Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papës Piu XII, me krahë hapur, në mes plagëve të njerëzimit

Aktualitet E diel, 20 Korrik 2025 14:27
Papës Piu XII, me krahë hapur, në mes plagëve të njerëzimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Është 19 korriku i vitit 1943. Bombarduesit amerikanë sulmojnë qytetin e Romës, për herë të parë që nga fillimi i Luftës II Botërore. Vdesin të paktën 3,000 vetë. Në numrin e saj të 21 korrikut të atij viti, gazeta “L’Osservatore Romano” boton në faqen e parë, një artikull titulluar “Ati i Shenjtë ndërmjet besimtarëve të dioqezës së tij të Romës, goditur nga sulmi ajror”.

Para së gjithash, ia vlen të kujtojmë se Papa Piu XII, sapo mësoi për operacionin ushtarak në lagjen San Lorenzo dhe stacionin hekurudhor Tiburtino, shprehu dëshirën për të shkuar ndërmjet atyre rrënojave e atyre plagëve therëse. Artikulli saktëson edhe kohën e saktë në të cilën ky qëllim bëhet hapi i parë ndërmjet rrënojave, jo vetëm materiale, të Romës. Është ora 17:20 dhe bombardimet vijojnë… nuk kanë mbaruar ende. Papa, duke shpërfillur sigurinë e vet, largohet nga Vatikani për ta bashkëjetuar atë çast dramatik me popullin e Romës. Gazeta e Selisë së Shenjtë shkruan se Papa shoqërohet nga Giovanni Battista Montini, asokohe Zëvendës- Sekretar i Shtetit, i cili do të ulej në fronin e Shën Pjetrit në vitin 1963.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëpër rrugët e Romës së bombarduar
Ky i Piut XII në korrik 1943 është itinerar nëpër cepat e Romës, të dëmtuara nga lufta. Në disa pasazhe të asaj kronike, rrëfimi i Osservatore Romano përputhet me një hartë të qytetit. Është veçanërisht e rëndësishme të përmendet se përgjatë rrugës dhe deri në Porta Maggiore, kalimi i karrocës papnore u vu re nga shumë njerëz. Lajmi u përhap shpejt dhe populli i Romës e pa Papën duke kaluar mbi rrënoja. Përballë skenave të shkatërrimit, Papa ngadalësoi karrocën e kërkoi lajme për viktimat e edhe dëmet e shkaktuara nga bombat. Duke kaluar ngadalë rrugët ngjitur me zonën e Veranos, Papa Pacelli pa një turmë njerëzish gjithnjë në rritje. Mbërritja e tij në lagjen San Lorenzo u shoqërua, mbi të gjitha, me një gjest: Papa Piu XII i hapi krahët në mes të qytetarëve dhe besimtarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pranë pikëllimit të popullit
Në sheshin përpara Bazilikës së Shën Lorencit, Papa Pacelli u takua me turmën e pafundme të njerëzve. L’Osservatore Romano e përshkroi skenën, duke u ndaluar tek përqafimi dhe duke cituar disa nga fjalët e shqiptuara nga Papa me atë rast. Në artikull u theksua se Piu XII i qe drejtuar popullit me fjalë ngushëllimi, duke kuptuar “ankthin e papërshkrueshëm të një mori familjesh të privuara kaq tragjikisht nga të dashurit dhe shtëpitë e tyre”. Papa – vazhdon gazeta e Selisë së Shenjtë – i lutet Zotit “ta shndërrojë një dhimbje kaq të madhe, në një forcë po kaq të madhe shpirtërore dhe morale”. E, më pas, bekon të pranishmit, familjet e tyre dhe të gjithë qytetin e Romës.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 34 minutash
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 45 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 58 minutash

Britma e Papës për paqe
Ky gjest i Piut XII, qe e mbështjell, e mbron dhe e përqafon popullin, ngjall guxim. Papa, siç lexojmë në përfundim të kronikës së Osservatore Romano, ndenji ndërmjet atyre rrënojave, ndërmjet atyre njerëzve, për më shumë se një orë e gjysmë. Piu XII, në ato çaste dramatike, “i përfocoi të gjithë në fe e në shpresë”. Disa dëshmitarë dëshmojnë se kur u kthye në Vatikan, rrobat e Papës ishin të njollosura me gjak.

Ky përqafim nuk është thjesht ikonik. Kjo britmë për paqe duhet dëgjuar: në shtator, nënshkruhet armëpushimi, ndërsa në vitin 1945, fundi i Luftës II Botërore hap një faqe të re në histori.

Një përqafim njerëzimit të plagosur
Krahët e shtrirë të Papës Piu XII, që kujtohet me titullin “Defensor Civitatis”, mbeten sot në shpirt, pranë plagëve të familjes njerëzore. Edhe sot, njerëzimi është i tronditur nga konfliktet, të tilla si këto të Ukrainës dhe të Lindjes së Mesme.

Janë tragjedi që prekin kryesisht më të prekshmit: civilët, gratë dhe fëmijët, në pritje të fundit të luftës.
Ata duan paqe, si populli i Romës gjatë Luftës II Botërore.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 19 minutash

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 34 minutash

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 45 minutash

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 58 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 10 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 13 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 9 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 12 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.