
Momente paniku në një familje në Lushnje, ku gruaja me urdhër mbrojtje nga gjykata, është rrahur nga burri në sy të fëmijëve të mitur, e me pas ai ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë së tyre.
Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata”- njofton policia.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin:
G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.
