Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monumenti i Skënderbeut në Ulqin, skulptura ndryshe që pritet me refuzim dhe kritika

Aktualitet E martë, 3 Qershor 2025 09:12
Monumenti i Skënderbeut në Ulqin, skulptura ndryshe që pritet me refuzim dhe kritika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Albert Vataj 
Siç është bërë e pranishme, vepra e piktorit dhe skulptorit, Sabri Behramaj, monumenti kushtuar Heroit ton Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Burrat e Ulqinit, është fitues në konkursin ndërkombëtar të shpallur nga Komuna e Ulqinit.
Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në shpalljen e konkursit. Të gjitha punimet janë shqyrtuar dhe vlerësuar me përkushtim nga një komision profesional i përbërë nga; Prof. Gazmend Leka, piktor, Prof. Adem Rusinovci, skulptor, Prof. Dejan Duraković, skulptor, Prof. Muhamet Mala, historian dhe Gazmir Pulti, arkitekt.
Pa diskutim që beteja konkurruese ka qenë e fortë, në përballje vlerash dhe përfaqësimi krijues. Në bazë të kritereve të përcaktuara në detyrën projektuese, komisioni ka shpallur fitues, Sabri Behramaj, i cili ka lënë në vendin e dytë,Vasil Rakaj dhe të tretin Agron Ujkashi, duke u pamundësuar atyre të drejtën të kenë veprën e tyre në qytetin e Ulqinit.
Por nuk ka përfunduar gjithçka aty. Madje pikërisht vepra atipike dhe futuriste e Brahimajt ka ngjallur reaksion refuzues. Realisht e drejta e gjithkujt është legjitimitet i të drejtës për të patur të drejtë të japë mendimin e tij, për sa dhe si ai mendon për një vepër arti, duke ju përgjigjur ndjenjës kombëtare dhe thirrjes së shpirtit kombëtar.
Një i përfshirë në këtë debat që sapo ka filluar, ka theksuar mes të tjerash se: “Ky model nuk përfaqëson dinjitetin, fuqinë dhe historinë e heroit tonë kombëtar. Skënderbeu ishte një luftëtar, jo një koncept abstrakt. Ky përfaqësim nuk frymëzon krenari, përkundrazi, e zbeh kujtesën historike.”
Kjo kritikë, dhe e shumë të tjerave që do të gjenerojë debati në vijim, është legjitime dhe vjen nga një pritshmëri e rrënjosur thellë në ikonografinë tradicionale të Skënderbeut, ku ai është përfaqësuar si luftëtar i pathyeshëm, i armatosur me përkrenaren e tij të lavdishme dhe në një qëndrim heroik. Megjithatë, përgjigja ndaj kësaj kritike kërkon një hapësirë mirëkuptimi ndërmjet artit si memorie dhe artit si reflektim bashkëkohor.
Ndoshta kur flitet për art, duhet të jemi të udhëhequr nga arsyeja artistike, ajo që do të paraprijë rrugëtimin e këtij ballafaqimi kritikues.
Kritika që ky model nuk përfaqëson “luftëtarin” bie në grackën e një interpretimi të ngurtë. Skënderbeu ishte padyshim një luftëtar, por figura e tij historike dhe mitike është shumë më tepër se sa një ikonë me shpatë. Ai është simbol i unitetit, i vizionit shtetformues, i besës, i përkushtimit ndaj kombit, dhe këto janë koncepte, jo thjesht atribute fizike.
Pikërisht këtë e synon vepra, të përfaqësojë idenë e Skënderbeut si mendim, si shtyllë ku mbështetet identiteti shqiptar, jo thjesht si trup në armaturë. Ai shfaqet këtu si një “komandant i frymës”, i cili frymëzon dhe udhëheq përmes fuqisë simbolike, jo vetëm përmes forcës fizike.
Është e rëndësishme të kuptohet se arti monumental nuk ka detyrimin të jetë realist, por të përçojë një ndjesi, një mesazh, një gjendje shpirtërore kolektive. Në këtë rast, përfaqësimi nuk zbeh kujtesën historike, por e thellon atë duke i dhënë një dimension filozofik dhe bashkëkohor, çfarë do të thotë sot të jesh pasues i Skënderbeut? A është vetëm të mbash armë, apo të mbrosh dinjitetin dhe identitetin në forma të reja?
Ka një keqkuptim të përhapur se krenaria kombëtare vjen vetëm nga përfaqësimet madhështore dhe të dukshme të fuqisë fizike. Por monumenti në fjalë përpiqet të tregojë se forca më e madhe është forca e bashkimit, e besës, e përkatësisë shpirtërore, dhe se burra të zakonshëm, burrat e Ulqinit, në krah të Skënderbeut, kanë qenë po aq të rëndësishëm sa ai vetë.
Kjo demokratizon heroizmin, duke e ndarë atë me popullin, dhe jo vetëm duke e ngritur në piedestal.
Nëse kujtesa jonë historike do të mbështetej vetëm në përkrenaren, shpata dhe kalin e Skënderbeut, atëherë ajo do të ishte thjesht nostalgji për të shkuarën. Por arti ka misionin të na bëjë ta rimendojmë historinë në dritën e sfidave të sotme. Ky model e shndërron Skënderbeun në një arkitekturë të kujtesës që i flet brezave jo përmes agresionit të formës, por përmes thellësisë së përmbajtjes.
Në vend që ta përjashtojmë këtë monument për “mospërputhje” me ikonografinë tradicionale, duhet ta shohim si një shtesë të rëndësishme në korpusin e përfaqësimeve të Skënderbeut, që pasuron diskursin mbi figurën e tij. Jo çdo përmendore duhet të jetë klon i mëparshmes – përndryshe, kujtesa kthehet në muze, jo në frymëzim.
