Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 12:32 Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos Arsene Wenger mund të jetë emri që do të sfidojë Gianni Infantinon në garën për presidencën e FIFA-s. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit është shfaqur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Gjenacani, Papa i beson botës, me ndihmën e Nënës së Këshillit të Mirë, një mision që fillon me kundrimin e Hyjit

Aktualitet E martë, 8 Shtator 2026 15:09
Nga Gjenacani, Papa i beson botës, me ndihmën e Nënës së Këshillit të Mirë, një mision që fillon me kundrimin e Hyjit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa Leoni XIV kthehet në Gjenacan, në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, një vend që nuk është vetëm një ndalesë në papninë e tij, por një prani, që e përshkon historinë e tij personale. Këtë mbrëmje, 7 shtator, në prag të festës së Lindjes së Virgjërës Mari, Ati i Shenjtë Leoni XIV kremtoi Meshën dhe u lut para asaj fugureje të Nënës së Këshillit të Mirë, e cila, për të – rregulltar augustinian – përfaqëson edhe një kthim në origjinë. Gjenacani bëhet kështu një vend kujtese, feje e lëshimi në duart e Zotit. “Që në ditët e para të papnisë, e ndieva për detyrë dhe kisha shumë dëshirë për t’iu afruar Gjenancanit”, kujtoi Papa në homeli, duke shpjeguar se Zoja e shoqëron atë “gjatë gjithë jetës” me praninë e saj amënore, me urtinë dhe me shembullin e dashurisë së saj për të Birin.

Maria, vajza që e ndryshon historinë
Vogëlsia e Marisë ishte në qendër të homelisë së Papës. Një vajzë, që lind ashtu si shumë vajza të tjera, megjithatë mbart brenda saj Misterin: “Ne kremtojmë lindjen e një vajze të thirrur të bëhet Nëna e Krijuesit të saj, Nëna e Zotit që shpëton”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Leoni XIV mbështetet tek Shën Toma i Vilanovës, augustinian si ai vetë, duke ngritur pyetjen mbi heshtjen e ungjilltarëve për jetën e Marisë. Por Maria, përgjigjet Papa, nuk ka nevojë për histori të mëdha që ta ndryshojë historinë. Vetë prania e saj është e mjaftueshme. “Në Marinë, shpëtimi gjen një shtëpi: Zoti është me ne!” pohoi Ati i Shenjtë. Zoti zgjedh më të përvuajturën për të manifestuar Mbretërinë e tij, ku “arroganca nuk ka vend dhe gjithëpushteti është krijim, shërbim dhe kujdes për jetën”. A nuk është kjo forca e heshtur që ende mund ta transformojë botën?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ja homelia e plotë e Papës Leoni XIV…

Të dashur vëllezër e motra,
Siç do ta kujtoni, tashmë “në ditët e para të papnisë sime, ndjeva një detyrë e një dëshirë të thellë për t’iu afruar Gjenacanit, Shenjtërores të Zojës së Këshillit të Mirë, e cila gjatë gjithë jetës sime më shoqëroi me praninë e saj amtare, me mençurinë e saj e me shembullin e dashurisë së saj për të Birin, gjithmonë qendra e fesë sime” (Kushtimi në librin e firmave të Shenjtërores, 10 maj 2025). Me gëzim jam përsëri këtu, për të kremtuar me ju Natën e Lindjes të së Shenjtnueshmes Virgjër dhe për t’ia besuar Marisë së vogël çdo gjë që ende po lind në këtë njerëzim të varfër, por madhështor: të brishtë si një filiz, por megjithatë shenjë e besnikërisë së Zotit. Po, Maria është agimi i një dite tjetër, i botës sonë të çliruar më në fund nga e keqja. E ne jemi këtu, pranë saj, rreth Altarit, nga i cili na vjen shpëtimi dhe na shndërron, bij në Birin. T’ia kërkojmë Këshillën e saj të Mirë, për të mirëpritur Fjalën hyjnore, për ta ruajtur atë brenda nesh dhe për ta nxjerrë në dritë përmes vendimeve të guximshme e të mençura, të konvertimit autentik.

Mund t'ju interesojë

E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda

E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat q...

