Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lulzim dhe Aurela Basha zbulojnë këngën e tyre të dashurisë. Kreu i PD preket nga kënga ”Jon”: Ta ndalim këtë plagë

Aktualitet E diel, 18 Prill 2021 14:37
Lulzim dhe Aurela Basha zbulojnë këngën e tyre të dashurisë. Kreu i PD preket nga kënga ”Jon”: Ta ndalim këtë plagë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çifti Lulzim dhe Aurela Basha janë të ftuarit e Ardit Gjebreas në emisionin ”Gjysma ime” në ”E diela Shqiptare”. Suprizë ishte që moderatori Gjebrea këndi një pjesë të kngës së tij ”Jon”, ku edhe kreu Basha u emocionua, por dha një mesazh të fortë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. ”Ajo që e bën dyfish më emocional këtë moment për mua është unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të dielës tënde, i të “Dielës Shqiptare”, jam dhe si njeri me përgjegjësi të mëdha në një moment kur qindra mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë. Dhe e di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra ti drejtoj ekipit tim është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë mos ta këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve por për të qenë krenarë për të jetuar jetën tonë e për të ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend”,-tha Lulzim Basha.

Pjesë nga biseda

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 6 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 6 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 6 orësh

Ardit Gjebrea: Shiko unë do të, për një moment do të ftoja 2 miq, që të cilët i kemi ftuar sot në program sepse doja që të konkretizonim disa nga momentet e bukura tuaja. Dhe kemi këngëtarin Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Përshëndetje, kemi marrë disa informacione për këngët tuaja dhe do të doja të thoni se çfarë kujtoni nga kjo këngë. Jemi gati? Forca. Çfarë ju kujton kjo këngë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lulzim Basha: Kjo është kënga e preferuar e Aurelës dhe e një shoqes sonë të përbashkët.

Aurela Basha: Party-t në gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Party-t në gjimnaz?

Aurela Basha: Po festat, ekskursionet.

Ardit Gjebrea: Ju kujtojnë rininë dhe kjo ka qenë kënga juaj.

Lulzim Basha: Mbrëmjet, mos harrojmë mbrëmjet që shkonim në shtëpinë e dikujt, vinim kasetat dhe kërcenim më njëri tjetrin këngën “The total eclips of the heart”.

Ardit Gjebrea: Pra kënga e preferuar e Aurelës. Po një këngë tjetër?

Lulzim Basha: Renis je i madh. Një njeri i vetëm, me ndihmën e Ermalit sigurisht të arrish të kapësh një nga këngët më të bukura të Pia Zadora dhe Jermaine Jackson me tekstin ‘When the rain begins to fall’. Pa pikë diskutimi, një ndër tre-katër këngët më të bukura për mua, suksese i jashtëzakonshëm kur i luaja është dhe kënga jonë e preferuar.

Ardit Gjebrea: Dhe kënga e të dyve pra, le ta themi kënga e të dyve. Në top listën tuaj u përkëdhela shumë kur mora vesh që është edhe një këngë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit Renis! Faleminderit!

Renis Gjoka, Ermal Meta: Faleminderit! Shumë faleminderit.

Aurela Basha: Ky është himn Ardit i viteve 90-të. Edhe ne jemi nga…

Lulzim Basha: Është shumë më shumë se kaq. Ky është një himn, është himn. Njëherë t’i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion, sesa ky himn që ka emrin e tij. E dyta të them që me gjithë çfarë na pyet dhe se si i ke përjetuar gjërat, e të tjerë e të tjerë, asgjë nuk i shpreh më shumë gjërat sesa kjo këngë. Kënga Ardit, teksti dhe muzika, të dyja bashkë, mjafton të dëgjosh këtë dhe e kupton, e ndien atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë, që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt perëndimit. Shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim, kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë, apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Por mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu, kësaj radhe më ka rënqethur si asnjë herë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Lulzim Basha: Dhe ka një arsye tjetër, në qoftë se mund ta them dhe këtë, sepse do s’do megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapë krijove një skenë intime me pyetjet që na bëre, na ktheve, më ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Domethënë gërmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe pastaj luan “Jon”. Dhe kur e dëgjonim këtë këngë, kur ishim atje, domethënë emocionet janë të pa, këtë moment e kam të vështirë ti shpreh me fjalë. Ajo që e bën dyfish më emocional këtë moment për mua është unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të dielës tënde, i të “Dielës Shqiptare”, jam dhe si njeri me përgjegjësi të mëdha në një moment kur qindra mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë. Dhe e di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra ti drejtoj ekipit tim është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë mos ta këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve por për të qenë krenarë për të jetuar jetën tonë e për të ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend. Kaq, se nuk dua të… E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales sepse realisht më emocionove shumë me këtë këngë.

Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para ca ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po, më tha mua. Dhe tani e pashë.

Lulzim Basha: Nuk e pe, sepse e fsheha.

Etiketat e lidhura

Aurela BashaLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.