Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marin Orhanasi, aktori që sfidon në betejat ngadhënjimtare të artit skenik, me talent dhe mirësi

Aktualitet E martë, 3 Qershor 2025 09:19
Marin Orhanasi, aktori që sfidon në betejat ngadhënjimtare të artit skenik, me talent dhe mirësi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Mirësia dhe talenti ndoshta nuk janë të mjaftueshme për të qenë i suksesshëm në betejën e vështirë të artit skenik. Por më së shumti, si manifestues i këtij dualiteti vlerash identifikimi, të duhet të ndeshesh në kacafytjen e ngadhënjimit për sfidë, për të ruajtur njeriun përballë një erozioni gërryes të imponimeve sociale dhe faktorëve deformues të përkatësisë.
Ndoshta, në botën së cilës i përkasim, talenti është i pamjaftueshëm edhe pse është përcaktues, e aq më pak mirësia, përkushtimi i përmbushjes së rolit prindëror, sipërmarrja e ruajtjes së ekuilibrit dashuror. Por Marin Orhanasit, aktorit më të spikatur të brezit të ri, kaq i ka mjaftuar, jo vetëm të tregojë, se me mirësi dhe me talent, mund të mposhten të gjitha barrierat që ngre realiteti, por njëkohësisht të sjellë një model prindi dhe bashkëshorti, kolegu bashkëpunues dhe miku të pashoq. Ndoshta kjo nuk është e gjitha, megjithatë, kjo është lënda me të cilën ai formëson lartësimin e aktit krijues dhe virtuozit interpretues, për ta shpërfaqur atë si vetveten.
Nga skena e teatrit dhe në atë te Portokalli, Marin Orhanasi ka ndërtuar një emër dhe një shënjim vlera përfaqësimi, të atij integriteti, që më shumë se e motivon, e realizon, duke u pamjaftuar asnjëherë me çfarë ka bërë dhe si e ka bërë, por të kërkojë të zgjojë gjithnjë e më thellë brenda vetes, atë që do të jetë dhe do të mbetet, jo vetëm në të tashmen e atypëratyshme të lojës, të qeshurave, batutës, por edhe në konturimin e një identiteti që spikat dhe frymëzon.
Sepse, ky njeri i mirë e i thjeshtë, ky bashkëshort e prind model, koleg dhe bashkëpunëtor komod, beson te pasioni dhe përkushtimi, tek ajo gjendje sipërore që i blaton të bukurës, për të mbërritur Nirvanën.
Kjo paqe shpirtërore, natyrshëm në rrugën e përmbushjes, kërkon angazhim maksimal e përfshirje të epërme emocionale dhe krejt kjo për të rrugëtuar çdo ditë dhe në çdo angazhim drejt përsosjes dhe përmbushjes së ambicies si aktor.
Në një botë ku personazhet e humorit shpesh duken më të përkohshëm se vetë lajmet që i frymëzojnë, Marin Orhanasi është kthyer në një shtyllë të pandryshueshme të skenës komike shqiptare, dhe jo vetëm. Prej më shumë se 20 vjetësh, ai është pjesë e pandarë e spektaklit të së dielës mbrëma, “Portokalli”, me rolet e tij ikonike, duke mishëruar dhjetëra karaktere, që nga polici tipik shqiptar, deri te imitimet e personazheve të politikës së ditës. Ai, ia ka dalë me një guxim të admirueshëm dhe një intuitë të jashtëzakonshme për atë që publiku pret e nuk pret.
Dhe i gjithë ky rrugëtim ka dëshmuar se ajo çfarë ai ka arritur dhe ajo që atë e ka bërë të njohur, e kanë patur të pamundur që ta transformojnë, ta detyrojnë të mbajë maskë, të jetë i rrethuar gjithnjë nga një distancë papërshkueshmërie e njerëzve që e duan dhe adhurojnë. Ai ka qenë dhe ka mbetur Myslym Shyrsi që ata kanë njohur, që e kanë mik vegjëlie, dhe ata që ndjehen krenarë që ndajnë me të zakonshmërinë e çdoditshmërisë.
Marini, megjithatë, nuk është thjesht një aktor i zoti, i temperuar në 30 premiera sfide skenike, i sprovuar në sa e sa stuhi përfaqësimi skenik, ai është një rrëfim njerëzor më vete, një i vërtetë.
Në paraqitjen e tij të fundit në emisionin “Se Luan Topi”, ai u tregua po aq i sinqertë sa është shpesh i papërmbajtshëm në skenë. “E kam nisur teatrin për të justifikuar mungesat në shkollë,”, thotë me një buzëqeshje që përzien nostalgji dhe humor. Hartimi i tij i famshëm me vetëm dy fjali, “Mirë faleminderit, si ke qenë ti?”, ndonëse një refuzim fëmijëror për të shkruar, ishte në vetvete një akt spontan kreativiteti, një zë i hershëm që nuk i bindej konvencioneve, por donte të fliste në mënyrën e vet.
Ky shpërthim i natyrshëm për të mos u përkulur përpara shablloneve e ndjek Marinin edhe në skenë. Ai është një aktor që nuk e shmang rrezikun. Roli i tij si Lulzim Basha, për shembull, një prej imitimeve më të njohura, ka qenë një sfidë më vete. “Është një rol që më ngjit, por më jep edhe siklet,”, ka pohuar ai, duke pranuar se të luash figura reale, sidomos në një realitet politik të tensionuar si i yni, është një akt që kërkon balancë mes guximit, përgjegjësisë dhe intuitës artistike.
Marini është një aktor që e zotëron ironinë, por nuk e humbet dinjitetin, përkundrazi e ballafaqon atë në ndeshjen e triumfit të karakterit dhe tipologjisë së individit që del prej tij jo vetëm nga loja por nga shpirti.
Ai nuk e përdor batutën vetëm për të shkaktuar të qeshura të shpërthimta, por për të ngacmuar mendimin, për të bërë reflektim nëpërmjet humorit, për të fshikulluar dhe gilicuar, për të shkundur dhe përmendur, tronditur e ndërmendur.
Monologët e tij në “Portokalli” janë shpesh më shumë se thjesht parodi, ato janë sinjalizime të qarta se aktori nuk është një argëtues i zakonshëm, por një interpretues i ndjeshëm i realitetit shoqëror, një zë i zëshëm i nevojës për të qeshur dhe për të medituar.
Në një epokë ku humori shpesh e rrezikon thellësinë për hir të efekteve të shpejta, Marin Orhanasi mbetet një shembull i rrallë i aktorit që nuk i është dorëzuar lehtësisë, por ka sfiduar me qëndresë personaliteti. Ai është i rrënjosur në traditën e aktorit që kërkon të bëjë më shumë sesa të argëtojë, të prekë ndjenjat, të zgjojë përshtypje, të nxisë ide dhe kreativitet. Dhe për këtë, jo vetëm skena, por edhe publiku, ka arsye ta vlerësojë.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 8 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 42 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 58 minutash

Etiketat e lidhura

albert vatajMarin Orhanasi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 20 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.