
Edhe pse janë ata që duhet që të tregojnë kujdes ndaj vendimeve që votojnë, pra deputetët sot treguan që kanë ”frikë” nga maska. Deputetët që këtë të enjte nuk e mbajtën maskën në mjediset e hapura, u ndëshkuan sapo lanë oborrin e Parlamentit. Ky është socialisti Florenc Spaho, që u gjobit nga policia. Deputeti tjetër që nuk e zbatoi vendimin për vendosjen e detyruar të maskës në mjediset e hapura ishte opozitari Alban Zeneli, i grupit demokrat. Edhe ai u gjobit nga policia. Policia ndaloi edhe deputetin Kujtim Gjuzi, kryetari i partisë konservatore, i cili po ashtu ishte pa maskë në rrugë.