Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndueja: Thashë ta provoj Ramën, po ky subvencionon dhitë dhe lë cjeptë! Ç’do bëjë dhia pa cjapin, o zoti Basha?!

Aktualitet E hënë, 18 Nëntor 2019 15:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një blegtor nga Mirdita ia ka shprehur qartësisht kryetarit të PD-së Lulzim Basha zhgënjimin e tij se ka votuar kryesocialistin Edi Rama në 2013, në një kohë kur në 30 vite siç u shpreh, kishte votuar vetëm Sali Berishën.

Vetë blegtori Ndue Përgjoni e pohoi haptazi se e kishte votuar me mendimin “për ta provuar se mos bënte punë”, por tani pasojat e premtimeve që nuk u mbajtën dhe i deformuan po i vuante rëndë ekonomia e tij familjare.

Fjala e Ndues për cjeptë që nuk subvencionoheshin nga qeveria Rama, që ndaheshin nga dhitë, shkaktoi të qeshura në diskutimin me Bashën, por ato u pohuan gjerësisht nga të gjithë të mbledhurit në takim’ ata i kërkuan Bashës të subvencinoheshin edhe për dhi, edhe për cjep, por pa kufizim, jo me një tavan deri në 300 krerë siç kishte vepruar dikur qeverisja e PD-së dhe për krerë, jo njesi prodhimi, siç po vepronte aktualisht qeveria Rama.

Ndiqni diskutimin e Ndues:

Unë quhem Ndue Përgjoni, vij nga fshati Zhgunë, ish-komuna Selitë, rrethi Mirditë. Unë kam 600 kokë dhi. Kur Sali Berisha ka filluar subvencionimet, ka dhënë pesëmijë lekë për krerë. Dhe ia kemi ditur për nder, sepse ishte një ndihmë për blegtorinë.

Erdhi rama në 2013-ën. Unë nuk kam votuar për të asnjëherë. 30 vjet kamë votuar Sali Berishën. Ta dish këtë. kur erdhi Rama në 2013-ën, edhe unë që s’kisha votuar për të, m’u mbush mendja se mos po na  e bën më mirë ky.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bile, isha duke shitur djathë në Laç dhe bëra një bisedë,  ishte i persekutuar ai: – Për kë votove, or ti, i thashë?-

Më tha:  – Votova për Edi Ramën!

More faqezi, – i thashë, – si ka mundësi, votove për Edi Ramën dhe je i persekutuar?!

-Desha me e provue, – më tha mua.

(Një nga personat në debat i kërkon Ndues t’i thotë emrin atij të persekutuarit, se  i ndie i prekur,  por Basha i kërkon Ndues ta mbarojë mendimin)

Ndue: Edhe mua m’u mbush mendja se do të na e bëjë më mirë ky dhe ta shikojmë këtë.

Faktikisht për blegtorinë ky…unë i kam marrë nga 12 mijë lekë për krerë, të them të vërtetën.

Në 2017 jo, kurse në 2018 e ndërroi skemën: nga numër krerësh, e çoi për njësi prodhimi. Po atje ku jam unë, zoti Basha, nuk ka punë prodhimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj, në qoftë se të mbushet mendja për të funksinuar, na e jep me numër krerësh. E bëjnë djathë gratë e etj etj…

Mund t'ju interesojë

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 40 minutash
Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Para 43 minutash
Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Para 1 ore

Basha: Pra, Ndue, ti je për skemë subvencionimi për numër krerësh dhe për sipërfaqen e tokës?

Ndue: Ka qenë skema 100 deri në 300 krerë. E ka pasur Sali Berisha dhe unë kam respekt për të aq sa…Po mbi 300 krerë, asgjë. Jam dakord të vesh një skemë, por të rritet sa të dojë ajo, të shkojë 700 krerë, 1000 krerë…

E dyta, pse t’i ndajmë cjeptë ?! Çfarë do të bëjë dhia pa cjapin?! Të flas, se ne fshatarë jemi! Subvencionojnë dhitë dhe lënë cjeptë! Çfarë do të bëjë burri pa gruan, o zoti Basha?

Basha: Pra, subvencionimet janë dhënë vetëm për kokë dhie!

Ndue: Vetëm për kokë dhie, për femrat! Unë kërkoj nga ti, të na japësh sa e ka Kosova për numër krerësh, që dhia të rrijë sa më pak shterpë. /ar.sh/SYRI.NET

Etiketat e lidhura

bashandue
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 40 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 43 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.