Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbi rrënojat e tërmetit, thirrja dëshpëruese për Ramën: O na vrisni ose na jepni zgjidhje

Aktualitet E martë, 24 Nëntor 2020 21:24
Mbi rrënojat e tërmetit, thirrja dëshpëruese për Ramën: O na vrisni ose na jepni zgjidhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një vit më parë, më 26 nëntor, tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, tronditi Shqipërinë. Ishte tërmeti më i madhi i regjistruar në vend 30 vitet e fundit, që shkaktoi 51 viktima dhe 913 të plagosur. Mbi 200 mijë njerëz u prekën nga pasojat e tërmetit. Më shumë se 17 mijë njerëz u zhvendosën nga vendbanimet ekzistuese për t’u strehuar në struktura të përkohshme, shumë prej tyre në çadra. Janë rreth 1500 familje, që prej një viti jetojnë ende në çadra.

Sabahe dhe Ali Xhixha kanë një vit që jetojnë në këtë çadër. Aliu është i paralizuar prej 30 vitesh. E motra, Sabahja është e sëmurë nga zemra, me tension dhe diabet. Ajo ka sakrifikuar gjithë jetën që t’i qëndrojë pranë të vëllait, sepse ai ka nevojë të domosdoshme për shërbim të vazhdueshëm. Jetojnë vetëm me pensionin e invalidit, që përfiton Aliu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ilaçet më duhen se jam me tension. Lekë duhen, atij ia jep qeveria ilaçe, se ka 4 insulina në ditë, njëra bën 15 mijë lekë. Tani na ka ndihmuar kush ka mundur, shoqatat kanë sjellë, bashkia” tha ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jeta e tyre ka qenë gjithnjë e vështirë për shkak të varfërisë dhe sëmundjeve, por gjithsesi ia kishin dalë në një farë mënyre dhe vuajtjet ishin kthyer në rutinë. Atë që Sabahja e quante jetë të mire, zgjati deri mëngjesin e 26 nëntorit.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 6 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 32 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 40 minutash

“E kisha kokën brenda, paska edhe më keq. Mira isha”. Ata ishin brenda shtëpisë së vjetër në momentin kur ra tërmeti dhe ndërkohë që muret po kërcisnin dhe trarët po binin u përpoqën të dilnin jashtë rrënojave. Sekondat e kishin ndarë jetën nga vdekja mëngjesin e 26 nëntorit.

Qëndruan vetëm në oborrin e shtëpisë deri në mëngjes, më pas i strehoi një familje rreth dy javë, deri sa bashkia iu solli një çadër. Dhe në këtë çadër, kanë një vit që jetojnë. “Jetojmë në çadër me shpresë. Një dimër e kaluam këtu në çadër, është duke ardhur edhe një tjetër, edhe një tjetër, edhe një tjetër, edhe një tjetër. Mua më shohin si femër edhe thonë hajd përcille” tha ajo.

Ata duan veç të largohen nga kjo çadër e këto kushte. Lutja e Sabahes për kryeministrin është me të vërtetë dëshpëruese. “O na vrisni e mos ekzistojmë më ose na jepni zgjidhje” është thirrja e saj.

/Abcnews.al

Etiketat e lidhura

termeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 32 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 37 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.