Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pashk Luka: Procesi i legalizimeve, sfidë drejt suksesit

Aktualitet E shtunë, 1 Maj 2021 00:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albina Gjergji

Puna për të përballuar fluksin e madh të lejeve të legalizimeve për Qarkun e Lezhës duket se po ecën më mirë seç pritej. Nga një sfidë deri diku e pamundur, tashmë mund të thuhet me plot gojë se ky proçesi i legalizimit, sipas ligjit është kthyer në një realitet të prekshëm. Panorama që të ofrohet nga vizita e një dite te zakonshme në zyrat e Aluiznit-Lezhë, është krejt tjetër nga ajo që hasje disa vite me parë po në këtë qytet, ku qytetarë të shumtë prisnin më orë të tëra dhe ngrinin zërin për t’u dhënë zgjidhje problemit të tyre. Sot po këta qytetarë që trokasin në derë të Aluiznit, jo vetëm që marrin përgjigje të shpejtë, por shërbimi dhe zgjidhja e problemit të tyre bëhet në kohë reale, sipas standarteve dhe konform ligjit të parashikuar. Kjo falë mirëorganizimit të punës në grup, por edhe frymës pozitive që vetë kreu i këtij institucionit transmeton. “Po ecim në një hap me angazhimin e Qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë procesit të legalizimit në Qarkun e Lezhës. Në një muaj japim më shumë leje legalizimi se ç’janë dhënë në një vit në qeverisjen e mëparshme. Me këtë ritëm procesi në këtë Qark do të përfundojë në një periudhë më pak se tre vjeçare”, shprehet për “Koha Jonë”, drejtori i Aluiznit për Qarkun e Lezhës, z. Pashk Luka, i cili në intervistën e mëposhtme tregon me detaje punën që është bërë në këtë institucion gjatë këtyre tre muajve, si dhe sfidën për ta çuar deri në fund me sukses misionin e përbashkët me Qeverinë sa i takon proçesit të legalizimeve.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 8 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 9 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 9 orësh

Luka, prej disa muajsh zyra e Aluizni-t Lezhë është përballur me një fluks të madh qytetarësh, të cilët kërkojnë të pajisen me leje legalizmi. Në vlerësimin tuaj si po ecën ky proces deri tani në Qarkun Lezhë?

Swiss Digital

 

Në një gjykim realist mendoj se po ecim besueshmërisht në një hap me angazhimin e qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë procesit të legalizimit në Qarkun Lezhë. Natyrisht nuk pretendojmë se kemi bërë më të mirën e duhur, por besojmë se kemi bërë gjithçka të mundur. Nga muaji qershor i këtij viti ne po punojmë me detyrë të dyfishuar, ose thënë ndryshe nga 200 leje në muaj që ishte detyrë kërkohet të plotësojmë 400 leje mujore.

Mendoni se do ta përballoni këtë ritëm, pra ngarkesë e dyfishtë që në një kuptim është sfidë dhe sipas jush, si kanë qenë treguesit e këtij tremujori të parë ballafaques?

Vërtetë sikurse shpreheni ju, kjo është një sfidë, aspak e lehtë, por jo e pamundur. Madje këto tre muaj treguesit kanë ardhur në rritje dhe tani jemi në 90% të realizimit të detyrës, sepse në muajin gusht arritëm në 365 leje, pra jemi në kufi të plotësimit në këta muaj të sezonit veror me numër punonjësish të reduktuar për arsye të kuptueshme.

Në fakt, kohë më parë qeveria me VKM ka shtuar numrin e punonjësve në ALUIZËN. Mendoni se arritja për të cilën flisni është rezultat, kryesisht i kësaj shtese?

Jo, kjo nuk është e vërtetë… si të thuash e plotë që duhet ta besojmë, sepse nëse numri i punonjësve është rritur 30%, detyra që na ngarkohet nga drejtoria e përgjithshme është dyfishuar. Nuk ia vlen krahasimi me periudhën e shkuar, por në vitin 2013 numri i punonjësve ka qenë po kaq dhe më i lartë, por realizimi për gjithë vitin ishte 285 leje, ndërkohë që realizimi i gushtit për ne sikurse u shprehëm është 365 leje. Nuk është e vështirë të bëhet diferenca nga dje dhe sot, por po kaq lehtësisht kuptohet qasja e kësaj maxhorance që ka përcaktuar prioritet qeverisës legalizimin dhe po punohet për ta bërë realitet të afërt. Me ritmin e viteve të shkuara askush nuk mund ta mendonte se kur mund të mbyllej procesi i legalizimit, ndërsa me ritmin e sotëm ky proces do të ketë përfunduar në një kohe më të afert se 3 vjet.

Cilën do të veçonit si pengesën kryesore të momentit në proçesin e lejeve të legalizimit?

Lezha për vetë pozicionin ku shtrihet i ka në kompleks të gjitha vështirësitë që mund të ndeshen në një proces legalizimi; ka detin, lumenjtë, është me kryqëzime të rëdënsësishme rrugore (ku lidhen disa qyetete nëpërmjet saj), ka në shumicë zona të mbrojtura. Por, pengesat kryesore në gjithë këto vite kanë qenë zona e mbrojtura arkeologjike, ku shtrihet thuajse i gjithë qyteti i vjetër, për të cilën në VKM e fundit që pritet të hyjë në fuqi është parashikuar zgjidhja, sidomos për shtesat e objekteve në zonën e mbrojtur B.

Ç’mund të na thoni për bashkëpunimin me ZVRPP e Qarkut Lezhë, frekuenca e marrëdhënieve bashkëpunuese me ta?

Ka një bashkëpunim të përmirësuar për hir të së vërtetës, por akoma jo sa kërkohet rezultativ. Me ZVRPP Mirditë shpejtësia e bashkëpunimit zyrtar është në perfeksion, por nuk mund të shpreh të njejtën gjë për ZVRPP Lezhë dhe Kurbin. Veç nevojës për të shpejtuar përgjigjet për statuset juridike të pronave, problem që kërkon domosdo zgjidhje është ai i përpunimit të blloqeve kadastrale dhe kjo mungesë është kryesisht në ZVRPP Lezhë. Detyrimi për këtë çështje buron nga VKM 1095, datë 28.12.2015, por zbatimi ka munguar, ose është tej mase i vonuar në kohë, çka edhe pengon punën e ALUIZNI-t.

Luka, korrupsioni është ende një plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare. Cili është gjykimi juaj për këtë fenomen dhe a ka ndodhur të hasni raste korrupsioni në institucionin që ju drejtoni?

Këtë gjykim në radhë të parë e bëjnë qytetarët dhe çdokush tjetër do të ishte më i besueshëm për ta shprehur këtë fenomen negativ. Në mënyrë shumë të përgjegjshme deklaroj se në ALUIZNI-n Lezhë shërbehet me korrektesë të lartë zyrtare, në transparencë të plotë me publikun dhe larg formave të errëta korruptive.

Rezultate imazhesh për pashk Luka aluizni lezhe legalizimet

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.