Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 06:50 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, … Luciana Kokaj, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe aktivistët e tjerë që u identifikuan me protestën shumëjavore në Tiranë kanë sot një përgjegjësi publike: të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Studentja Samanda
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagimi ndërkombëtar
  • Kriza politike
  • Armët te protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Studentja Samanda
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagimi ndërkombëtar
  • Kriza politike
  • Armët te protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Spaho: Fashistë janë këta që protestojnë në Tiranë dhe duan të rrëzojnë qeverinë legjitime nëpërmjet rrugës dhe revolucionit dhe që Sali Berisha i mbështet…

Spaho: Fashistë janë këta që protestojnë në Tiranë dhe duan të rrëzojnë qeverinë legjitime nëpërmjet rrugës dhe revolucionit dhe që Sali Berisha i mbështet…

Aktualitet
E hënë, 7 Shtator 2026 10:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edmond Spaho, ish-deputet i PD-

AfD në Gjermani fitoi thellë në shtetin e Saksoni-Anhalt, atje ku problemet e Gjermanisë janë më të mprehta dhe më të thella.

Mund t'ju interesojë

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

Para 1 ore
28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 10 orësh
Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 10 orësh

Ndryshimi drastik i elektoratit në këtë shtet duhet të jetë sinjal për të djathtën gjermane që të kuptojë se politikat e tyre ekonomike, sociale dhe të sigurisë kanë dështuar.

E djathta gjermane ka rreth 20 vjet që bashkëqeveris me të majtën dhe e kanë zhytur vendin në stanjacion ekonomik, në kaos social për shkak të emigrantëve, lulëzim të krimit dhe humbjen e rolit të Gjermanisë në Europë. Sot nuk dallon dot se ku mbaron e djathta dhe ku fillon e majta.

E djathta gjermane prej kohësh po shquhet nga mungesa e theksuar e lidershipit, nga ardhja në krye e drejtuesve mediokër, pa formim dhe ide se çfarë duhet të bëjë Gjermania për të përballuar problemet e shumta me të cilat ndeshet.

Thelbi i paaftësisë së të djathtës gjermane dhe, në tërësi, i të djathtës në Europë, është se me politikat që ofrojnë janë bërë më të majtë se të majtët, kurse e majta ka rrëshqitur në anarkizëm dhe marksizëm.

Qytetarët europianë, gjermanë, francezë, anglezë janë të pakënaqur me mënyrën si drejtohen shoqëritë e tyre.

Ose e djathta duhet të ndryshojë thelbësisht, ose AfD dhe forca të tjera të së djathtës ekstreme do të vijnë në pushtet.

Mos i gënjeni qytetarët se AfD është neonaziste.

E djathta ekstreme është kundër zhdukjes së identitetit të shoqërive të tyre. Ata nuk janë kundër emigracionit, por janë kundër atyre emigrantëve që duan të ndryshojnë karakterin e shoqërive perëndimore dhe t’i bëjnë ato si shoqëritë nga ata vijnë.

E djathta ekstreme në Europë nuk është fashiste, por është e djathta tradicionale e paaftë për t’u përballur me realitetin që po ndryshon dhe për të gjetur zgjidhje. Për të ruajtur pozitat e tyre në qeverisje, shpikin akuza të tilla me shpresë se do t’u hedhin hi syve qytetarëve dhe do të vazhdojnë të ruajnë status quo-në.

Populli nuk i do më dhe do të përfundojnë edhe më keq nëse nuk ndryshojnë qasjen e tyre ndaj problemeve me të cilat përballet Gjermania, veçanërisht ekonomia, emigracioni, siguria dhe rendi në Gjermani dhe Europë.

Qëndrimi i partive politike në Gjermani për të penguar AfD-në të qeverisë, duke hedhur poshtë mbështetjen që i kanë dhënë qytetarët, do t’u kthehet atyre në bumerang.

Asgjë nuk mund të dalë mbi vullnetin e qytetarëve. Kjo po duket qartë jo vetëm në Gjermani, por edhe në Francë, Angli dhe Itali, ku rënia e të djathtës tradicionale është katastrofike.

E djathta e qendrës në këto vende është në dështim të plotë dhe qytetarët po i japin atë që ata meritojnë.

Ose do të ndryshojnë, ose fundi i tyre do të jetë i palavdishëm.

Unë nuk mendoj se ardhja e së djathtës ekstreme në pushtet është fundi i demokracisë dhe i shoqërive pluraliste.

Aq më pak të mendoj se ata janë fashistë. Fashizmi sot po lulëzon tek e majta ekstreme.

Për fat të keq, e djathta e qendrës po e konsideron lulëzimin e ekstremit të majtë në shoqëritë tona si zhvillim normal dhe po e mbështet.

Fashizmi lind kur shoqëria shkel rregullat që ka vendosur për qeverisjen e vendit. Atij që fiton shumicën duhet t’i jepet mundësia të qeverisë edhe si qeveri e pakicës, kur të tjerët refuzojnë koalicionet.

Fashistë janë këta që protestojnë në Tiranë dhe duan të rrëzojnë qeverinë legjitime nëpërmjet rrugës dhe revolucionit dhe që Sali Berisha, për turpin e tij, i mbështet.

Rendi dhe shoqëria e mykur europiane kanë nevojë urgjente për shkundje si kjo në Gjermani. T’i japim mundësinë edhe ekstremit të djathtë të qeverisë, sepse në këtë mënyrë e djathta e qendrës mund të gjejë fillin që e ka humbur prej 20 vjetësh.

Kjo është demokracia që duam. Qëndrimet penguese ndaj AfD-së janë pararojë e lindjes së fashizmit!/Edmond Spaho/

Shënim i redaksisë KOHA JONE: Botimi i këtij shkrimi nuk përkon me linjën editoriale të gazetës KOHA JONE, por botimi lidhet me të drejtën e sejcilit për të dhënë mendimin e tij të lirë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 1 ore

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 10 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 10 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.