Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta ndaj falsifikimit të monedhave, Hodaj: Bashkëpunim me 80 zyra homologe

Aktualitet E shtunë, 2 Nëntor 2019 10:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Projektligji për aderimin e vendit tonë në Konventën Ndërkombëtare të luftës kundër falsifikimit të monedhës, ka si qëllim krijimin e një qendre e cila do të jetë në kontakt të drejtpërdrejt me zyrat homologe të 80 vendeve anëtare të kësaj konvente, duke krijuar një kanal preferencial komunikimi për shkëmbimin e informacionit. Kjo konventë vjen si nevojë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, thotë se përmes kësaj konvente Shqipëria do të ndërtojë një zyrë qendrore që do jetë në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit sa i takon luftës ndaj falsifikimit të parave. ”Qeveria shqiptare ka sjellë në Kuvend një propozim për aderimin në një konventë ndërkombëtare në luftën kundër falsifikimit të monedhës. Është një konventë që shërben si një instrument për bashkëpunimin ndërkombëtar, janë më shumë se 80 shtete pjesëmarrëse”.

Sipas Hodaj, ky projektligj nuk vjen si nevojë e shfaqjes së këtij fenomeni në vendin tonë, por si pjesë e rrugëtimit të vendit tonë drejt integrimit në BE, pjesë e kapitullit 24. ”Nevoja nuk lind nga një ekzistencë e brendshme, pasi fenomeni në Shqipëri është i reduktuar dhe kufizohet vetëm në përdorimin e monedhave false. Është më tepër një pasojë e asaj qasjeje për modernizimin e legjislacionit dhe përafrimin e tij me legjislacionin e BE si dhe standardet ndërkombëtare. Do krijohet një zyrë qendrore te Policia e Shtetit që do jetë në kontakt të vazhdueshëm me Bankën e Shtetit, që është organi që prodhon monedhat dhe do jetë në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vendin tonë dhe në kontakt me zyrat homologe të krijuara në më shumë se 80 shtete anëtare”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky projektligj ka për qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për luftën kundër falsifikimit të monedhës, nënshkruar në Gjenevë, në 20 prill 1929. Kjo konventë siguron parandalimin dhe dënimin e veprës penale të falsifikimit të monedhës, nëpërmjet bashkëpunimit me shtetet anëtare, duke shkëmbyer informacion me anë të Zyrës Qendrore. Ky bashkëpunim pritet të realizojë objektivat në lidhje me evidentimin e shkeljeve dhe marrjen e masave të përbashkëta në luftën kundër falsifikimit të monedhës, duke respektuar legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi. Konventa ngarkon me përgjegjësi për zbatimin palët nënshkruese të saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngritja e Zyrës Qendrore nuk do të ketë kosto shtesë, pasi do të pozicionohet në ndërtesën aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në buxhetin aktual të Policisë së Shtetit për vitin përkatës. Edhe efekte financiare shtesë në lidhje me personelin nuk do të ketë, pasi punonjësit do të jenë pjesë e strukturës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Veprimtaritë në kuadër të kësaj konvente do të kryhen nga dy specialistë në Sektorin kundër Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, veprimtari e cila do të shtohet në procedurat e punës së sektorit dhe drejtorisë në fjalë. Krijimi i kësaj qendre nuk do të sjellë mbivendosje me sektorët e tjerë që luftojnë krimin ekonomik e financiar në Policinë e Shtetit, pasi detyrat e qendrës janë të mirëpërcaktuara dhe të pavarura nga detyrat e sektorëve të tjerë. Institucionet që ngarkohen për zbatimin e këtij akti janë Ministria e Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë), si dhe Ministria e Drejtësisë.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 4 orësh

Etiketat e lidhura

falsifikimi i monedhaveJulian Hodajzv.ministri i Brendshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 minutash

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 46 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.