Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një konflikt i mundshëm me Kinën, VOA: SHBA prezanton avionin e ri bombardues, i pakapshëm nga radarët

Aktualitet E shtunë, 3 Dhjetor 2022 09:45
Një konflikt i mundshëm me Kinën, VOA: SHBA prezanton avionin e ri bombardues, i pakapshëm nga radarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një avion të ri bombardues, pothuajse të pakapshëm nga radarët. Ai u prodhua në fshehtësi të plotë dhe paraqitja e tij duket se vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje të Pentagonit për një konflikt të mundshëm me Kinën.

Avioni i fundit bombardues amerikan është prodhuar para 30 vjetësh. Pothuajse çdo aspekt i programit është sekret. Avionët janë aq sekret sa edhe kur u dha lajmi të premten në një hapësirë të Forcave Ajrore në Kaliforni, u publikuan vetëm vizatime artistike të tij. “B-21 Raider” ngjan me bombarduesit bërthamor që gjithashtu kapet me vështirësi nga radarët, “B-2 Spirit”, që me gjasë do të hiqet nga përdorimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Avioni i ri është pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të modernizuar armatimin bërthamor që përfshin raketa balistike bërthamore dhe mbushjet bërthamore të lëshuara nga nëndetëset. Me këtë Pentagoni po zhvendoset nga fushatat kundër terrorizmit të dekadave të fundit për tu përballur me modernizimin e shpejtë ushtarak të Kinës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri në vitin 2035, Kina pritet të sigurojë 1500 armë bërthamore. Këto arritje ushtarake dhe duke përfshirë edhe luftën kibernetike, aftësitë hapësinore dhe fusha të tjera paraqesin “sfidën më të rëndësishme dhe sistematike për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Pentagoni këtë javë në raportin vjetor për Kinën.

Mund t'ju interesojë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 4 minutash
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 9 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 12 minutash

“Ne kishim nevojë për një avion të ri bombardues për shekullin e 21-të që do të na lejonte të përballonim kërcënime shumë më të ndërlikuara, si kërcënimet me të cilat kemi frikë se një ditë do të përballemi nga Kina dhe Rusia”, tha Deborah Lee James, sekretarja e Forcave Ajrore kur u shpall kontrata për “B-21 Raider”në vitin 2015.

“B-21 Raider” mund të përballojë këto kërcënime shumë më të vështira”.

Ndërsa “Raider” mund të përngjajë nga jashtë me avionin paraprak “B-2”, sapo të futeni brenda, ngjashmëritë ndalojnë, tha Kathy Warden, shefe ekzekutive e kompanisë “Northrop Grumman”, e cila po ndërton “Raiderin”.

“Mënyra se si funksionon nga brenda është jashtëzakonisht e avansuar në krahasim me ‘B-2’, sepse teknologjia ka ecur shumë para” tha zonja Warden.

Ndryshime të tjera mund të jetë përdorimi i materialeve që i mundëson avionit të ri të jetë më vështirë për t’u zbuluar duke pasur mënyra të reja për të kontrolluar emetimet elektronike. Në këtë mënyrë “Raideri” mund të mashtrojë radarët kundërshtarë dhe të maskohet si një objekt tjetër, thanë disa analistë të mbrojtjes.

Në një dokument të kompanisë prodhuese, “Northrop Grumman”, thuhet se po përdoren “teknika dhe materiale të reja prodhimi për të siguruar që ‘B-21 Raider’ të mposht sistemet që ia pamundëson qasjen në zonat ku ka qëllim të shkojë”.

Zonja Warden nuk mund të diskutonte detajet e këtyre teknologjive, por tha se do të jetë më vështirë që avioni i ri të kapet nga radarët.

“Kur flasim për atë që quhet vëzhgueshmëri e ulët, ajo do jetë vërtetë shumë e ulët. Kjo do të thotë se do ta dëgjoni avionin, por nuk do ta shihni atë”, tha zonja Warden.

Gjashtë “B-21 Raider” janë duke u prodhuar ndërsa Forcat Ajrore planifikojnë të ndërtojnë 100 të tillë. Në to do vendosen armë bërthamore ose bomba konvencionale dhe mund të përdoren me ose pa ekuipazh njerëzor. Forcat Ajrore dhe “Northrop” gjithashtu tregojnë për zhvillimin relativisht të shpejtë të “Raiderit”: Avioni i ri u prodhua brenda shtatë vjetësh nga dhënia e kontratës ndërsa prodhime të tjera luftarake përfshirë anijet kanë marrë dekada.

