Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Masakra, flet shqiptarja e videos: Shoferi bërtiste Allahu Ekber

Aktualitet E enjte, 29 Prill 2021 04:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tronditja në zërin e saj është e thellë. Gati asfiksuese. Aq sa emocionet e mbysin herëpashere telefonatën me Nicën e largët. Aty ku shqiptarja Alma Rama por edhe shumë të tjerë që kishin dalë të shikonin fishekzjerret e Ditës Kombëtare të Francës, përjetuan një nga masakrat më të përbindshme njerëzore. Atë që sdo ta priste askush: një kamiion frigoferik që ecën për gati 2 km përgjatë lungomares dhe lë me vetëdije 87 të vdekur dhe shumë të tjerë që janë ende në luftë me vdekjen. Atë moment që Alma do ta sillte nëpërmjet një video tronditëse, që shpejt u bë virale në rrjetet sociale. Ku vajza vetëm pak sekonda pas konsumimit të tragjedisë, kërkonte me dëshpërim motrat dhe nënën e saj. Por që sidoqoftë nuk e ka penguar të rifillojë sot jetën aty ku e la. Të hapë dyqanin ku punon si edhe të flasë ekskluzivisht për Opinion.al për atë çka ngjau mbrëmë në lungomaren e Nicës….

Alma përshendetje. Ky është një moment tejet tronditës për ty dhe për të gjitha ata që u gjendën protagonistë të një masakre të tillë. Fillimisht si u gjendët në vendngjarje?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ishim duke parë festën e fishezjarreve që i paraprin Festës Kombëtare. 10 minuta para se të mbaronte mua mu bllokua telefoni. Mu duk diçka e çuditshme. Motra ndërkohë po xhironte dhe ne po i drejtoheshim qendrës, kjo pasi unë jetoj afer detit. Dua të saktësoj që motra e vogël dhe mami kanë ardhur me pushime, ndërsa unë dhe motra ime e madhe jetojmë në Nicë. Në momentin që po i drejtoheshim qendrës, po i thoja motrës të hamë dicka. Dhe u drejtuam te kazinoja e famshme. Ku kishte edhe një koncert. Nuk ishte ndonjë muzike e bukur. Dhe i thamë mamit që të kalonim në anën tjetër. Në këtë moment motra ime e pa kamionin dhe e xhiroi sepse ju duk e çuditshme. E xhiroi kamionin sepse ndërkohë po xhironte koncertin. Në këtë moment kuptuam  që diçka nuk po shkonte….

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe çfarë ndodhi më tej….

Dëgjuam thirrjet Allahu Ekber Allahu Ekber. Mami ndërkohë pa njerëzit e shtrirë në tokë. Ishte një masakër e vërtetë. Kamioni na erdhi nga krahu tjetër i lungomares pasi ndryshe edhe ne mund ta kishim pësuar. Menjëherë kemi vrapuar dhe aty kemi humbur njëra-tjetrën. U futëm në kazino me mendimin për t’u fshehur në parking. Pastaj policia na hapi portën e madhe të hekurit, ku kemi shkuar në shtëpi.

Mund t'ju interesojë

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Para 31 minutash
Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kame...

Para 52 minutash
A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?

A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?

Para 1 ore

Nuk e di. Ai moment kur nuk pashë motrën me vete ka qenë i frikshëm. Deri në momentin kur u bëmë të katërta bashkë në shtëpi nuk u besoja syve.

Po ju them që kam ecur gjithë kohës me mendimin që po eci kot, po vdes. Kur ishim të katërta nuk më besohej.. Pastaj filluam të mernim shoqërinë, njëri-tjetrin ku ishin.

Më pas më mori në telefon pronari. Ai kishte xhiruar gjithçka nga ballkoni i tij.

Alma ju e njihni zonën. Më thatë që kini katër vite që jetoni dhe punoni në Nicë. Si është e mundur që një kamion i tillë të futet deri në brendësi të lungomares dhe të ecë gjatë pa u pikasur nga forcat e policisë….?

Nuk arrij ta kuptoj se si mundet një kamion i tillë të futet në lungomare. Sepse deri në vendin ku ka ndodhur masakra ka ecur 2 kilometra. Unë në fillim kam kujtuar se ishin të pirë. Kurse policia po e ndiqte… Ishte e çuditshme, ndërkohë që në Promenade nuk lejohen të lëvizin makina dhe jo më të ecin kaq gjatë

Si është dita sot në lungomaren e Nicës?

Sot të gjitha shërbimet që janë në vijën e parë të lungomares apo Promenades jane te gjitha te mbyllura. Janë të hapur vetë supermarketet në krahun tjetër të Lungomares…Ndërkohë që ka akoma trupa përgjatë lungomares të cilët janë mbajtur aty mesaduket për ekzaminim nga policia.Intervistoi Dritan Laci/ Opinion.al

Për të parë videon klikoni këtu: VIDEO

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 2 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 9 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 10 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 12 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.