Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:01 Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze Policia çaktivizoi një pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze në Dublin gjatë samitit europian, sipas Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe paralajmërime moti për Shqipërinë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Njerëzit duhet të ishin para Kryeministrisë”, Demalia: 110 mln euro për motivet politike të Ramës, një lojë e tillë dhe me Rtv Ora

Aktualitet E hënë, 5 Prill 2021 21:32
“Njerëzit duhet të ishin para Kryeministrisë”, Demalia: 110 mln euro për motivet politike të Ramës, një lojë e tillë dhe me Rtv Ora
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reagimin pas humbjes nga Shqipëria të gjyqit në Arbitrazh  me Francesko Becchetin publicisti Ilir Demalia e sheh të vakët.

Në një intervistë për Rtv Ora, Demalia thotë se shoqëria civile dhe qytetarët e përgjegjshëm duhet të ishin para Kryeministrisë dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi duhet të ishte larguar një orë e më parë.

Demalia thotë se fatura 110 mln euro që do ti paguajmë sipërmarrësit italian është vetëm maja e ajsbergut, pasi duke llogaritur edhe pagesën që vendi ka shpenzuar për avokatët, dëmi është shumë herë më i madh.

 Demalia: Nuk shqetësohem shumë për faktin e 110 milion eurove sepse dëmi që i ka bërë qeveria e Edi Ramës në këto 8 vjet Shqipërisë është shumë më i rëndë, edhe vetë borxhi i Becchetit është më shumë se 110 milion euro po të dimë shifrat e avokatëve që ka paguar qeveria shqiptare dhe të tjera tarifa që paguhen në të tilla raste. Qershia mbi tortë në këtë propagandë të qeverisë së Ramës gjatë kësaj fushate që nuk mund të thotë më asgjë dhe duket dhe nga vetë gjendja e tij fizike, psiqike që është i lodhur dhe i shkatërruar. Pushteti të lodh, ne e marrimn sikur është ndonjë qejf i madh. Pushteti është për njerëz të përgjegjshëm, për njerëz që kanë një vizion, që kanë një dashuri për vendin e vet dhe duan të bëjnë diçka për vendin tonë. Kurse në Shqipëri,gjatë gjithë historisë tonë pushtetin e kanë përdorur si plaçkë tregu dhe njerëzit si lakej, dhe njerëzit  e pranojnë këtë, kjo është më e rënda. Mospërgjegjësia edhe në rastin e Becchetit, në një kohë që ata që janë opozitë e Edi Ramës në vend  duhet që të dalin, populli pa parti, shoqëria civile, qytetari i përgjegjshëm që ndjen përgjegjësi për atë çka ai poshtërohet, për atë çka ai vidhet e poshtërohet, duhet të ishte para Kryeministrisë. Urgjentisht duhet të ikte Ëngjëll Agaçi, çfarë pune ka ai që të bisedojë me Becchetin që mos sulmo qeverinë, shko fol me drejtorin e Top Channel, kjo tregon kompromentim të gjithë medias.

Demalia thotë se një lojë e tillë po luhet edhe me Rtv Ora teksa sjell shembullin sesi në SHBA një oficer policie është dënuar me 50 vjet burg për 60 mijë dollarë abuzime.

Demalia: Dhe ju po paguani këtë faturë për deoncimet që keni bërë për Becchetin dhe raste të tjera, një lloj loje po luhet dhe me ju pavarësisht se po qëndroni akoma për shkak të situatave dhe rrethanave se erdhën zgjedhjet dhe u lëkund dhe pozita e qeverisë socialiste por ndoshta dhe Rtv Ora do ta kishte pësuar si Beccheti. Ndoshta do të ishte më mirë për pronarin se do të merrte dhe ai 120 milion euro por problemi është se çfarë bëhet me mediat. Këtu tregohet edhe kompromentimi i medias. Media është pushtet i katërt. Nëse do të ishte bërë mur karshi këtyre ndërhyrjeve të qeverisë nuk do të guxonte jo Ëngjëll Agaçi, por as Rama, dhe as Zoti nuk do të guxonte të shkonte. Është kulmi dhe prandaj ai ka fituar gjyqin, në Perëndim duhet dy gjëra të vogla për të rrëzuar çështjen. Dukshëm e ka bërë për motive politike Rama dhe për këtë motiv politik të Ramës shteti duhet të paguajë 110 milion euro.Këtu është dënuar një shef policie 50 vjet burg për 60 mijë dollarë, pse ka futur jashtë orarit 2-3 policë, 60 mijë dollarë janë asgjë.Precedenti për të ndëshkuar abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin e pushtetit në Shqipëri deri më sot është zero dhe kjo është drama shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Para 16 minutash
Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste ...

Para 51 minutash
Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpun...

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arbitrazhi ka ndëshkuar vendin tonë me 110 milionë euro. Mesazhet e dërguara nga Erion Veliaj drejt pronarit të Agon Channel duket se kanë ndikuar në humbjen e gjyqit ndaj Francesko Becchetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Demalia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 9 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Para 11 minutash

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje
Para 16 minutash

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 51 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.