Ky Skënderbe është më i heshtur, më konceptual, por jo më pak heroik. Ai i fton vëzhguesit të mendojnë, jo vetëm të admirojnë, dhe ndoshta, në këtë qëndron forca e tij më e madhe.
“Monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Burrat e Ulqinit”, përfaqëson një nga ndërthurjet më domethënëse të kujtesës historike dhe shprehjes moderne skulpturore në artin shqiptar bashkëkohor. Vepra përqendron në mënyrë simbolike dhe ideoartistike një çast vendimtar të bashkimit dhe aleancës mes Skënderbeut dhe burrave të Ulqinit, duke na dhuruar një formë të përmbajtur, por të fuqishme komunikimi vizual.
Interpretim ideoartistik
Në qendër qëndron figura monumentale e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në një qëndrim autoritar, vizionar dhe komandues. Krahu i tij i ngritur me mantelin që valëvitet drejt horizontit përçon një mesazh të qartë drejtimi, vizioni dhe udhëheqjeje. Ai nuk është vetëm luftëtar, por prijës i një ideje, një kombi dhe një misioni historik.
Përballë tij qëndrojnë burrat e Ulqinit, të tre të bashkuar në një trup kompozicional, si ndjeshmëri në qëndrim, që përfaqëson solidaritetin, besën dhe përkushtimin ndaj një qëllimi të përbashkët. Këta burra janë të armatosur jo vetëm me armë fizike, por edhe me vullnetin e hekurt të përkatësisë dhe ndërgjegjes kombëtare.
Ky grupim përçon idhullin e bashkimit të trojeve shqiptare përtej kufijve gjeografikë, ku Ulqini simbolikisht ngrihet në lartësinë e një angazhimi historik ndaj kauzës së Skënderbeut dhe çlirimit të atdheut nga zgjedha osmane. Monumenti nuk është vetëm një akt kujtese, por një thirrje për bashkim dhe rezistencë,një testament vizual i unitetit kombëtar.
Vlerësim estetik
Skulptura përfaqëson një estetikë moderne me prirje ekspresioniste, ku trajtat trupore nuk ndjekin besnikërisht realizmin anatomik, por thellojnë ndjesinë e idesë dhe veprimit. Figurat janë të zgjatura, me boshllëqe të brendshme (hapse në gjoks apo kraharor), që mund të interpretohen si simbole të boshllëqeve historike që plotësohen përmes aktit të bashkimit.
Veçanërisht manteli i Skënderbeut, i fryrë dhe i zgjatur, e lidh figurën me hapësirën përreth, ai nuk është thjesht pjesë fizike e trupit, por pjesë e ndikimit dhe frymës që ai përhap.
Materiali në bronz i jep veprës një peshë të lashtë dhe heroike, ndërsa trajtimi i sipërfaqes me teksturë të ashpër përçon dramën dhe fortësinë e përplasjes historike që ajo përfaqëson.
Vlerësim kritik
Kjo vepër është një shembull i sublimimit të historisë në formën artistike, ku artisti nuk bie në kurthin e patetikës së zakonshme të monumenteve heroi(k)e, por i jep dinjitet figurave përmes abstragimit dhe një qasjeje vizionare. Skënderbeu nuk paraqitet si një ikonë e pathyeshme, por si një drejtues me dimensione njerëzore, i lidhur fuqimisht me bashkëvepruesit e tij.
Ndërkohë, burrat e Ulqinit nuk janë figurina të varura në hierarki, por përfaqësues të një bashkimi horizontal, ku përfaqësimi përmes trupit të përbashkët është një metaforë e fuqishme për unitetin që buron nga vetëdija e përbashkët.
Kritikisht, vepra mund të shihet edhe si një kundërvënie ndaj fragmentimit të identitetit shqiptar në kohët moderne, duke rikujtuar përmes artit se historia jonë është e ndërtuar mbi bashkime të vullnetshme dhe mbi aktet e solidaritetit. Monumenti është edhe një reflektim mbi çfarë do të thotë të jesh shqiptar, jo vetëm të jesh pjesë e një territori, por të ndash përgjegjësinë për lirinë dhe dinjitetin e kombit.
Kjo vepër është një përthithje artistike e një momenti historik, e ngritur në një platformë të lartë të simbolizmit dhe të estetikës bashkëkohore. Është një monument i mendimit, i besës dhe i kujtesës kombëtare, që i flet jo vetëm së kaluarës, por edhe së ardhmes. Në të, Skënderbeu nuk udhëheq vetëm për të fituar beteja, por për të bashkuar zemrat dhe fatet në një besë të një sfide kombformuese.
Cili është sutori i veprës?
Sabri (Azem) Behramaj, është i lindur me 17 janar 1982 në fshatin Kotorr, komuna e Skenderajit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa degën e pikturës dhe të artit figurativ e ka përfunduar në shkollën e mesme “Odhise Paskal” në Pejë. Ndërsa në vitin 2005, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyer studimet universitare, Fakultetin e Arteve në Prishtinë-Dega e Skulptures, ku edhe nga dekanati është shpallur studenti më i dalluar i vitit. Ndërsa në vitin 2007, është specializuar gjegjësisht dhe ka përfunduar edhe shkallën master në degën e skulpturës.

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 4 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 5 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 6 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajArkitektGjergj Kastrioti Skënderbeuhistorian dhe Gazmir PultipiktorProf. Adem RusinovciProf. Dejan DurakovićProf. Gazmend LekaProf. Muhamet MalaSabri Behramajskulptor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.