
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur nën ujë disa banesa në Shijak, pasi për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të natës ka dalë nga shtrati lumi Erzen.
Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen janë përmbytur biznese dhe shtëpi.
Shiç shihet edhe nga fotot e mëposhtme të përmbytura janë katet e para të banesave. Sipas raportimeve flitet për 10 familje të izoluara.

