Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me Zvicrën dhe Francën e meritonim një pikë

Aktualitet E mërkurë, 28 Prill 2021 13:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Xhani De Biazi nuk largohet nga Shqipëria. Një arsye më shumë është fakti se do të përballemi me Italinë në eliminatoret e Botërorit”. Kështu është shprehur Erjon Bogdani, ish­sulmuesi i shquar i kuqezinjve, i cili prej afro dy vitesh është emëruar si ndihmëstrajner në Kombëtare. I ftuar në emisionin “Euro Skaner” në televizionin “Ora News”, Bogdani foli për aventurën kuqezi në Europian, por jo vetëm.

Erjon, si lojtar nuk arritët dot të ishit me Kombëtaren pjesë e një kompeticioni të madh si Europiani. A ndiheni pak xheloz për këtë?

Ëndrra ime si lojtar ka qenë pjesëmarrja në një kompeticion të tillë, por nuk ia arrita dot. Megjithatë, kemi përjetuar momente shumë të bukura. Janë emocione të veçanta, që është e vështirë t’i shpjegosh me fjalë. Unë jam i kënaqur me veten time, pasi këtë arritje e realizova duke qenë zv.trajner i Kombëtares. Ishte diçka fantastike, që do të më mbetet gjatë në kujtesë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si një ish-­sulmues, duke i parë ndeshjet nga stoli, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje. Ekzistonte trysnia te skuadra në këtë debutim?

Natyrisht ekzistonte një­ farë presioni dhe aty ishte edhe frika jonë si staf. Gjithsesi, lojtarët arritën ta kalojnë këtë ngërç. Ne kemi punuar shumë nga ana morale dhe psikologjike, pasi të luash mirë dy ndeshje si ajo me Zvicrën e Francën dhe të mos marrësh pikë, normalisht ka dëshpërim. Futbollistët kanë qenë të nervozuar, por në fund u shpërblyen me atë fitore të merituar ndaj Rumanisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa vlen ai gol që shënoi Sadiku për një sulmues?

Vlen shumë. Në fakt, në këto tri ndeshje të gjithë lojtarët janë paraqitur shumë mirë, në veçanti Sadiku, i cili ka vrapuar shumë. Pas ndeshjes me Zvicrën, Armando ndihej si fajtor për rastin që humbi para portës, por të gjithë i kemi qëndruar pranë dhe na e shpërbleu me atë gol kundër Rumanisë.

Mund t'ju interesojë

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Para 31 minutash
Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kame...

Para 52 minutash
A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?

A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?

Para 1 ore

U mendua se Cikalleshi do të ishte sulmues kryesor, çfarë ndryshoi në Francë? Faktikisht, trajneri i ka pasur shumë të vështira zgjedhjet, duke filluar nga lista e parë. 23 lojtarët që ishin në Francë kanë qenë perfektë në stërvitje dhe jashtë saj, pra në të gjitha drejtimet. Vështirësia ishte e madhe, pasi të gjithë meritonin të ishin në formacion, por në futboll vetëm 11 duhet ta nisin nga minuta e parë. Zgjedhjet mendoj se kanë qenë të duhura dhe në 3 ndeshje kemi aktivizuar jo pak, por 20 lojtarë.

Po Gashi atë rast të humbur ndaj Zvicrës si e përjetoi?

E vuajti vetëm pas ndeshjes, sepse normalisht çdo lojtar mendon çfarë ka bërë. Ashtu si në rastin e Sadikut, edhe Gashit i ka qëndruar afër e gjithë skuadra duke e mbështetur. Nëse do të kishte mundësi të luante edhe në dy ndeshjet e tjera, mendoj se Gashi do të shënonte.

Përflitet për një debat të Gashit me zv.trajnerin Tramexani, si është e vërteta?

Jo, nuk është e vërtetë ajo që flitet. Vërtet Gashi humbi një rast të pastër ndaj Zvicrës, por një sulmues nuk mund ta vlerësosh për një episod. Me sinqeritet jua them se sulmuesve tanë, veçanërisht Sadiku dhe Gashi që humbën raste flagrante në ndeshjet e para, u kemi qëndruar afër për t’i karikuar për takimet e tjera. Në futboll ndodhin këto, sulmuesit humbasin raste dhe shënojnë.