Para 16 minutash
Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Para 1 ore
Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar

Para 1 ore

Të dashur miq, në këtë vend të pranisë së lashtë augustiniane, do të kthehem te faqet biblike të sapo shpallura me ndihmën e Shën Tomës së Vilanovës, frat e ipeshkëv augustinian i cili, duke ia kushtuar jetën e tij shërbimit të të varfërve, depërtoi thellë në të vërtetën e fesë. Ai qe në gjendje të shihte paradoksin e vogëlsisë së Marisë të bërë qendrore në ekonominë e shpëtimit. Le ta pyesim veten: si duhet të ketë qenë lindja e një vajze në kohën e Joakimit e Anës? Shën Toma gërmon thellë: “Shpesh kam reflektuar – shkruan – dhe e kam pyetur veten pse ungjilltarët, të cilët folën kaq gjerësisht për Shën Gjon Pagëzuesin dhe apostujt, na e tregojnë kaq shkurt historinë e Virgjërës Mari, e cila i tejkalon gjithë të tjerët në përvojën dhe shtatin e saj. Pse, pyes veten, nuk na është treguar mënyra e zënies së saj, lindja e saj, edukimi i saj, zakonet e saj, virtytet që e zbukuronin, çfarë marrëdhënieje njerëzore kishte me të birin, si lidhej me të, si jetoi me apostujt pas ngjitjes së tij? Të gjitha këto gjëra ishin të rëndësishme dhe besimtarët do t’i kishin lexuar ato me një përkushtim të veçantë, e edhe ato do t’i kishin kënaqur njerëzit e thjeshtë. Oh, ungjilltarë, ju drejtohem juve! Pse na keni shkëputur nga një gëzim kaq i madh me heshtjen tuaj? Pse keni lënë jashtë hollësira kaq të gëzueshme, të shumëpritura e të këndshme?” (Veprat e plota VII, 266, 8).

Në këto fjalë gjejmë një sugjerim të rëndësishëm për fenë tonë: të vëmë në pikëpyetje Shkrimin Shenjt dhe autorët e tij, ta diskutojmë tekstin dhe të dialogojmë me dëshmitarët e Zbulesës, si me miqtë. Jemi vërtet “bashkëqytetarë me shenjtorët dhe anëtarët e familjes së Zotit” (Ef 2:19), e nga vetë Maria mësojmë inteligjencën që bisedon me Perëndinë, që bën pyetje (krh. Lk 1:34) dhe interpreton ngjarjet, duke i ruajtur dhe duke i lidhur ato në zemrat tona (krh. Lk 2:19, 51). Ungjilli sipas Mateut, megjithatë, duket se e justifikon Shën Tomën e Vilanovës me heshtjen e tij. Ne e kemi dëgjuar atë: ai e njofton praninë e Marisë, por asnjë fjalë. Megjithatë, prania e thjeshtë e Marisë – dhe e Birit në të – lëviz mbarë historinë: atë të Jozefit dhe të gjithë shtëpisë së tij. Prania e Marisë shkakton një hap në gjenealogji, një risi të papritur, të aftë t’i ndryshojë jo vetëm pritjet, por edhe sjelljen e parashikueshme të një njeriu. Ajo që dëgjon Jozefi, çka vendos dhe çka bën, është përgjigje ndaj Zotit dhe ndaj pranisë së Marisë, ndaj ndryshimit të saj absolut, i cili tejkalon çdo diskurs dhe histori të mundshme. Në Marinë, shpëtimi gjen një strehë: Zoti me ne!

Shkruan ende Shën Toma ynë: “Epo, lidhur me këto reflektime të mia të cilave iu referova, se pse nuk është shkruar asnjë libër për veprat e Virgjërës, siç është bërë për veprat e Palit, […] e vetmja gjë që më vjen ndërmend është se kjo i pëlqeu aq shumë Shpirtit Shenjt, e se nga impulsi, ungjilltarët heshtën për të, për arsyen e thjeshtë se lavdia e Virgjërës, siç lexojmë në psalm, ishte e gjitha në të (krahaso Ps 44:14 Vulg.), dhe mund të imagjinohej, në vend që të përshkruhej, edhe pse, si një përmbledhje e historisë së saj, ajo që shprehet në titull është e mjaftueshme: se Jezusi lindi prej saj. Çka tjetër doni të dini? Çka tjetër kërkoni te Virgjëra? Mjafton të dini se ajo është Nëna e Zotit” (ibid.).

