Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku Kalo: Ju tregoj çfarë ndodh brenda Infektivit. Lehtësimi i masave…

Aktualitet E mërkurë, 8 Prill 2020 19:35
Mjeku Kalo: Ju tregoj çfarë ndodh brenda Infektivit. Lehtësimi i masave…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria ka regjistruar 400 të prekur dhe deri më tani janë 22 viktima. Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga virusi, thotë se lehtësimi i masave në këto momente mund të kthehet në bumerang. “Pas disa javëve qeveria do të vijojë lehtësimin e masave, por në këto momente mund të shndërrohet në një bumerang dhe mund të kthehet një valë e dytë”. Nga ana tjetër, ai tregon se çfarë po ndodh brenda Infektivit dhe vështirësitë që hasin personat e shtruar. “Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi”.

Intervista e plotë e mjekut Tritan Kalo

Sot ka pasur një numër trefish krahasuar me dje të prekur, tani është fillimi i fundit, që ne po e lëmë avash avash pjesën e keqe, apo është fundi i fillimit, që do të thotë se tani po shkojmë te piku?

Kemi kaluar javën e katërt, jemi në fund të javës së pestë, përgjithësisht kurba e rasteve te të sëmurët me COVID është e tillë që dukuria shikohet nga fundi i javës së pestë. Jemi në atë periudhë që përcaktohet nëse do të kemi rritje, apo në atë pjesën e rrafshtë dhe më pas uljen graduale. Rritja e rasteve ka të bëjë me izolimin e tyre, por jo me numrin e të shtruarve në spital. Aktualisht kemi 52 të shtruar. Në 24 orët e fundit kemi pasur 23 të shëruar, duke e çuar në total 154, 27 janë mjekë dhe infermierë. E rëndësishme është që masat e marra dhe izolimi i ndërgjegjësuar ka bërë që numri i rasteve të mos pësojë rritje të menjëhershme, çka e bën të pamundshme trajtimin në mjediset e spitaleve. Nëse do të vazhdojë ndërgjegjësimi në ato orë të lejuara, do të kemi kënaqësinë që pas disa javëve edhe te ne qeveria do të fillojë lehtësimin gradual të masave. Por lehtësimi në këto momente që flasim, mund të shndërrohet në një bumerang si në Japoni dhe Kore, që lirimi i menjëhershëm bëri që të kthehet një valë e dytë që është më vështirë për t’u përballuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tamponi negativ a garanton gjithmonë një pacient të shëruar?

Janë 236 raste të fundit të testuara. Saktësia e tyre përcaktohet nga prodhuesi i tyre, ato që kemi importuar ne janë të certifikuara nga OBSH-ja dhe ndjeshmëria e tyre kalon 90%. Ne kemi përzgjedhur ato që janë më cilësor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Doktor, a duhet të bëhen më shumë teste?

E para apo realizohen testet konform OBSH-së, ne po e ndjekim pikë për pikë për të testuar ata që kanë simptoma, histori të kontaktit me të infektuarit, rrethi i parë, po të tjerë që janë izoluar që janë rrethi i dytë. Apo ata që vijnë nga zona të prekura. Po ka një keqkuptim mesazhi që ka dhënë presidenti i OBSH, thënia e tij është ‘testim, testim, testim kur është e domosdoshme’, por jo të gjithë popullatës, edhe Gjermania që e mendoi këtë u tërhoq, pasi dobishmëria që sjell testimi është kur dhe ku duhet.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 3 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 5 orësh

Ka epidemiologë që thonë se COVID qarkon që në janar në Shqipëri, kur ka mbërritur virusi vdekjeprurës?

I kam dëgjuar me kuriozitet mendimet e kolegëve. Në kohën që është epidemia e gripit, mes rasteve mund të ketë pasur edhe nga Covid-19 se simptomat janë të njëjta. Ajo që na bën të kërkojmë dhe synojmë, ekzistencën e Covid-19 është lidhja e rastit. Vështirë të prihet me thikë nëse ka filluar në janar, shkurt apo mars. Ne i referohemi rastit të 8 marsit që kemi izoluar.

Kjo sëmundje është gjithmonë kaq e rrezikshme dhe agresive, nëse nuk ndalohen distancimet fizike?

Distancimi fizik është hallka më e rëndësishme për shkëputjen e zinxhirit. Sa i përket rikthimit të infeksionit, mbi 65% të rasteve infeksioni kalon me shenja minimale si rrufë apo grip 2-3 ditor. Ne kemi futur të bëjmë disa testime në popullatë sa është niveli për të parë sa shtrihet apo është arritur imunizimi në popullatë.

Doktor, a i jeni nënshtruar tamponeve ju dhe kolegët tuaj?

Mjekët janë më të ekspozuarit. Unë nuk kam pasur asnjë simptomë dhe nuk kam arsye që të bëj arsye. Kurjozi i fut vetes panik të panevojshëm. Kemi pasur të infektuar, por 5 mjekë janë shëruar në 24 orët e fundit. Personeli që ka kontakt, hapi i parë është autokarantinimi dhe më pas përmes tamponit nëse janë të prekur.

Deputeti i parë i prekur, Adriatik Alimadhi, si është gjendja?

Unë qëndroj larg individualiteteve për të ruajtur etikën, por dua të them, individi nuk hyn në grupin e atyre që trajtohen në terapi intensive apo forma të rënda të infeksionit.

Çfarë ndodh brenda dyerve të spitalit, cilat janë pengjet e pacienteve, pasi nuk mund të takohen as me familjarët, cili rast ju ka prekur më shumë?

Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale. Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë. Tani nuk qarkullullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi.

Shkodra dhe Elbasani në ditët e fundit kanë qenë ‘mina me sahat’, përtej numrave, sa serioze është situata përtej numrave të bërë publikë?

Shifrat përditësohen cdo ditë, këto dy vatra të reja janë të lidhur me personat e infektuar, rrethi i tyre i ngushtë familjar që ka shkelur rregullat. Edhe në këto dy raste, nëse rregullat shkelen rreziku i infektimit është i lartë. Të qëndrojnë të distancuar për të shkëputur zinxhirin e infeksionit.

Një mesazh për qytetarët që janë të pabindur?

Do them dy masazhe, kujdesi në QSUT është maksimal se zbatojmë të njëjtat medikamente si e gjithë bota, por duhet të jemi të ndërgjegjësuar. Gjirokastra, Përmeti, Saranda, Erseka nuk ka asnjë të infektuar edhe pse ka afërsi gjeografike apo janë kthyer nga Greqia. Nëse respektohen rregullat, mundësia e shkëputjes së zinxhirit të jep rezultate të favorshme.

Etiketat e lidhura

Covid-19mjeku Tritan Kalo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 31 minutash

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 1 ore

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 12 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.