Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Qeveria rëndon klimën e biznesit, vendos tjetër barrierë antiligjore

Aktualitet E premte, 11 Tetor 2019 12:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike akuzon qeverinë se me vendimin e fundit po rëndon edhe më shumë klimën e biznesit në Shqipëri.

Drejtori i Kabinetit të PD, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat thotë se ky vendim që ndërpret marrëdhëniet e biznesit direkt me tatimet, është një barrierë procedurale antiligjore.

“Qeveria e Edi Ramës ka marrë këto ditë një vendim që godet çdo biznes tatimpagues dhe që përkeqëson më tej klimën e biznesit në Shqipëri.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, qeveria ka vendosur që çdo biznes, i vogël apo i madh qofte ai, nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet dhe nuk do të marrë më shërbimet e nevojshme pranë sporteleve të organit tatimor.

Tatimpaguesit shqiptare do të futen në radhët e gjata të sporteleve të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), e cila nuk ka as ekspertizën, as kapacitetet për të përballuar kërkesat dhe volumin e punës për të dhënë përgjigje për çdo shqetësim që tatimpaguesit kanë.

Sipas Ligjit për Proçedurat Tatimore, detyra parësore e organit tatimor është dhënia e shërbimit tek tatimpaguesi, por me vendimin e fundit të qeverisë, nëse bizneset do të kenë nevojë për sqarim apo ndihmë nga tatimet, do ta gjejnë këtë derë të mbyllur, pasi klima e mirë për biznesin nuk është prioritet për Edi Ramën.

Tatimet do të funksionojnë vetëm për të shtrydhur bizneset, për t’u marrë edhe qindarkën e fundit nga taksat e rritura për t’u turrur si ujqër kur të jete koha për kontroll, por nuk do të japin më asnjë shërbim për biznesin.

Vëmendja e qeverisë nuk shkon në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.

Përkundrazi!

Në vend që t’i kushtohet më shumë vëmendje marrëdhënies tatimpagues – administratë, me qëllim rritjen e performancës së bizneseve, duke i ndihmuar ata gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë, qeveria vendos edhe një tjetër barrierë proçeduriale, e cila rëndon akoma edhe më shumë klimën aktuale negative që po përjeton ekonomia shqiptare.

Zgjidhje ka, dhe shumë shpejt do të bëhet realitet.

Partia Demokratike ka një plan të thjeshtë dhe të qartë për biznesin!

Tatimpaguesi në piedestal, një sistem tatimor të thjeshtë dhe shërbëtor për biznesin, minimizim të kontrolleve tatimore, taksa të ulëta, hapje të vendeve të punës dhe më shumë para për njerëzit e ndershëm të këtij vendi”, shprehet Teliti.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 12 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 58 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 59 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.