Të dashur vëllezër e motra, na merren mendtë para këtij Misteri: është e pamundur të mësohemi me të! Kremtojmë lindjen e një fëmije të thirrur për t’u bërë Nëna e Krijuesit të saj, Nëna e Zotit që shpëton. Megjithatë, ajo lind thjesht një fëmijë, si bijat dhe mbesat që mbajmë në krahët tanë. Sot kemi për të tituj fisnikë dhe të lartë, të Zojës e Mbretëreshës, veç rruga e Zotit ka qenë dhe mbetet më e thjeshtë dhe më e heshtur, por jo më pak e fuqishme dhe transformuese. Është rruga e vetë Jezusit, “i parëlinduri ndërmjet shumë vëllezërve” (Rom 8:29). Ashtu si Maria, edhe ne jemi “të paracaktuar të përngjasojmë me shëmbëlltyrën e Birit” (ibid.): me anë të hirit, sigurisht, por duke dëshiruar dhe duke preferuar rrugën e tij, zgjedhjet e tij, udhëtimin e tij drejt rrugëve të tjera. Në Jezu Krishtin, Zoti zgjodhi kushtet më të përulura historike dhe krijesat më të përulura për të manifestuar veçantinë e Mbretërisë së tij, në të cilën arroganca nuk ka vend dhe gjithfuqishmëria është krijim, shërbim dhe kujdes për jetën.

Shton më pas Shën Toma i Vilanovës: “Lëreni të vrapojë lirisht fantazinë tuaj, zgjeroni kufijtë e të kuptuarit dhe pikturoni në thellësitë e shpirtit tuaj një grua të re, që është shumë e pastër, shumë e kujdesshme, shumë e bukur, shumë e devotshme, shumë e përvujtë, shumë e butë, plot me gjithë hiret, shumë e pasur në shenjtëri, e stolisur me çdo virtyt, e zbukuruar me çdo karizëm, absolutisht e këndshme për Zotin; zgjerojeni atë sa më shumë që të mundeni, imagjinojeni sa më shumë që të jeni të aftë” (ibid.). Shën Toma na fton në këtë ushtrim të mrekullueshëm të imagjinatës. E vëren: “Shpirti Shenjt nuk e përshkroi atë me shkrim, por priti që ju ta pikturonit atë nga brenda” (ibid., VII, 266, 9). Të dashur vëllezër e motra, është pikërisht kështu: në lutjen kundruese, ajo që bota nuk na e tregon, por që tashmë ekziston, merr formë; ajo që është ende e padukshme, zotëron një lloj të ri fuqie brenda vetes. Kjo nuk është fantazi, por profeci. Ne kemi nevojë për të, në kohë shkatërrimi dhe pasigurie, për të parë veprën e Zotit dhe për t’i shërbyer.

Në Betlehemin e vogël, profeti Mikea ndjeu lartimin e një Mbreti paqeje, falë të cilit më në fund mund të banonim në tokë të sigurt (shih Mikea 5:1-4). E sot, në Kolektiv, duke iu drejtuar Marisë së vogël, kërkuam që “festa e lindjes së saj të na e shtojë paqen”. Po, të dashur, ne duam ta imagjinojmë paqen – të zgjerojmë kufijtë e të kuptuarit dhe ta pikturojmë atë në shpirtrat tanë – të pranojmë se ajo tashmë ekziston, ta mirëpresim dhe t’i shërbejmë. Është dhurata e Zotit, fryma e të Ngjallurit, vepra e Shpirtit Shenjt. Le ta lejojmë paqen të rritet brenda nesh. Ajo do të mbijë në botë. E Nëna e Këshillit të Mirë do të na shoqërojë në këtë mision.

Vatican News

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos
Para 10 minutash

Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos

E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda
Para 16 minutash

E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin br...

Kryepolici Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët,
Para 18 minutash

Kryepolici Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët,

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 36 minutash

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 21 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 17 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 13 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 18 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.