Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Nuk më bënë as tamponin”, pensionistja për përfaqësuesin e PD: Shteti asnjë ndihmë (VIDEO)

Aktualitet E premte, 22 Janar 2021 11:43
”Nuk më bënë as tamponin”, pensionistja për përfaqësuesin e PD: Shteti asnjë ndihmë (VIDEO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti, ka vizituar këtë të premte një nënë pensioniste ku ka mësuar se si është përballur ajo me pandeminë. Asime Çela tregoi vështirësitë e mëdha në këtë përballje, ndërsa sipas saj asnjë prej institucioneve shëndetësore nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme, megjithëse i ka telefonuar kur gjendja ka qenë e rënduar. Ajo pretendon se as tamponin nuk ka shkuar njeri ta bëjë. Zonja Çela tha se kurën e ilaçeve e ka blerë me lekët e veta dhe me ndihmën e fëmijëve, pasi me pension është e papërballueshme kostoja prej 2 milionë lekësh.

Dorian Teliti: Sot jemi në shtëpinë e zonjës Asime Çela. Një zonjë e nderuar, e cila si shumë nëna, gjyshe, kanë kaluar vështirësitë dhe janë përballur me COVID-19. Kjo është një histori e vërtetë për të cilën zonja Asime do të na tregojë diçka më shumë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Asime Çela: Në 7 nëntor më ra kjo. Po më ra jashtëzakonisht rëndë, me temperaturën 40, isha në atë botë fare. Vajza e kaloi, edhe vajza me dhëndrin me fëmijët, e kaluan, por e kaluan më lehtë. Megjithatë, merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dorian Teliti: Erdhën jua bënë tamponin?

Asime Çela: Jo! Jo, jo!

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 9 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 38 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 40 minutash

Dorian Teliti: Nuk jua kanë bërë tamponin?!

Asime Çela: Asnjërit. Asnjërit. E kemi shkruajtur emrin. Ku e shkruajtën emrin? Në hënë mbase e kanë shkruajtur. Edhe sa të zbres që andej, ne ishim të mbaruar.

Dorian Teliti: Pra, juve nuk ju erdhi dikush t’ua bëjë tamponin?

Asime Çela: Jo, jo, jo. Asnjë, asnjë, asnjë!

Dorian Teliti: Ilaçet sa ju shkuan?

Asime Çela: Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga Spitali Amerikan, privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët dhe infermieret morën, domethënë për 7 ditë, morën 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Po serumin vinin ata dy herë në ditë dhe plus që në serum hidhnin ato mjekimet, se mora në farmaci një trastë me ilaçe.

Dorian Teliti: Të tëra vetë i pagove?

Asime Çela: Të gjitha, të gjitha vetë.

Dorian Teliti: Ndihmë nga shteti zero..

Asime Çela: Asnjë njeri, asnjë fare, asnjë shpenzim. 60 domethënë 650 mijë lekë unë, 47 mijë lekë më bënë domethënë 280 mijë lekë të vjetra se 28 janë 280 mijë lekë. Ilaçe këtu, ilaçe këtu nuk di të të tregoj.

Dorian Teliti: Sa të shkuan në total ilaçet?

Asime Çela: 2 milionë.

Dorian Teliti: Pra gjithë shpenzimet që pate për t’u kuruar.

Asime Çela: 2 milionë lekë, 2 milionë.

Dorian Teliti: Ilaçe, trajtimi.

Asime Çela: Një debolesë e jashtëzakonshme, më dridheshin duart, më dridhej trupi i gjithë dhe nuk mori parasysh as doktoresha e lagjes, mikja e jona e familjes, fare, fare, fare.

Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?

Asime Çela: Unë e kam 175 mijë lekë.

Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?

Asime Çela: Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.

Dorian Teliti: 175 mijë lekë në muaj e ke pensionin?

Asime Çela: Pensionin.

Dorian Teliti: Pra, në vit t’i merr pension 2 milionë lekë.

Asime Çela: Bravo e the.

Dorian Teliti: Dhe 2 milionë lekë ty të ka shkuar. Të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it.

Asime Cela: Trajtimi i COVID-it.

Dorjan Teliti: Pastaj ke faturën e ujit, ke faturën e dritave.

Asime Çela: Lёre atë me pensionet.

Dorjan Teliti: Ilaçet e tjera.

Asime Çela: 80 mijë lekë i paguaj ato telefon, drita, ujë, ato janë të zakonshme edhe ik jeto pastaj me ato që ke. Pensionin kush e shton pensionin, asnjëri. Mjerë të tjerët kur s’kanë fare, që ka dhe pa fëmijë plaka e pleq sa të duash. Ne na vdiq një e moshuar atje. I shkreti vajza ishte e martuar, fëmijë tjetër s’kishte, rrinte vet dhe vdiq pardje aty. E sa gjynah. Pa njeri fare, as fërshëllen njeri fare. E kështu që shpenzime të jashtëzakonshme dhe marr përherë. Vajta në farmaci për ato hollimin e gjakut, tha është me rimbursim, na ka ardhur dokumenti me rimbursim. Atëherë vajti vajza tek doktoresha e familjes, në lagje, edhe tha, jo, jo, nuk më duhet, nuk kemi akoma. Por urdhrin e kam marrë në farmaci, i tha vajza. Nuk më duhet mua, nuk ka mundësi t’ia bëj, tha. Edhe atë, edha të një gjilpëre e bëja në bark dy herë në ditë.

Dorjan Teliti: Për hollimin e gjakut?

Asime Çela: Për hollimin e gjakut. Farmacitë e kishin, jo vetëm farmacia një qe kemi ne këtu, një këtu për shembull. Po të gjithë farmacitë që pyeti dhëndri, i kishin me rimbursim këtë. Atë doktoresha nuk na i dha, dokumentin ta merrnim me. Ishte 25 mijë lekë një gjilpërë, paradite e 25 mijë pasdite në darkë, 50 mijë desha në ditë vetëm…

Dorjan Teliti: Hollues gjaku.

Asime Çela: Hollim gjaku. A bëhet kjo?! Kjo është skandal. I kisha të tëra në shtëpi se s’më, s’më ashtu njeri . Edhe shpenzimet edhe të tërat. Kështu që, mjerë ky milet që është në këtë shtet. Më keq se kjo qeveri nuk besoj të ketë. Them unë! Ndoshta jam gabim?! Por si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot, të gjitha i ka gënjeshtra, në daç premtimet, të gjitha gënjeshtra./

Etiketat e lidhura

Covid-19PDtampon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 6 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 7 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 9 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 24 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.