Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhi i Nanos në Kongresin e PS, Zheji: I parapërgatitur. Lubonja: Fjalim hipokrit, ja çfarë të përbashkëte ka me Ramën

Aktualitet E mërkurë, 16 Qershor 2021 14:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, u diskutua Kongresi i Partisë Socialiste, nga dy analisët e ftuar, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji. Ata u pyetën mbi mesazhin politik të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Lubonja, është i mendimit që i gjithë fjalimi ishte “hiprokrizi”, duke shtuar, se PS e tanishme, me atë të drejtuar nga Nano, i bashkon korrupsioni. Nga krahu tjetër, analisti Zheji, deklaroi se në pamje të parë, e gjitha mesazhi iu duk si një regji dhe skenarë i parapërgatitur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 22 minutash
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 58 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 2 orësh

U gjetën babë e birë në Kongresin e Jashtëzakonshëm politik

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Artur Zheji: Zoti Rama na tregon që ka pushtete që nuk i ka njerëzor në tokë, ai të vret dhe të rilind. Këtë gjë e bëjnë vetëm në mesjetë, ato që kanë një pushtet jo njerëzor. Ai i jep vetes këtë lloj cilësie. Thotë e ‘vrava babain dhe e gjeta të rilindur’.

Politikisht jo se e nxori, fizikisht jo, se është e pamundur. Nano në këtë rast, i thotë ‘po bir’. A është kjo një organizatë politike? Një parti? Apo është kjo një klan fisnor me afërsi gjaku, apo ka kaq shumë afërsi, sa që bëhet në afërsi gjaku. Për mua kjo është shqetësuese. Gjithsesi mendoj që Rama kërkon të shpalosë. Në këtë stad është kryeministri ynë.

Fatos Lubonja: Ka një kuptim metaforik kjo dhe ta analizojmë këtë që ndodh në këtë metaforë. Religjonet kanë lindur nga një vrasje e atit. Një ditë këta vendosën të vrasin babain dhe e vrasin. I hanë edhe mishin, sepse ka qenë kanibalizëm dhe pasi e vranë vendosën totemet dhe tabutë, vendosën rregulla të reja. Nuk mund të shkosh me gruan e vëllait, të gjitha ato që janë krijimi i një shoqërie civilizimet. Në këtë kuptim, këtu bëhet fjalë a e ka vrarë ky atin apo jo? Në këtë kuptim. Ai tha e gjeta të rilindur për Nanon, e ka gjetur me të vërtetë, por te i njëjti at. Nuk është më ati që vendos gjithçka, por kemi një vazhdimësi të liderit absolut që vendos gjithçka. Kur themi partia, nënkuptojmë Leninin, e kur themi Lenini nënkuptohet partia. Në regjime është autoritarizëm, nazistët dhe komunizmat kanë qenë në këtë mendësi. Prova u dha dhe njerëzimi u kthye te demokracia. Jemi ende në një fasadë që shtiremi si demokratë, por në Kongres, pashë që koha e shkuar dukej si aksidente në atë kulturë. Nano tha që janë të gjithë 30 vjeç. Këta janë 81 vjeç. Këta janë 80 vjeç kulturalisht, jemi mbrapa në këtë kulturë.

Do të doja të analizonim qetësinë që u pa në gjithçka tha Nano. Duke njohur politikëbërjen e Nanos, besoni që një figurë si ai pranon atë që tha ‘biri i tij politik’.

Artur Zheji: Mendoj që më parë Nanos i ka shkuar regjisori dhe skenari. Kjo duhej të ishte një bilanc i fitores, pse fituam kaq, pse nuk morëm më fushë. Duke qenë kongres i triumfit duhet që numri 1 i partisë, duhet të konfirmohet si numri 1 absolut. U kuptua që normalisht ata i dhanë mandatin deri në vitin 2030. Ai ishte akoma i vrarë, nuk ishte i rilindur fare. Ai është një politikan që ka bërë akt përfundimtar pas dhe duan që në sytë e botës duan të jenë në unitet. Nano përgënjeshtron vetveten duke dhënë Edit këtë mantelin e fituesit. Është thjesht mungesë fuqie. Rama, do ta ekspozojë fitoren e tij me ngjyrime madhështore. E në këtë rast ish-kryetari i PS, duhet t’i bëjë qokën maksimale birit të tij.

Si e lexoni mesazhin e Nanos?

Fatos Lubonja: Mesazhi i tij është hipokrizi. Ai nuk është aq budalla sa nuk shikon ç’po ndodh në Shqipëri. Në kohën që ai ka qeverisur, ka pasur më shumë fraksione dhe mendime ndryshëm brenda partisë. Por ka pasur dhe gjërat e përbashkëta, korrupsioni. Kjo e fundit është një bashkëfajësi e madhe, e kësaj partie, ku askush nuk del dot. Nuk mbahet më pushteti me burgje, kampe, polici. Mbahet me disa mjete të tjerë. Mjeti kryesor është kontrolli i ekonomisë, i bizneseve, edhe kriminaleve nga kjo parti. Nano është brenda, sa në qendër është se di, por di që është brenda. Pjesa tjetër është propaganda, e cila është e trashëguar. Edhe këtu duhet propaganda, e në këtë aspekt Nano bëhet pjesë e propagandës, ku interesat mbulohen me propagandë, për t’i thënë njerëzve që kemi sukses. Në këtë aspekt, ‘vrasja’ s’ka ndodhur si pushtet. Vrasja e atit, është kur t’i ndryshon vetë dhe ai është thelbi. Kur ndryshon kutlura. Kur e përsërit, nuk e ke vrarë, është e tillë në të gjitha aspektet.

A harron Nano kollaj?

Artur Zheji: Ky kongres kishte në qendër zotin Ruçi, e jo te Nano. Rama kishte nevojë për një kurorë. Ai kërkon që njerëzish ta duan. Rama kërkon rikonfirmim të afeksionit, të adhurimit që të tjerët i bëjnë atij, duke shkelur mbi personalitetin e tyre. Ata që janë aty duken pa personalitetet para Ramës. Në një jetë tjetër do i shtrëngoja dorën. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte se të gjithë ishin të plazmuar, e për t’i dhënë elokuencën më maksimale, duheshin dy figura qendrore. Nano është parë si reformator, dhe Ruçi si konservatori brenda PS. Në mënyrë metaforike, vulën e thatë, të certifikimit e ka Gramoz Ruçi. Ata po i japin Ramës një mandate 10-vjeçar.

Etiketat e lidhura

lubonjaZheji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 13 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 19 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 22 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 58 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.