që ende i mungon vizioni.

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Salianji, i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që kanë demokratët të dëgjohen nga drejtuesit e partisë.

“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gërryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet me listat e mbyllura,” tha në këtë takim Salianji.

Edhe pse nuk ka shpalosur deri më tani ndonjë ambicie të hapur për të sfiduar kreun e Partisë apo ndonjë platformë konkrete për reformimin e saj, lëvizja ka trazuar ujërat në partinë më të madhe opozitare që është përballur me përçarje dhe rënie të elektoratit që prej humbjes së pushtetit në vitin 2013.

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi të enjten Salianjin për një “axhendë personale dhe private”, ndërsa hodhi akuza dhe për pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Durrësit.

“Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë,” tha Berisha për gazetarët. Ai paralajmëroi se do të kishte “llogaridhënie” para strukturave për ata që sipas tij nuk kanë punuar për fushatën e PD-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm…,” shtoi më tej ai.

Salianji u zgjodh deputet në vitin 2017 si përfaqësues i qarkut të Korçës, por në shtator të vitit 2024, mandati i tij i deputetit u ndërpre pas dënimit nga gjykata me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë në lidhje me një audio-përgjim përmes së cilit u pretendua se ekspozoheshin lidhjet kriminale të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Procesi gjyqësor u cilësua prej Salianjit dhe Partisë Demokratike si i montuar politikisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Salianji ka afruar pranë vetes të pakënaqur të tjerë brenda radhëve të PD-së, siç është doktor Alimehmeti, një figurë e re karizmatike që nuk mundi të hynte në parlament për shkak të rezultatit të dobët të Partisë Demokratike në Tiranë.

Pavarësisht sulmeve nga Partia Demokratike, ekspertët e politikës e shohin këtë lëvizje si të shëndetshme për demokracinë brenda partisë, edhe pse sipas tyre i mungon vizioni për të adresuar krizën e besueshmërisë publike të Partisë Demokratike.

“Lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit është shenjë e një pakënaqësie brenda PD-së, po aq sa dhe një shenjë e një mundësie për rivalitet për kreun e partisë,” tha Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike.

Sipas tij, Salianji dhe Alimehmeti nuk janë të parët që e provojnë, por janë në kushte pak më të ndryshme se “kryengritjet” e mëparshme, për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet sot opozita.

“Me shumë gjasa në ditët në vijim do të krijohet një spirale rritëse përballjeje politike të shëndetshme brenda partisë. Them të “shëndetshme”, sepse mendoj se rreziku më i madh i PD-së është status quo-ja, dhe jo sfidimi i situatës,” shtoi Hasimja.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 6 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 40 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 57 minutash

Analisti Neritan Sejamini e sheh me skepticizëm lëvizjen e saponisur dhe faktin që, si drejtuesit e partisë, edhe të tjerët i bëjnë takimet me militantët brenda partisë.

“Problemi kryesor i zhvillimeve në PD është se merren vetëm me militantët e partisë, ndërkohë që kjo parti ka problem me besueshmërinë publike,” tha Sejamini për BIRN, duke shtuar se “aktivitetet partiake s’ka pse të bëhen para kamerave se rrezikojnë të dobësojnë thelbin e diskutimit”.

Gjithsesi, Sejamin e quan të mirë çdo lëvizje në aspektin e sfidimit për kryetar të PD-së, por ky sfidim sipas tij duhet të ketë një vizion të qartë për publikun.

“Berisha ka thënë që do të rikandidojë për kyetar dhe sfida është e mirë në këtë drejtim, por ata që kandidojnë duhet të kenë një vizion dhe jo vetëm një vizion për forcimin e PD-së, por një vizion për Shqipërinë dhe se si do të duhej të ishte qeverisja e PD-së,” sugjeron Sejamini.

Lëvizja e udhëhequr nga Salianji dhe Alimehmeti vjen në një kohë kur konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike është ende i freskët dhe ku beteja politike dhe ligjore mes Berishës dhe ish-kryetarit Basha zgjati për më shumë se dy vite.

Konflikti që shkoi deri në përplasje fizike mes mbështetësve të dy palëve për të marrë selinë e partisë, nisi në vjeshtën e vitit 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, pasi ai u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha, i cili është dorëhequr nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013 por kishte vijuar të qëndronte deputet dhe të ruante ndikimin politik, nisi të ashtuqujturën ‘foltore’, një tur takimesh me anëtarët e partisë që kulmuan me një krijimin e strukturave paralele dhe rimarrjen përfundimtare të drejtimit të kësaj partie.

Gjithsesi, Berisha nuk arriti të fitojë besimin e publikut për të sjellë sërish në pushtet Partinë Demokratike, ndërsa po përballet me drejtësinë për akuza korrupsioni në lidhje me dosjen e njohur si ish-klubi sportiv Partizani./BIRN/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 6 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 13 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 15 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 19 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.