Kostoja e prodhimit nuk dihet. Në vitin 2010, Forcat Ajrore thanë se çmimi për blerjen e 100 avionëve do kushtonte mesatarisht 550 milionë dollarë secili apo afërsisht 753 milionë dollarë sot, por është e paqartë se sa po shpenzon Forca Ajrore në të vërtetë.

Fakti që çmimi nuk është publik i shqetëson mbikëqyrësit e qeverisë.

“Mund të jetë një sfidë e madhe për ne që të bëjmë analizën tonë normale të një programi madhor si ky”, tha Dan Grazier, bashkëpunëtor i lartë i politikave të mbrojtjes në Projektin për Mbikëqyrjen e Qeverisë.

“Është e lehtë të thuhet se avioni “B-21 Raider” po shkon sipas orarit pa e testuar ende në fluturim. Por, vetëm kur njëri prej tyre kalon në fazën aktuale të testimit zbulohen problemet reale. Kjo është pika kur shpenzimet fillojnë të rriten”.

‘Raideri’ nuk do të bëjë fluturimin e tij të parë deri në vitin 2023.

Megjithatë, duke përdorur programe të avansuara kompjuterike “Northrop Grumman” ka testuar aftësitë e ‘Raiderit’ duke përdorur një binjak dixhital, një kopje virtuale e atij që u prezantua të premten.

Avioni i mëparshëm ‘B-2’ ishte parashikuar të ishte një flotë prej mbi 100 avionësh, por Forcat Ajrore përfundimisht vendosën për vetëm 21 avionë, për shkak të tejkalimit të shpenzimeve dhe një mjedisi të ndryshuar të sigurisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Përpos kësaj, jo të gjithë avionët ‘B-2’ janë të gatshëm të përdorën çdo ditë për shkak të nevojave të konsiderueshme të mirëmbajtjes së avionit të vjetëruar, tha Todd Harrison, specialist i hapësirës ajrore dhe drejtor menaxhues tek kompania “Metrea Strategic Insights”.

Avioni i ri, “B-21 Raider”, e ka marr emrin nga sulmet ajrore mbi kryeqytetin japonez, Tokio në vitin 1942 të njohur si “Doolittle Raid”.

Ai do jetë pak më i vogël se ‘B-2’ për të rritur rrezen e tij, tha zonja Warden.

Në tetor të vitit 2001, pilotët e avionit të vjetër bombardues ‘B-2’ vendosën një rekord të ri kur fluturuan 44 orë rresht për të hedhur bombat e para mbi Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit.

‘B-2’ shpesh kryen misione të gjata vajtje-ardhje, sepse ka pak hangarë nëpër botë që mund të akomodojnë hapjen e krahëve të tij. Kjo kufizon vendin ku ‘B-2’ mund të ulet për mirëmbajtjen e nevojshme pas fluturimit. Përpos kësaj, hangarët duhet të kenë ajër të kondicionuar sepse dritaret e avionit të vjetër nuk hapen dhe klimat më të nxehta mund dëmtojnë pjesën e brendshme elektronike të kabinës.

Avioni i ri do të ketë gjithashtu hangarë të rinj, për të akomoduar madhësinë dhe kompleksitetin e tij, tha zonja Warden.

Një ndryshim i fundit është edhe mënyra se si u prezantua avioni i ri bombardues. Ndërsa të dy u prezantuan në të njëjten zonë ushtarake në Kaliforni, prezantimi i avionit të mëparshëm bombardues ‘B-2’ u bë në vitin 1988 me ceremoni publike.

Duke pasur parasysh teknologjinë e përparuar që është përdorur për të prodhuar kamera e satelitët e mbikëqyrjes, paraqitja e avionit të ri ‘Raider’ do të bëhet në fshehtësi dhe brenda një objekti ushtarak. Të ftuarit, mes tyre Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, do të jenë të pranishëm në hapjen e dyerve të objektit për të paraqitur avionin e ri dhe më pas dyert do të mbyllen përsëri./Zëri i Amerikës

Etiketat e lidhura

avionKinëKonflikshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 4 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 9 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 12 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 26 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.