Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:31 Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maks Velo, ministres: Politika e sotme agresive e injorante, po e dëmton në themel arkitekturën

Aktualitet E premte, 1 Nëntor 2019 14:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Jepet çmimi “Mjeshtër në Arkitekturë” për Petraq Kolevicën, si një ndër arkitektët me kontribute e vlera të mëdha në gjenezën e Arkitekturës Moderne Shqiptare”. Ka qenë ky nderimi e motivacioni për arkitektin që u nderua të mërkurën në mbrëmje. Por mbledhja dha rastin për t’u ndalur edhe në atë që është fati i sotëm i veprave të tij dhe vullneti i shndërruar i Kolevicës.

FJALËT E RASTIT
Kreu i Shoqatës së Arkitektëve, Armand Vokshi, u shpreh se ky është një moment shumë i veçantë, sepse Kolevica e meriton vlerësimin për veprat e bukura që ka bërë dhe jetën prodhimtare që ka pasur.

Duke u ndalur në momente të ndryshme të jetës së arkitektit, Vokshi tha se ai qe ndikuar nga Vangjush Mio edhe Vangjush Tashi dhe se pas studimeve në Tiranë iu kushtua arkitekturës me një mori objektesh, si godina e Sanatoriumit, banesa pranë kinema “Partizanit”, blloku i banesës pranë Bankës Kombëtare, godina e banimit në hyrje të bllokut, ndërtesa Institutit të Kërkimeve Veterinare në zonën e Kinostudios. “Bashkautori i ekspozitës ‘Shqipëria sot’, ish-Agjencia Ajrore Kineze në bulevardin ‘Zog i Parë’, blloku i banesës për diplomatët në rrugën ‘Skënderbej’, bashkautor në projektin e Muzeut Historik Kombëtar, e mandej në Korçë është autor i disa objekteve, për të mos harruar bibliotekën ‘Thimi Mitko’, që ka ndryshuar pamje kohët e fundit. Janë një mori objektesh për të cilat është vlerësuar edhe me dekorata e çmime nga shteti shqiptar. Është shumë interesante figura e tij poliedrike, sepse Kolevica është marrë edhe me letërsi edhe me vizatim. Interesant janë edhe librat që ka botuar”, tha Vokshi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas tij, fjalën e mori ministrja e Kulturës, Elva Margariti me shkollim arkitekte.

“Unë jam krenare se nuk vij këtu vetëm si ministre, por si kolege, si arkitekte. Arkitekti është një figurë shumëplanëshe e mendoj se ne, këtë titull ia kemi vënë prej shumë vitesh, por nuk e kishim zyrtarizuar si sot”, tha ajo. Titullarja e Kulturës u shpreh se Kolevica ka një shumëllojshmëri të artit edhe të shprehjes artistike, të emocioneve që jo të gjithë arrijnë ta bëjnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pasi iu dorëzua çmimi, Petraq Kolevica tha se “tani që jam i rrethuar nga kaq miq, shokë, të njohur edhe të panjohur, nga shumë arkitektë të rinj, e ndiej veten shumë të nderuar, ashtu sikundër nuk kam qenë asnjëherë. Ju faleminderit shumë! Për Arben Biçokun, pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e mençur që quhet Edita Kolevica. “Kam bindjen që pa Edita Kolevicën ato vepra nuk do të ishin ashtu. Prandaj, mendoj se çmimi u takon të dyve sot”, tha ai. Ndërsa matematicieni Aleko Minga u shpreh se Kolevica ishte artist në shpirt, që e ndiente të bukurën, e zbulonte magjiken. Këtë shkëndijë hyjnore që kishte në shpirtin e vet e shndërroi në një flakë dhe bëri gjëra të dobishme për të. Ai lexonte dhe rilexonte asokohe mjeshtrit e mëdhenj të kulturës shqiptare dhe i dinte përmendësh veprat e tyre.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 3 orësh

MAKS VELO, PËR KOLEVICËN DHE SHTETIN
Arkitekti Maks Velo, në fjalën e tij, kujtoi se “Petraqin e kam njohur që në fillore. Edhe në Politeknik mbaruam bashkë. Ishte merita e Besim Dajës që na përgatiti të dyve. Ishim dy arkitektët e parë që dilnim nga Politekniku. Ka qenë një periudhë e vështirë, por edhe kjo që kalojmë sot nuk është periudhë e bukur”, tha Velo. Ai vuri në dukje se kanë punuar bashkë në një zyrë kur Kolevica bëri bibliotekën dhe tha se ai “kishte një cilësi, çdo gjë e bënte me një vullnet të pakthyeshëm. Janë dy qytete që ai ka lënë shumë gjurmë, në Korçë edhe në Tiranë”, tha Velo. Fjala e tij në vijim u ndal të shndërrimet që i janë bërë godinave, kur ministrja përmendi botimin e një kolane për arkitektët.

“Unë e kam thënë disa herë, se masakra që i ka bërë bibliotekës në Korçë arkitekti gjerman është e paimagjinueshme. Me ç’të drejtë ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet. Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar”, tha Velo. Më tej, ai shtoi: “Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve. Pallatit të Kongreseve nuk i është bërë asnjë riformulim edhe funksionon perfekt. Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të marrë pare, të tjerat janë gënjeshtra. Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti”.

Velo pyeti se për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. “Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paret i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kotë, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante, saqë po e dëmton në themel arkitekturën”, tha ai me tone të ashpra. Sipas arkitektit Maks Velo, “nuk ke në të gjithë botën. A mund të më thuash në Paris një godinë që e riformuluan. Më thuaj një? Çdo godinë pastrohet e rigjenerohet që të qëndrojë. Janë gjëra skandaloze. Ose godina pas bankës, përse të mos kthehet ashtu siç ishte. Nuk mjaftojnë vetëm çmimet edhe pastaj nga pas kurrizit t’ia shkatërrosh veprat. Në radhë të parë duhet të shohin veprat, veprat janë çmimi më i madh. Edhe nga veprat dalin edhe çmimet e tjerë”. /GazetaShqiptare/

Etiketat e lidhura

Maks Velo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 2 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 11 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.