
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar se po paraqet si arritje në Shqipëri pamje që janë realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në lidhje me luftën ndaj flakëve. Në reagimin e tij, Berisha e ka cilësuar Ballën si “mashtrues interkontinental”, duke hedhur akuza mbi mënyrën se si ministri komunikon me publikun dhe paraqet aktivitetet apo rezultatet e qeverisë.