Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nuk ka kursyer asnjë cep të botës! Nga Rusia në Pakistan, paralajmërimi i Putin dhe dëmet e mëdha nga koronavirusi

Aktualitet E shtunë, 18 Prill 2020 09:40
Nuk ka kursyer asnjë cep të botës! Nga Rusia në Pakistan, paralajmërimi i Putin dhe dëmet e mëdha nga koronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asnjë cep i globit nuk është kursyer nga koronavirusi ngjitës – ose përpjekjet për ta ngadalësuar përhapjen e tij. Taktika të ndryshme janë duke u përdorur, përfshirë izolimin, distancimin fizik dhe masa të tjera kufizuese. Megjithatë, edhe ato mund të minohen nga mungesa e furnizimeve dhe e transparencës.

Radio Evropa e Lirë u ka hedhur një vështrim sfidave me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë dhe të tjerët, në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Disa ekspertë thonë se trashëgimia që kanë lënë dekadat me sekrete ose injorim të së vërtetës në hapësirat e ish-Bashkimit Sovjetik, mund ta ndikojnë mënyrën se si reagojnë qeveritë atje ndaj krizës aktuale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjekët atje ankohen për mungesa të mjeteve mbrojtëse. Ata që flasin për to, shpesh ndëshkohen – gjë që i ndikon negativisht përpjekjet e rajonit për të trajtuar krizën.

Rusi: Shumë raste; shtretër të pamjaftueshëm

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë i drejtpërdrejtë më 13 prill, kur ka thënë se situata është e rëndë. Ai ka folur në ditën kur Rusia ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus brenda një 24-orëshi: 2,558.

Po atë ditë kanë dalë pamje të ambulancave duke pritur në radhë jashtë spitaleve të Moskës, që përpiqeshin të përballonin fluksin. “Janë tashmë afro 1,500 pacientë, të gjithë me pneumoni. Nuk ka mjaftueshëm shtretër. Pacientët i vendosin kudo që ka hapësirë të lirë. Ne e informuam shërbimin ambulantor se kemi 180 vende rezervë dhe ata sollën te ne 303 pacientë”, ka treguar Irina Sheikina, mjeke në një spital të Moskës.

Një tjetër mjek në një spital të Moskës i ka thënë televizionit Current Time të Radios Evropa e Lirë se spitalet në kryeqyetin rus nuk janë të përgatitura mirë për t’u përballur me krizën.

“Spitali ynë po përgatitet për pacientë me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi], por ne ende nuk kemi pajisje mbrojtëse, si maska apo mantelë. Nuk kemi. Në disa raste nuk ka mjaftueshëm as shiringa dhe barna. Dhe, kjo është Moska”, ka thënë mjeku, i cili ka kërkuar të mbetet anonim nga frika e ndëshkimit.

Vsevolod Shurkhai, neurokirurg në Moskë, i ka thënë televizionit Current Time se rreth 40 mjekëve u është kërkuar të ndajnë termometrat oralë me njëri-tjetrin. Shurkhai ka thënë se është ankuar në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe në Rospotrebnadzor – agjencinë ruse të mbikëqyrjes së sigurisë së konsumatorit.

Në rajonin Volgograd, Tatyana Revva është thirrur në polici, për t’u marrë në pyetje, pasi është ankuar publikisht për mungesën e pajisjeve mbrojtëse në spitalin lokal, ku punon si mjeke.

Bjellorusi: Qasja nga “koka në rërë”

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, e ka cilësuar koronavirusin si “psikozë” dhe i ka porositur qytetarët që të vozisin traktorë, të pinë votka dhe të qëndrojnë në sauna, për ta shëruar atë. Bjellorusia i ka injoruar thirrjet për të vendosur kufizime më të ashpra.

Ueb-faqja e opozitës, Charter 97, ka thënë se Lukashenka “ka zhytur kokën në rërë” dhe ka sugjeruar se mungesa e veprimit mund të sjellë fundin e sundimit të tij për një çerek shekulli.

Mendohet se pak u besojnë numrave të raportuar nga qeveria dhe se shumë dyshojnë se rastet me grip, janë në të vërtetë raste me koronavirus.

Por, edhe më pak guxojnë të flasin. Njëri që ka folur, ka qenë Syarhey Satsuk, redaktor në ueb-faqen e lajmeve, Yezhednevnik, i cili ka kritikuar mënyrën se si qeveria po e trajton krizën dhe ka hedhur dyshime mbi shifrat zyrtare të të infektuarve me koronavirus.

Satsuk është arrestuar më 25 mars, nën akuzat për korrupsion. Mbikëqyrësit e mediave dhe të tjerë besojnë se ai është arrestuar për mbulimin kritik të situatës me koronavirus.

Përfaqësuesi për media i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Harlem Desir, ka thënë më 26 mars se është “shumë i shqetësuar” me arrestimin e Satsukut.

Desir ka thënë se gazetarët “nuk duhet të frikësohen, të ndiqen penalisht ose të arrestohen për raportimin e çështjeve me interes publik dhe për situatën me COVID-19”.

Ndërkohë, mjekët në Bjellorusi ankohen për orë të gjata pune dhe pak pajisje mbrojtëse, njofton shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë. Hotelet, sanatoriumet, madje edhe hapësira në një aeroport janë shndërruar në strehimore të përkohshme për personelin mjekësor. Një mjek ka thënë se vazhdon të punojë edhe pasi është konfirmuar me koronavirus.

