Duke nisur nga që sot, 12 mars, në Tiranë dhe Durrës nuk do të ketë më transport publik. Linja e urbanëve në dy qytet kryesore të vendit kanë marrë urdhër që të ndërpresin shërbimet deri në një vendim të dytë të institucioneve. Pezullimi i shërbimit është vendosur nga Task Forca për përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Epidemia e koronavirusi ka shkaktuar 1 viktimë dhe 14 persona të infektuar.
Bashkia e Tiranës bëri me dije se “në vijim të planit të masave mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar”.
Prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:
- Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);
- Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);
- Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).
Në mesnatë edhe bashkia e Durrësit njoftoi se në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.
Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:
- Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Durrësit)
- Shërbimi i transportit rrethqytetas, (linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna)
- Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut)
Lexoni edhe..
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë: 15 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri
Mbyllen baret dhe restorantet në Tiranë e Durrës, policia dhe ushtria në terren
Nëse nuk respektojmë masat, do kemi pasoja më të rënda se Italia
Bankat shqiptare këshillojnë klientët: Sa më pak kontakt me kartëmonedhat
Policia dhe ushtria ndalojnë në rrugët e vendit rreth 100 persona të kthyer nga Italia
