Skip to content
Koha Jone Logo
  • Latest
  • News
  • Trending
  • WebTV
  • Region
  • World
  • Politics
  • Kosovo
  • Economy
  • Showbiz
  • Sports
  • Shqip
  • English
Read in app
  • Shqip
  • English
  • Latest
  • News
  • Trending
  • WebTV
  • Region
  • World
  • Politics
  • Kosovo
  • Economy
  • Showbiz
  • Sports
  • News
  • Trending
  • Politics
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosovo
  • Region
  • World
  • Sports
  • Economy
  • Showbiz
  • Culture
  • Health
  • Technology
  • Interview
  • Chronicle
  • Tourism
  • Social
  • History
Latest news

Newspaper "KOHA JONË" founded as an independent publication on 11 May 1991
Publisher: Nikoll LESI. Editorial office address: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

View options

Preview Monday, 23 November 2026, 11:35 Dismissed by Veliaj as director of kindergartens, Zhaneta Beqiri reacts The former General Director of Kindergartens and Nurseries of Tirana, Zhaneta Beqiri, reacted today after her dismissal by the mayor, Erion Veliaj. In a…
Black and white preview
Text size
  • Trending
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • The yellow fish
Latest news
Trending
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • The yellow fish
KOHA JONË Latest news, always with you
Install

Muharremi: A black hand is exploiting the protest, opposition MPs are enjoying it

Trending Saturday, 17 October 2026 20:25
Muharremi: A black hand is exploiting the protest, opposition MPs are enjoying it
Add to preferred sources

Share

Facebook WhatsApp Email X

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, thotë se studentët që protestojnë janë brenda të drejtave të tyre legjitime dhe kërkojnë standarde e cilësi në jetën studentore, por sipas tij, një “dorë e zezë” pas protestës po kërkon shkatërrimin e Shqipërisë.

Zili: Ditë e ngarkuar me zhvillime të rënda. Tirana është kthyer në një arenë lufte, me skena që i kemi parë në vitin 1997, por edhe në vitin 1998. Si i shihni këto protesta?

Muharremi: Është e dhimbshme për ne që e kemi përjetuar vitin 1997. Trazira që nuk kanë treguar asgjë dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat, përveç shkatërrimit të vendit. Dhuna nuk jep zgjidhje, vetëm destabilizon. Më dhemb, sepse studentët janë e ardhmja. Ata kanë kërkesa legjitime, por ka një dorë që është pas protestës së studentëve. Një dorë huliganësh, vandalësh, njerëzish të dhunës, që po përdoren nga partitë opozitare.

Advertisement Complaint in Koha Jonë
Advertisement Complaint in Koha Jonë

Zili: Kur flasim për këtë dorë të zezë, a janë grupe sporadike?

Muharremi: Janë grupe të paguara, sepse asnjë shqiptar nuk e do shkatërrimin e vendit. Asnjë shqiptar nuk do që të ushtrohet dhunë ndaj oficerëve. Asnjë shqiptar nuk do që oficerët e policisë të mos kenë reagim proporcional. Zgjidhja nuk vjen përmes dhunës, por vetëm përmes dialogut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike. Kemi mbyllur katër kapituj me BE-në. BE-ja është një nga ëndrrat e shqiptarëve. Duke qenë pjesë e BE-së, kushdo qeveri që të vijë, nuk do të jetë më një Shqipëri si ajo e një dekade më parë, ku korrupsioni ishte në sistem. Sot kemi një sistem që lufton korrupsionin. Ky vandalizëm nuk është kundër Edi Ramës, nuk është kundër PS-së. Nuk më intereson politika në këtë moment, më intereson Shqipëria.

AdvertisementSwiss DigitalComplaint in Koha Jonë

Zili: Ju thoni se ka grupe vandale?

Muharremi: Ka fakte. Mediat kanë raportuar se eksponentë të partive opozitare, të cilat janë mundur me votë, duan ta përdorin këtë tërbim për problematikat që ka pasur qeverisja e PS-së. Kjo bëhet vetëm për të shkatërruar Shqipërinë, për ta çuar poshtë. Kemi ekonominë më të lartë që do të miratohet në buxhetin e vitit 2027.