Ukrainë: Korrupsion i lartë; pak komunikim

Në Ukrainën fqinje, mjekët po luftojnë gjithashtu. “Marr telefonata, njerëzit më thonë ‘ejani, kontrollojeni nënën time nëse ka koronavirus’. I qetësoj sa më mirë që mundem”, rrëfën Yaroslav Semchyshyn, mjek në një qytet me 5,000 banorë në rajonin Ivano-Frankivsk, në perëndim të Ukrainës.

“Me sa di unë, nuk ka teste as në nivel të qarkut. Nuk e di për rajonin. Ka shumë pak komunikim”, thotë Semchyshyn, i cili nuk ka dashur të bëhet publik emri i qytetit të tij.

Korrupsioni – problem i Ukrainës për kohë të gjatë – mund t’i pengojë përpjekjet për të siguruar furnizimet e nevojshme. Kështu së paku pretendon Arsen Zhumadilov, udhëheqës i kompanisë kombëtare të prokurimit.

Zhumadilov i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 8 prill se përpjekjet e tij për të blerë pajisje janë penguar kryesisht nga ministri – tani i shkarkuar – i Shëndetësisë.

Uzbekistan: Numër i madh i të infektuarve në mesin e personelit mjekësor

Mjekët në Uzbekistan po paguajnë gjithashtu çmim të lartë. Situata në Andijon është veçanërisht kritike. Shukhrat Abdurakhmonov, kryetar i qytetit, ka thënë më 12 prill se në mesin e 90 pacientëve me koronavirus në një spital lokal, 78 kanë qenë punonjës shëndetësorë.

“Dymbëdhjetë të tjerët kanë qenë në kontakt me punonjësit shëndetësorë”, ka thënë ai. Një mjek që punon në spital, ku të gjithë pacientët mbahen të izoluar, i ka hedhur poshtë numrat e kryebashkiakut. Ai i ka thënë shërbimit uzbek të Radios Evropa e Lirë se 56 punonjës shëndetësorë janë në karantinë – prej tyre katër janë mjekë dhe të tjerët infermierë. Si gjetkë në rajon dhe në ish-shtetet sovjetike, autoritetet në Uzbekistan nuk kanë zbuluar shumë detaje rreth krizës me koronavirus.

Një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ka refuzuar të komentojë dhe @Koronavirusinfouz – kanali në Telegram i Qeverisë së Uzbekistanit, që ofron informacione zyrtare për përhapjen e COVID-19 në Uzbekistan – nuk e ka informacionin e ndarë nga Abdurakhmonov.

Kazakistan: Spitali më i madh i izoluar

Shkalla e lartë e infektimit me koronavirus midis mjekëve dhe punonjësve tjerë shëndetësorë është po ashtu problem në Kazakistan. Sipas Ministrisë kazake të Shëndetësisë, deri më 13 prill, 211 pjesëtarë të stafit mjekësor në spitalet e Kazakistanit kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Sipas Lyudmila Byurabekovas, kryetare e Komitetit për Sigurinë e Mallrave dhe Shërbimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, spitaleve u mungojnë pajisjet mbrojtëse, përfshirë maskat, dhe oraret e punës nuk respektohen. Spitali më i madh në Almati është në karantinë, pasi 12 mjekë janë infektuar me koronavirus.

Kirgizi: Zemërim në mediat sociale

Në Kirgizi, mungesa e pajisjeve mbrojtëse nuk është gjithmonë problem. Bektur Apyshev ka publikuar një fotografi të një maske mbrojtëse në Twitter, me të cilën ka thënë se janë të pajisur ai dhe punonjësit tjerë shëndetësorë në spitalin ku punon. Pak ditë më vonë, llogaria e Apyshevit në Twitter është mbyllur në mënyrë misterioze. Më vonë, më 12 prill, Apyshev ka postuar një video, duke thënë se ai ka gënjyer për maskat.

Kjo kërkim-falje, që dyshohet se është bërë pas presionit nga autoritetet, ka shkaktuar zemërim në mediat sociale. Shërbimi kirgiz i Radios Evropa e Lirë thotë se autoritetet në Kirgizi po mbajnë një sy kah postimet në mediat sociale, që kritikojnë mënyrën se si ky vend po e trajton krizën me koronavirus.

Pakistan: Mungesa e pajisjeve çon në protesta

Nuk janë vetëm mjekët në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik që vuajnë. Si gjektë, mjekët në Pakistan – jo të pajisur mirë – po bien viktima edhe të koronavirusit.

Dy mjekë dhe një infermier raportohet se kanë vdekur nga COVID-19. Mbi 150 punonjës shëndetësorë raportohet se janë infektuar me koronavirus.

Mjeku Fazle Rabi, në Institutin e Pakistanit për Shkenca Mjekësore, thotë se shkalla e lartë e infektimit te personeli mjekësor ka ardhur në mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

Rabi i ka thënë së voni shërbimit pakistanez të Radios Evropa e Lirë se pret që këta numra të rriten, nëse spitalet nuk furnizohen së shpejti me pajisje mbrojtëse.

Më 14 prill, nëntë mjekë në një spital në rrethin Multan të Punxhabit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus. Ky ka qenë numri më i lartë në mesin e personelit mjekësor në një ditë të vetme.

Të mërzitur nga mungesa e furnizimeve, mjekët në Kueta – kryeqytetin e provincës Baluçistan – kanë protestuar javën e kaluar, ndërsa dhjetëra vetë janë arrestuar. Ata janë liruar më vonë, pasi qeveria e provincës është zotuar se do t’i sigurojë pajisjet e nevojshme. Si rezultat, një grevë e mjekëve po ashtu është ndërprerë. REL

Etiketat e lidhura

demetkoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 19 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 34 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 40 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.