Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 08:45 Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës Botuar në radion gjermane DW- Karburant, ushqime të shtrenjta, qira të larta: Në Evropë po rritet kundërshtimi ndaj kostove gjithnjë e më të larta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mungesa e fuqisë punëtore, në Greqi hyn në fuqi java gjashtëditëshe

Aktualitet E diel, 23 Qershor 2024 15:05
Mungesa e fuqisë punëtore, në Greqi hyn në fuqi java gjashtëditëshe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Greqia ka probleme nga mungesa e fuqisë punëtore. Që nga industria e ndërtimit deri te turizmi, kudo mungojnë punëtorë. Zgjidhja: zgjatja e orarit të punës. Më 1 korrik 2024 hyn në fuqi java gjashtëditëshe e punës.
Pas pesëmbëdhjetë vitesh krize puna në Greqi nuk është më e rregulluar në mënyrë strikte. Marrëveshjet kolektive janë ngrirë prej vitesh dhe në shumë firma punonjësit punojnë me kontrata individuale pune. Megjithëse është në fuqi java 40-orëshe, punëdhënësit kanë të drejtë, që për një kohë të kufizuar të kërkojnë një deri në dy orë punë të papaguar në ditë jashtë orarit duke ofruar më shumë kohë të lirë si kompensim.

Teorikisht, kjo ndodh me dëshirë, por në shumë firma punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë dhe pa asnjë kompensim. Zbatimi i ligjit të punës kontrollohet rrallë nga autoritetet, të cilat kanë gjithnjë e më pak personel. Puna efektive e autoriteteve të auditimit nuk është prioritet i qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Mund t'ju interesojë

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës

Para 3 minutash
Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 7 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 8 orësh

Grekët janë kampionët e Evropës

Ende pa hyrë në fuqi ligji për javën gjashtëditëshe grekët janë “heronjtë e punës” në Europë. Sipas të dhënave të Eurostatit grekët punojnë më gjatë se të gjithë qytetarët e tjerë të BE, me një mesatare prej 41 orësh në javë, dhe paguhen mjaft keq për këtë.

Me një pagë minimale prej 830 eurosh Greqia zë vendin e 15-të në listën e vendeve të BE. Përsa i përket fuqisë blerëse Greqia është madje vendi i parafundit në Evropë.

E drejta e punëdhënësit për të vendosur

Duke filluar nga 1 korriku 2024 shumë njerëzve në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime do t’u kërkohet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse punëdhënësi vendos kështu. Për ditën e gjashtë paguhet një shtesë prej 40 për qind të pagës ditore. Turizmi dhe gastronomia janë të përjashtuar nga kjo rregullore, pasi java pesëditore në këta sektorë i përket të shkuarës që nga viti 2023.

“Me ligjin 5053/2023 java pesëditëshe merr fund përfundimisht”, thotë Aris Kazakos, profesor emeritus i së drejtës së punës në Selanik. Avokati i njohur paralajmëron nga rreziku i pushtetit absolut të punëdhënësit në marrëdhëniet me punonjësit e tij. Kazakos mbështet marrëveshjet kolektive, të cilat po nxirren gjithnjë e më shumë nga legjislacioni i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Demokracisë së Re (ND). Zyrtarisht java gjashtë-ditëshe u vendos me arsyen se në tregun grek të punës mungon personeli i kualifikuar. Kjo bën që puna jashtë orarit të jetë më e lirë për punëdhënësin dhe ai nuk detyrohet të punësojë më shumë punonjës.

Siguria në rrezik

Në shumicën e vendeve evropiane sindikatat luftojnë për shkurtimin e orarit të punës pa ulur pagat. Synimi është ndër të tjera, që të stimulohet punësimi. Sepse java 35-orëshe ose java katërditëshe kufizon numrin e orëve jashtë orarit dhe i detyron punëdhënësit të punësojnë personel shtesë. Në të njëjtën kohë studimet tregojnë se kjo rrit produktivitetin dhe përkushtimin e punonjësve. Rregulloret e reja greke për javën gjashtëditëshe nga ana tjetër e kthejnë kohën pas, siç thotë Kazakos për DW.

Jurisiti thotë, se sforcimi nga një ditë e gjashtë pune në javë rrit rreziqet për sigurinë e punëtorëve në industri. Numri i aksidenteve në punë në Greqi është tashmë i lartë. Në vitin 2023, 179 punëtorë pësuan aksidente me vdekje në punë. Një vit më parë ishin 104.

Skllavëri moderne?

Pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për karrierë dhe oraret e punës gjithnjë e më të gjata pa një kompensim të konsiderueshëm po i detyrojnë shumë grekë të largohen nga vendi. Dhe gjithnjë e më shumë njerëz refuzojnë të punojnë në turizëm, sepse kushtet e punës atje i ngjajnë një skllavërie moderne.

Në ishujt e famshëm të pushimeve si Mykonos dhe Santorini punëtorët sezonalë punojnë tashmë shtatë ditë në javë. Përveç kësaj ata shpesh strehohen në akomodime të mbipopulluara. Jo rrallë dhjetë punonjës ndajnë një dhomë të vetme për të fjetur dhe për të jetuar. Por të paktën në Mykonos paga është e mirë, gjë që nuk ndodh në vendet turisitike më pak të njohura. Për këtë arsye hotelierët në zona të preferuara nga pushuesit si gadishulli Halkidiki në Greqinë veriore, nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të mjaftueshme. Shumë prej tyre këtë vëerë i hapën me vonëse hotelet dhe restorantet e tyre.
DW/ Kaki Bali

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës
AKTUALITET Para 3 minutash

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 11 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 11 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.