You might be interested in

Dismissed by Veliaj as director of kindergartens, Zhaneta Beqiri reacts

Dismissed by Veliaj as director of kindergartens, Zhaneta Beqiri reacts

5 minutes ago
Killing in Fier: two burned cars found

Killing in Fier: two burned cars found

55 minutes ago
The AI Silk Road aims to connect East with West

The AI Silk Road aims to connect East with West

1 hour ago

Zili: Folët për grupe radikale, por ne kemi parë në protestë studentë, të cilët kanë folur për hallet e tyre. Ata nuk duket se janë të paguar apo të nxitur nga opozita.

Muharremi: Këta njerëz po përdorin kërkesat legjitime të studentëve, të cilët duan një jetë më të mirë, pasi shohin se të ardhurat e tyre janë të pakta. Edhe unë protestoj çdo ditë në formatet e mia. Këto grupe po i përdorin jo për t’u dhënë studentëve një jetë më të mirë, por po kënaqen me këtë gjë për të shkatërruar Shqipërinë.

Zili: Kështu thotë edhe z. Rama. Megjithatë, gjatë 138 ditëve të protestës së Flamingos, qeveria u përgjigj me “Prani besnike” dhe “Pasqyra”, por kjo nuk mjaftoi, pasi ata që ishin te Flamingos sot sulmojnë protestën. A nuk duhet parë edhe gabimi te qeveria?

Muharremi: Kërkesa e Flamingos ishte dorëheqja e kryeministrit Rama. Ne jemi republikë parlamentare, me pushtet demokratik, dhe pushteti ndërrohet me votë. Çdo individ ka të drejtë të shprehet me votë. Sot lufta kundër dezinformimit online po ndikon në atë që mendon çdo individ. Kujtesa historike është një nga faktet e këtij vendi. Dikur, nëse protestoje për një të drejtë, rrezikohej jeta, siç ndodhi më 21 janar. PS-ja mori një sistem në kolaps, shkolla në gjendje të mjerueshme, spitalet nuk funksiononin dhe ekonomia ishte shkatërruar. Sot jemi në kushtet kur qeveria socialiste ka filluar të ndërtojë çerdhe dhe kopshte.

Zili: Nuk mjafton, thonë ata?

Muharremi: Po kthehem në kohë, sepse plagët sociale të 20 viteve po ndikojnë. Nëse në vitin 2012 studentët donin të mbijetonin, sot duan standarde. /Vizon Plus/

Related tags

Alfred Muharremi
Add to preferred sources

Share

Facebook WhatsApp Email X

Latest

Dismissed by Veliaj as director of kindergartens, Zhaneta Beqiri reacts
5 minutes ago

Dismissed by Veliaj as director of kindergartens, Zhaneta Beqiri reacts

GTA 6 breaks sales records, Vance and Trump administration mocked online
10 minutes ago

GTA 6 breaks sales records, Vance and Trump administration mocked online

Plarent Ndreca addresses Rama: What violation did I commit that led you to expel me?
15 minutes ago

Plarent Ndreca addresses Rama: What violation did I commit that led you to expel me?

From the Champions League final nightmare to rebirth in Germany, Loris Karius on Bayern’s radar
18 minutes ago

From the Champions League final nightmare to rebirth in Germany, Loris Karius on Bayern’s radar

Most read

1 Daily horoscope, November 23: Full moon in Taurus brings calm
5 hours ago

Daily horoscope, November 23: Full moon in Taurus brings calm

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! This time you are wrong!
16 hours ago

Erion Braçe: Erion Veliaj! This time you are wrong!

3 Will the National Student Movement be declared a political force on November 28?
21 November 2026, 15:12

Will the National Student Movement be declared a political force on November 28?

4 Elisa Spiropali: I am the one who blows the wind, brings the rain, sends the hail, raises the tsunami, dries up the seas, flattens the mountains…
23 hours ago

Elisa Spiropali: I am the one who blows the wind, brings the rain, sends the hail, raises the tsunami,...

Koha Jone Logo

Daily, independent

  • Latest
  • News
  • Trending
  • WebTV
  • Region
  • World
  • Sports
  • Showbiz
  • Politics
  • Forum
  • Culture
  • Health
  • Editorial
  • Chronicle
  • Technology
  • Economy
  • Tourism
  • Social
  • Complaint in Koha Jonë
  • Contact
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Newspaper "KOHA JONË" founded as an independent publication on 11 May 1991
Publisher: Nikoll LESI. Editorial office address: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • PUBLISHER & DIRECTOR: Nikoll LESI
  • EDITOR-IN-CHIEF: Daniel MUÇAKU
  • DEPUTY EDITOR-IN-CHIEF: Redjon SHTYLLA
  • BOARD: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.