Çështja “Xhaka”, çfarë ndodhi?

S’e di të jetë pezulluar dhe të jem i sinqertë, nuk kam parë as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës. Di të them se Xhaka është treguar superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë. Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme në stomak. Ndonjë lojtar tjetër në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli.

Statistikat e UEFA­s nxjerrin Abrashin si lojtarin që ka vrapuar më shumë në ndeshjet e Shqipërisë. E keni pritur këtë?

Këto statistika i kemi marrë pas çdo ndeshjeje. Është e vërtetë që Abrashi ka vrapuar më shumë, ashtu si dhe Memushaj. Kulmi ishte në ndeshjen ndaj Francës, ku si ekip kemi vrapuar 110 kilometra.

Ukraina i ka bërë një ofertë De Biazit, mendoni se mund të joshet?

Nuk e di sa e vërtetë është, por duhet të pranojmë se në futboll nuk ka gjëra të parashikueshme. Unë di të them se vetë Xhani ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë. Gjithashtu, nga bisedat private që unë kam pasur me De Biazin, më ka konfirmuar të njëjtën gjë. Madje më ka thënë se do të qëndrojë për të habitur të gjithë popullin shqiptar me rezultatet që do të arrijë në krye të Kombëtares.

Pse është krijuar një ide sikur misioni i De Biazit përfundoi dhe do të largohet nga Shqipëria?

Shikoni, edhe kur u kthyem në Tiranë, në avion kam biseduar me De Biazin dhe kam parë një dëshirë të madhe të tij për të vazhduar me Shqipërinë. Pastaj, ne luajmë edhe kundër Italisë në eliminatoret e Botërorit.

Domethënë ky është një motiv më shumë për të qëndruar?

Patjetër, sepse edhe ai kërkon të marrë një revansh ndaj Italisë. Unë jetoj në Itali dhe mediat aty e kanë renditur si kandidaturë kryesore për të marrë Kombëtaren “axurre”. Për fatin tonë, De Biazi do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë, pasi Italia ka bërë zgjedhje tjetër.

“Ju tregoj kur Konte linte edhe bukën për… taktikën”

Erjon Bogdani njihet si mik i trajnerit të Italisë, Antonio Konte. Shtatë vite më parë kanë qenë bashkë te Siena, me Bogdanin si sulmues dhe Konten zv.trajner. Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë tregon një episod të veçantë me italianin.

“Me Antonio Konten kam raporte shumë të mira, pasi jemi njohur që kur unë luaja te Siena dhe ai ka qenë në rolin e zv.trajnerit. Më kujtohet në atë periudhë, kur kemi qenë një ditë për darkë në një nga restorantet e qytetit. Nga pasioni që kishte Konte për trajningun, më largoi nga tavolina pjatën, pirunin, lugën e gotën dhe më pas filloi të më fliste për taktikën. Po më sqaronte që nëse do të ishte ai trajner i parë, do të luante me këtë formacion. Unë po habitesha, por durova gati 30­40 minuta, e më pas i thashë: ‘Antonio, do hamë ndonjë gjë’. Kamerieri vinte 2­3 herë dhe ikte. Mendoni se çfarë pasioni ka ai për trajningun dhe si i përjeton ndeshjet. Konte është maniak i skemave. Po ta shikoni, edhe në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës luajti me një variant të çuditshëm: 3­ 3­4. Mbrojtjen e ka të Juventusit dhe e njeh mirë lojtarët”, ka thënë Bogdani, ndërsa foli edhe për shanset e Italisë. “Nga ana taktike, duke filluar nga portieri dhe mbrojtësit, është shumë e vështirë t’i shënosh Italisë. Megjithatë, me Spanjën e parashikoj një ndeshje shumë të vështirë. Nëse fiton me spanjollët, ka shanse për finale. Uroj të kenë sukses, pasi edhe katër nga lojtarët titullarë si Kandreva, Parolo, Xhakerini dhe Eder janë miqtë e mi, pasi kemi luajtur bashkë disa vite më parë”, përfundoi zv.trajneri kuqezi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 2 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 9 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 11 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 12 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.