Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga dritarja mori vulën e partisë, Berisha: Fitorja e sotme do shënohet në histori. I shpreh mirënjohjen gjyqtarëve

Aktualitet E martë, 11 Qershor 2024 21:08
Nga dritarja mori vulën e partisë, Berisha: Fitorja e sotme do shënohet në histori. I shpreh mirënjohjen gjyqtarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga dritarja mori vulën e partisë dhe Sali Berisha e quajti historike vendimin e Apelit që riktheu vulën e PD-së tek selia blu, ku kryetar është vetë ish-kryeministri. Nga fjalimi i mbajtur nga dritarja, Berisha tha se flamuri i Partisë Demokratike ishte planifikuar të zhdukej, por flamuri u përjetësua si simbol i fitores së madhe. Për vendimin Berisha i shprehu mirënjohjen edhe gjyqtarëve, ndërsa tha se i vetmi i humbur në këtë betejë të gjatë të vulës së PD-së, është kryeministri Edi Rama.

Fjalimi i plotë i Sali Berishës:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 16 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Sot është një nga ditët më të veçanta në historinë, në përpjekjen e shqiptarëve për demokraci. Në 33 vite, ne së bashku kemi kaluar plot ditë gëzimi. Kemi shënuar fitore historike për kombin. Kemi realizuar projekte jetëndryshuese për shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kemi fituar zgjedhjet, madje kemi pasur edhe fatin dhe bekimin e rrallë, që shumë pak vetave u jepet në kohëra, që të ndajmë epokat dhe të ndryshojmë historinë. Nga kjo kronologji ngjarjesh, gëzimesh, fitorja për të cilën duhet të ndihemi më shumë krenarë, është fitorja e sotmja kundër diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Duhet të ndjehemi sot krenarë që sepse qëndruam fort për këtë flamur! Fakti që ky flamur sot dhe përjetë na përket ne është një mrekulli e lirisë për të gjithë shqiptarët! Sepse të gjithë e pamë çfarë ndodhi. Këtë flamur kërkuan ta zhdukin! Çdo pushtues, çdo barbar kur ngul kthetrat e sundimit në një komb apo shoqëri, më së pari kërkon të shkatërrojë simbolet e vlerave.

Shqiptarët e dinë këtë më mirë se kushdo tjetër. Sepse në një nga kapitujt më të nxirë të historisë sonë, regjimi i Enver Hoxhës shkatërroi simbolet fetare, përdhosi simbolet kombëtare. Në 45 vite diktaturë komuniste me persekutime, tortura dhe vrasje, akti makabër ndaj simboleve do të mbetët një nga krimet më tronditëse nga histori. Dhe jo shumë vonë, Zoti dhe kombi shqiptar i dënuan ata për gjithë krimet e tyre ndaj shqiptarëve.

Duke sjellë në jetë këtë flamur ngjyrë blu, këtë flamur që u priu shqiptarëve në vitin 1992, dhe rrëzuan diktaturën më të egër në Europë, sot çdo shqiptar ndjen flladin e lirisë që po vjen. Sot më shumë se kurrë sepse historinë po kërkojnë ta ndryshojnë. Ky flamur realizoi të pamundurën. Shembi komunizmin. Kjo ndodhi sepse te ky flamur u derdh besimi i gjithë shqiptarëve për mundësitë e pafundme që ofron ky komb i bekuar.

Te ky flamur lindi ëndrra e shqiptarëve për liri. Dhe me këtë flamur demokracia në Shqipëri erdhi në jetë! Ishte nën shëmbëlltyrën e këtij flamuri, që Shqipëria nga honet e historisëm, u bë zonje dhe u ngjit në piedestalin e fitoreve të mëdha dhe me këtë flamur ajo do bëhet zonjë e rëndë ashtu siç e deshën ata që e themeluan! Por vitet e fundit, me të njëjtën egërsi që komunistët shkallmuan simbolet fetare, përdhosen simbolet kombëtare, kërkuan në hakmarrjen më primitive të zhduknin flamurin e lirisë, e demokracisë në Shqipëri

Këtë flamur kërkuan ta grabisnin! Këtë flamur kërkuan ta tjetërsojnë. Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relike e historisë. Kësaj here jo nga komunistët, por nga një formë e re perverse diktature, që së fundmi u pagëzua edhe nga mediat ndërkombëtare si shtet i mafies, si narkoshteti! Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.

Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit. Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave. Por pse sakrifikojmë ne? Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve. Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik.

Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar. Ne sakrifikojmë për demokracinë. Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike. Me këtë flamur ne sot i fshijmë lotët Shqipërisë, e cila në 10 vite ka humbur 35% të bijve dhe bijave të saj nga regjimi i Edi Ramës.

Nga një shpopullim genocidal, që se ka parë kurrë historia e Shqipërisë. Nga një shpopullim genocidal, plotësisht i qëllimshëm, nga narkoshteti i Edi Ramës. Prandaj nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

Sepse sot ky flamur u përjetësua, si simboli i kryengritjes më epike të shqiptarëve ndaj së keqes. Miqtë e mi, kam marrë me qindra e e mijëra mesazhe. Por do u citoj vetëm dy prej tyre. Njërin e kam nga Shqipëria, një avokat i vërtetë i demokracisë dhe vlerave të saj, publicist, shkrimtar, më shkruan se u gëzova aq shumë nga ky lajm, saqë përqafoj çdo njeri që më del përpara në rrugë.

Mesazhi tjetër vjen nga njëra prej mikeve më të shquara të këtij kombi, e cila shkruan se pasi mora këtë lajm, u shkreha në lot për Shqipërinë dhe shqiptarët nga gëzimi. Sot është dita të përulem me respektin më të madh përpara çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, të shpëtimit të opozitës në Shqipëri! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët, me guximtarët! Lavdi Zotit!

Askush nuk e ka provuar vërtetësinë e kësaj aksiome se sa ne, demokratët shqiptarë. E provuam gjatë 30 viteve, në fillimet e pluralizmit dhe rrëzimin e diktaturës. E provuam në vitin 1997, gjatë rebelimit komunist kur u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe u rikthyem përsëri. E provuam këto dy vite, pavarësisht presionit, padrejtësive e kërcënimeve, ne ia dolëm të mbetemi të lirë, të mos kapemi, të mos shitemi dhe të mbi të gjitha të mos zhdukemi.

Në këtë flamur sot valëvitet demokracia. Në këtë flamur sot valëvitet liria. Në këtë flamur sot valëvitet shpresa. Në këtë flamur sot valëvitet beteja dhe fitorja e ardhshme. Ky flamur sot është një mësim që çdo betejë mund të fitohet. Dhe çdo e keqe mund të kapërcehet! Sot është dite e mirë për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike, me flamurin e saj, pasi ky flamur fshin çdo pengesë, çdo ndarje të tyre me shumicën e vëllezërve dhe motrave! Dera është e hapur për kontributin dhe mendimin ndryshe të garantuar për çdo demokrate dhe demokrat!

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por ka fituar demokracia. Sot ka fituar çdo shqiptar që beson se me pluralizmin e marrë peng, liria nuk ekziston. I vetmi i humbur sot është Edvin Kristaq Rama. Sot gjyqtare guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën. Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”. Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia.

Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm. Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre.Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përbajtën ligjit dhe vetëm ligjit. Sali Berisha, bashkëpunëtorët e tij, nga shtatori i vitit 1991 gjer sot, kanë bazuar ligjin dhe vetëm ligji, Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë,të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik. Patriotë të vërtetë, injoruan çdo vendim dhe vendosën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

Etiketat e lidhura

Berishavula
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 16 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 20 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.