Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze: Presidentja Vjosa Osmani është përgjegjëse për reagimin e saj dhe jo xhaxhain e burrit

Aktualitet E shtunë, 17 Gusht 2024 20:33
Mero Baze: Presidentja Vjosa Osmani është përgjegjëse për reagimin e saj dhe jo xhaxhain e burrit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Vjosa Osmani nuk është përgjegjëse nëse xhaxhai i burrit të saj është pedofil dhe është nën akuzë se ka abuzuar me dy të mitura vite më pare, gjatë luftës në Kosovë. Ajo po ashtu nuk mund të shpallet apriori fajtore për një konflikt brenda fisit të burrit të saj rreth kësaj çështje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 26 minutash
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 1 ore
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 1 ore

Siç raporton media, viktima i dyshuar për pedofil është burri i tezës së autorit që e ka vrarë, i cili ka marrë hak për dy motrat e abuzuara të tij, të cilat viktima i ka strehuar në shtëpinë e vet gjatë kohës së luftës në Kosovë. Por presidentja Vjosa Osmani është përgjegjëse për reagimin e saj ndaj gazetarëve që denoncuan rastin e konkretisht ndaj gazetarit Berat Buzhala, që e përmend me emër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që është e qartë është se jemi para një historie të rëndë abuzimi seksual, e ndodhur në rrethana mbijetese për dy vajza të vogla, të strehuara tek shtëpia e tezes së tyre, dhe që dyshohet se janë abuzuar nga burri i saj, që është në të njëjtën kohë edhe xhaxhai i burrit të presidentes Osmani. Në gjithë botën, kur ka denoncime për abuzime seksuale ndaj të miturve vite më parë dhe ato bëhen publike me vonesë, nuk ka asnjë autoritet shtetëror apo publik që të reagojë më shumë ndaj denoncuesit, se sa ndaj të dyshuarit.

Reagimi i parë normal i presidentes së Kosovës duhet të ishte dënimi i krimit që ndodhi dhe hapja e hetimeve urgjente mbi dyshimet për abuzimet seksuale ndaj dy ish- të miturave vite më parë. Në çdo vend demokratik dhe të lirë, abuzimet seksuale të denoncuara publikisht, natyrisht pa shumë fakte pas kaq vitesh, kanë përparësi në hetim dhe në mbështetjen zyrtare që u jepet në raport me dyshimet që mund të ngrihen ndaj denoncuesit.

Në rastin konkret, vet të abuzuarat paskan hapur procese penale në Serbi, meqë i dyshuari jetonte në Luginën e Preshevës, por nuk ka funksionar, dhe më pas është kthyer në debat brenda fisit, derisa përfundoi në vetëgjyqësi. Kosova, e cila vuan nga plaga e abuzimeve seksuale të ushtrisë serbe mbi gratë dhe vajzat e Kosovës gjatë luftës, ka tani në listë dhe një përdhunues më shumë, që është shqiptar.

Qëndrimi ndaj tyre duhet të jetë i njëjtë. Presidentja e Kosovës, që ka mbështetur kauzën kundër abuzimeve seksuale mbi gratë dhe vajzat e Kosovës nga Serbia, nuk mund të reagojë në atë mënyrë ndaj një gazetari që e rikthen këtë çështje me një abuzues shqiptar, pavarësisht se ai qëllon të jetë xhaxhai i burrit të saj.

Presidentja e Kosovës është deklaruar në anën e viktimave të dhunës seksuale dhe kjo nuk duhet të bëjë përjashtim kur dhunuesi është shqiptar, qoftë dhe i afërm i saj. Reagimi i saj jo proporcional kundër gazetarëve që po zbardhin ngjarjet, duke mos thënë asnjë fjalë për të dyshuarin tashmë të vrarë, tregon se ajo është në një pozicion të vështirë dhe nuk ka fuqi të ndajë postin e presidentes nga statusi i saj si nuse e nipit të të dyshuarit.

Po ashtu duket qartë se çështja është e vjetër dhe me shumë zhvillime dhe është gati e pamundur që ajo të mos jetë në dijeni të saj, edhe pse nuk është as përgjegjëse dhe as fajtore për atë gjë.

Presidentja e Kosovës duhet të mësohet se në atë detyrë që ka, nuk përfaqëson familjen e burrit të saj dhe hallet e tyre, por Kosovën dhe hallet e saj, dhe në këtë rast ajo duhet të rreshtohej menjëherë në anën e viktimave të dyshuara dhe atyre që e denoncojnë atë, deri në sqarimin e situatës nga drejtësia. Përpjekja për të qenë më agresive me ata që denoncon përdhunimin, se sa me të dyshuarin për përdhunues, e bën atë një nuse të bindur të fisit të saj, por jo një presidente të një vendi ku dhuna seksuale ka qenë armë e poshtërimit kombëtar.

Etiketat e lidhura

Mero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 26 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Para 36 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.